Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlić Radman, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Duke iu referuar marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik midis dy vendeve, Presidenti Begaj përshëndeti hyrjen e Kroacisë në hapësirën Schengen dhe në Eurozonë.
“Kroacia mbetet një shembull shumë i mirë për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e rajonit,”-nënvizoi Presidenti Begaj. Në mënyrë të veçantë presidenti Begaj u ndal tek bashkëpunimi në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë gjithmonë Shqipërisë në këtë drejtim. Gjithashtu, Presidenti Begaj vlerësoi se ekspertiza dhe njohuritë kroate në këtë drejtim janë shumë të vyera për ekipin negociator shqiptar, veçanërisht në këtë fazë të negociatave të aderimit në BE.
Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu edhe bashkëpunimin shumë të ngushtë në kuadër të bashkëpunimit rajonal, duke nënvizuar se roli i Kroacisë për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit është shumë i rëndësishëm. Në këtë kuadër, Presidenti Begaj, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë si aleatë në NATO, si dhe mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës për anëtarësimin në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, por edhe për liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë.
Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe tek efektet negative të prodhura për rajonin e Ballkanit Perëndimor nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë, si dhe nevojën e një koordinimi e bashkëpunimi më të ngushtë në këtë drejtim për të minimizuar ndërhyrjen e aktorëve të tretë keqdashës. Gjithashtu, nga të dy bashkëbiseduesit u vlerësuan mbështetjet reciproke të kandidaturave për në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka paditur televizionin “Top Channel” për shp...
Ilir Meta dhe Sali Berisha TIRANË- Pak ditë pas nisjes së fushatës zgjedhore, kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ...
Edi Rama, kryeminister TIRANE- Kryeministri Edi Rama njofton se ka dalë sot nga spitali një ditë pas operacionit që iu nënshtrua d...
Ilirjan Celibashi ELBASAN- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ishte i pranishëm ditën e sotme në Elbas...
Foto ilustruese Shqiptarët pritet të votojnë për kryetarët e bashkive më 14 maj dhe për partitë politike që ga...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, shkruan përmes një postimi në 'Facebook' se gjendet n&e...
HAS- Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Halit Mulaj ka reaguar një ditë pas denoncimit të fortë të kan...
Luçiano Boçi ELBASAN- Kandidati i koalicionit të opozitës "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Elbasanit, Luç...
Endrit Shabani TIRANË- Nisma Thurje çeli ditën e hënë fushatën zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Gjat&...
Foto ilustruese Një mision prej 324 vëzhguesish ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it do të vëzhgojë zgjedhjet lokale...