LIVE UPDATES
Politike

Xhafaj: Puna do provojë nëse i keni shpëtuar tundimit të interesave. Kraja: Do mundohemi

Ndërsa shtoi se vetëm puna dhe rezultatet do të provojnë nëse hetuesit e SPAK i kanë shpëtuar apo jo tundimit të interesave.

20 Maj 2022, 16:08 Nga DOSJA
Xhafaj: Puna do provojë nëse i keni shpëtuar tundimit të
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka “marrë në pyetje” kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja. Në fjalën e tij, gjatë raportimit të Komisionin e Ligjeve, Xhafaj tha se qytetarët duan ta shohin drejtësinë të pavarur të shkëputur nga interesat, të pavarur jo vetëm letra. Ndërsa shtoi se vetëm puna dhe rezultatet do të provojnë nëse hetuesit e SPAK i kanë shpëtuar apo jo tundimit të interesave.

“Të jem i sinqertë, diskutimi sot është jo i lehtë sepse është një vijë ndarëse midis pushteteve, rolit përgjegjësisë situatës dhe këtu bie dakord me kolegët. Gjithsesi mendoj se ky është një ushtrim i domosdoshëm edhe sepse na i mundëson kushetuta, se është në të mirë të pushteteve respektive, është i domososhëm se është në interes të qytetarëve, është për ne edhe si Kuvend që morëm përsipër përgjegjësinë për ta ideuar këtë reformë të thellë kushtetuesë që natyrisht secili në këtë mban përgjegjësitë e veta dhe ka edhe sakrificat e veta. Është normale nëse do të bësh dicka të mirë në këtë vend, që kur e shohim ne morëm përsipër barrën që të bëjmë një reformë kaq të vështirë. Do duhet të merrnim parasysh edhe efektet që ka ajo që duhet të administrohen me përgjegjshmëri. A ka presion sot? Nuk ka presion për atë cfarë kërkohet. S’jam dakord për mënyrën si thuhen gjërat, por jam shumë dakord me thelbin dhe të drejtën që kanë përfaqësuesit e politikës dhe të tjerët për të gjykuar mbi rolin që kanë institucionet. Nuk them që s’ka presion, se siç e deklaruat ju keni mbështetje të plotë ligjore, infrastruktorore si askush tjetër, financiare të plotë. Ka ikur koha kur prokurori i përgjithshëm dhunohej publikisht në mënyrën më skandaloze, kur ministri i drejtësisë merrte dosjen, ka përfunduar. Nuk duhet ta lejojmë të ndodhë më, se nuk e lejon kushtetuta nuk e lejon ligji. A ka ndikim a ka përpjekje, padyshim them që ka përpjekje për ta deligjitimuar rolin, për ta intimiduar, ka edhe përpjekje për ta interferuar dhe kontrolluar. Jeni të mbrojtur në pavarësinë tuaj. Problem është vetëvarja. Keni pavarësi. Nëse dikush do të varet vetë, kjo është dicka serioze që duhet t’i shqetësojë. Puna do ta provojë nëse i keni shpëtuar apo jo tundimit të interesave. Qytetarët duan ta shohin drejtësinë të pavarur të shkëputur nga interesat, të pavarur jo vetëm letra. Personalisht e shoh pozitive punën e vitit të kaluar , disa rezultate janë më shumë se pozitive ndaj krimit të organizuar, për përdorimin e teknikave të vecanta që keni përdorur dhe kjo është për t’u përgëzuar. Personalisht zoti drejtues i SPAK dhe zotërinj të SPAK do t’i shikoja jo vetëm si bilanc shifrash , kjo është njëpërvojë e re dhe në këtë përvojë mundohemi të gjejmë më të mirë dhe me rekomandime për pushtetet e tjera për shoqërinë civile për mediat. Personalisht e kam bështetur punën e SPAK, jo vetëm sepse kam qenë pjesë aktive e reformës, por kanë patur nisje të vështirë, trysni dhe në fakt duhet thënë sa mirë që po ndodh kështu se andej nga jam unë thuhet- noti i mirë mësohet në dallgë të lartë,”-tha Xhafaj në fjalën e tij.

Ndërkohë që Kraja tha se prokurorët e posacëm janë totalisht jashtë ndikimeve dhe praktikave të mëparshme. Lidhur me vonesat në funksionimin e BKH, Kraja tha se është cështje procedurat që duhen ndjekur e që kërkojnë kohë.

“Ne jemi krijuar me një baze ligjore tjetër, në lidhje me atë që ndryshojmë nga Krimet e Rënda. Ne jemi munduar të krijojmë një mentalitet të ri. Po mundohemi të japim më të mirën. Për pyetjen se në mbledhjen e prokurorëve, ka qenë një procedurë që është bërë rast pas rasti, nuk them dot një numër të saktë. permenda nje shifer te urdhrave që ka nxjerrë drejtuesi, kemi nxjerrë akte që rregullojnë punën procedurën e funksionimit të laboratorit, të procedurës së sistemit të përgjimit në drejtim të thjshtimit sa më shumë të procedurave për të vendosur kontakt prokurori me personin që përgjon.

Për priorizimin e cështjeve , jemi profesionistë jemi midis një kontradiktke midis ligjit  dhe publikut , jemi munduar të bëjmë më të miren. Si rregullohet? Ose ndryshoni ligjin t’i jepni të drejtë prokurorit ta fillojë ose jo, pra jemi të detyruar të funksionojmë me të njëjtën baze ligjore. Për pavaresinë e prokurorëve, prokurorët janë të pavarur, se ua garaton ligji se drejtuesi s’ka ndërhyrë asnjëherëas në çështje konkrete se prokurorët i zgjidhnin vete.

Për shortin manual , drejtuesit i jepet e drejta t’i ndajë cështjet sipas sepcializimit të prokurorëve. Midis bazës ligjore kam zgjedhur shortin manual. Për procedimet kryesisht duhet të flasim në terren se pse janë kaq pak, duhet ta shohim në makro, është një mori detyrash që prokurorët kanë dhe kjo ndikon që ata të kenë numër të ulët të cështjeve të filluara kryesisht.

Për BKH , procesi i ngritjes së një strukture ka afate. Kur u emëruam ne ishim tetë prokurorë  dhe filluam menjëherë për procesin e rekrutimit të BKH, por ka disa procedura që duhen ndjekur, ka llogjike të ligjit. Përzgjedhja ka një proces vettingu që duhej bërë, kërkon një kohë të caktuar. Të gjitha këto janë bërë. Pasi u zgjodh drejtuesi, nisëm me hetuesit, fillimisht u zgjodhën 28 prej tyre. Gjatë gjithë procesit të ngritjes së strukturës kemi qenë të monitoruar nga komisioni i rishikimit të ndërkombëtarëve. Është një proces i vështirë, kam ardhur këtu dhe ju kam thënë ka filluar që dretori i BKH është emëruar por s’ka rrogë, kam ardhur këtu dhe ua kam thënë drejtori e mori rrugën me tetë muaj me vonesë“ tha Kraja.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare