LIVE UPDATES
Politike

Vendoret e 14 majit në "lupën" e medias gjermane: A do garantohet vullneti i votuesve?

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, (KQZ), Ilirian Celibashi, në bisedë me DW, rreshton një sërë mekanizmash dhe garancish ligjore që mundësojnë një rezultat në përputhje me vullnetin e zgjedhësve, të shprehur me votën e tyre.

18 Prill 2023, 09:23 Nga k.m.
Vendoret e 14 majit në "lupën" e medias gjermane: A do
Foto ilustruese

Një mision prej 324 vëzhguesish ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it do të vëzhgojë zgjedhjet lokale në Shqipëri. Ata do të shikojnë ecurinë e zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në garë janë 40 subjekte politike. Tre milion e gjashtëqind mijë votues, që rezultojnë të regjistruar në listat e zgjedhësve, pritet të japin votën e tyre për këto subjekte. Si në ꞔdo proꞔes zgjedhor, qytetarët presin që rezultati i zgjedhjeve të shprehë vullnetin e tyre dhe ai të mos tjetërsohet. A i garanton këto pritshmëri legjislacioni zgjedhor?

Subjektet politike në garë – të zbatojnë ligjet zgjedhore

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, (KQZ), Ilirian Celibashi, në bisedë me DW, rreshton një sërë mekanizmash dhe garancish ligjore që mundësojnë një rezultat në përputhje me vullnetin e zgjedhësve, të shprehur me votën e tyre.

“Qëllimi kryesor i zgjedhjeve është të sigurojë një përfaqësim të saktë të vullnetit të popullit, një proces të lirë, të ndershëm dhe transparent. Pavarësia e KQZ, monitorimi i procesit zgjedhor nga misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it, mbrojtja e votës së qytetarëve përmes votimit dhe numërimi transparent dhe i saktë janë ndër mekanizmat dhe garancitë kryesore ligjore. Është e rëndësishme gjithashtu që partitë politike në garë, kandidatët e tyre për organet e pushtetit lokal, të jenë të përkushtuar ndaj ligjeve, rregullave zgjedhore, të kenë qasje të barabartë dhe të ndershme ndaj mediave dhe financimit të fushatës zgjedhore,” thotë Ilirian Celibashi për DW.

Ligjet zgjedhore dhe transparenca e financimeve

Lidhja e politikës me fonde dhe financime private të fushatave zgjedhore nuk janë dukuri te panjohura në Shqipëri. Ato kanë cënuar dhe tentojnë të cënojnë integritetin e procesit zgjedhor duke krijuar kushte për deformim të rezultatit, edhe pse legjislacioni zgjedhor kërkon t‘i ndalojë.

“Ligjet zgjedhore në Shqipëri kanë vënë kufizime të rrepta lidhur me burimet e financimit të fushatave zgjedhore. Ato synojnë ndalimin e vendosjes së interesave të financuesve privatë mbi ato të votuesve. Partitë politike e kanë të ndaluar të marrin fonde nga burime të jashtëligjshme. Ato janë të detyruara të deklarojnë të gjitha burimet e financimit dhe shpenzimeve për fushatën zgjedhore,”-thekson komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirian Celibashi.

Ai vë në dukje, se dispozitat ligjore kanë vendosur detyrime të rëndësishme për partitë politike lidhur me deklarimin e burimeve e tyre të financimit dhe shpenzimeve në fushatën zgjedhore.

“Partitë politike në garë janë të detyruara me ligj të dorëzojnë në KQZ, rregullisht dhe në kohë, raporte financiare lidhur me të ardhurat dhe shpenzimet gjatë fushatës. KQZ i verifikon ato dhe u kërkon llogari partive politike kur konstaton shkelje të dispozitave ligjore dhe rregullave. Për herë të parë, për zgjedhjet lokale 2023 është krijuar edhe një platformë elektronike për raportimin financiar. Ajo lehtëson verifikimin e raporteve financiare të partive politike dhe kontrollin nga mediat dhe shoqëria civile. Transparenca e financimeve private të partive politike është një nga sfidat kryesore në mbrojtjen e integritetit zgjedhor në Shqipëri,”- thotë Celibashi.

Mungesë vullneti nga politika për ndryshime legjislative

Legjislacioni aktual zgjedhor, i miratuar 3 vjet më parë, ka rezultuar të ketë mangësi lidhur me transparencën e fondeve të partive politike në procesin zgjedhor. Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it e konstatoi këtë gjatë vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare 2021. Në raportin e tij përfunditar ai rekomandoi, ndër të tjera, që për zgjedhjet e ardhshme, Lokalet 2023, të bëhen rregullime në legjislacionin dhe Kodin Zgjedhor. Por kjo nuk ka ndodhur.

“Zgjedhjet lokale 2023 do të zhvillohen me të njëjtin legjislacion si parlamentaret 2021. Nuk është bërë asnjë ndryshim. Kjo do të thotë që edhe në këto zgjedhje procesi zgjedhor është i ekspozuar ndaj të njëjtave fenomene negative që u konstatuan në zgjedhjet parlamentare 2021. Shqipëria, si vend anëtar i OSBE është angazhuar të plotësojë legjislacionin e saj zgjedhor me rekomandimet e misioneve të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it. Mosplotësimi i tyre është një qëndrim i përsëritur i klasës politike të Shqipërisë,” thotë për DW, Kristaq Kume, ekspert i sistemeve zgjedhore.

Komisioneri Shtetëror, Ilirian Celibashi thekson që “për rekomandimet e OSBE/ODIHR-it që kërkojnë ndryshime legjislative, partitë politike, të përfaqësuara në Kuvend, duhet të tregojnë vullnetin e tyre për të përmirësuar Kodin Zgjedhor. KQZ ka plotësuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it lidhur me administrimin e procesit zgjedhor, që është përgjegjësi e këtij komisioni.”

Kapacitete të munguara tekniko-profesionale dhe ligjzbatuese

Kodi Zgjedhor i Shqipërisë e përcakton KQZ si të vetmin institucion të pavarur që ka për detyrë të monitorojë dhe bëjë auditin e shpenzimeve të partive politike për fushatën dhe zbatimin e legjislacionit zgjedhor. “KQZ nuk ka kapacitete teknike dhe profesionale, nuk ka mundësi reale për të kryer këto detyra të rëndësishme. Politika është treguar e shurdhët ndaj kërkesës për të bërë plotësimet e duhura në legjislacion dhe rritur kapacitetet e KQZ,” thotë për DW eksperti Kume.

Ai sjell në vëmendje sesi e kanë trajtuar problemin e transparencës së financimit të partive politike vendet fqinjë, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

“Në Kosovë, në strukturën e KQZ, funksionon zyra për financimet e partive politike, që është e pavarur dhe ka buxhet më vete. Në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, krahas KQZ-së legjislacioni zgjedhor ngarkon me detyra për të ndjekur dhe audituar financimet e partive politike edhe institucione kundër korrupsionit dhe ato të tatim-taksave. Në Shqipëri nuk ndodh kështu dhe transpatenca e financimeve të partive politike mbetet në nivelet më të ulta të mundshme,” thotë Kristaq Kume.

Ai thekson që Shqipëria ka nevojë të rrisë kapacitetet institucionale dhe profesionale të institucioneve ligjzbatuese si prokuroria dhe policia e shtetit për të “parandaluar që paratë me burime të paidentifikuara t’u jepen partive politike dhe financuesit privatë të ndërhyjnë në procesin zgjedhor”.

“Paraja që futet në procesin zgjedhor nga burime të tilla përbën vepër penale, të dënueshme me ligj. Ajo përdoret për të arritur jo atë rezultat që kërkojnë zgjedhësit me votën e tyre, por atë që duan financuesit privatë për ta përdorur forcën politike që do marrë pushtetin për interesat e tyre”, thotë për DW Kristaq Kume.

Keqpërdorimi i fondeve shtetërore

Një tjetër dukuri negative që tenton të deformojë vullnetin e votuesit të shprehur me votë e tij është keqpërdorimi i fondeve publike, që ka qënë një nga shqetësimet thelbësore në raportin përfundimtar të misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare, 2021.

Në një intervisë ekskluzive për DW, ambasadorja Urszula Gacek, kryetare e misionit te atëhershëm të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHTR-it theksoi se ”keqpërdorimi i burimeve të administratës shtetërore, qëndrimi i paqartë ndaj kufirit mes partisë dhe shtetit ka qenë shqetësim më i madh se shit-blerja e votës. Ligji ka paqartësi. Askush nuk mund të hedhë poshtë që biznesi i qeverisë vazhdoi.”

A do të ndalojë ky biznes në zgjedhjet lokale 2023?

“Si asnjëherë më parë ne në KQZ jemi fokusuar më shumë në përgjegjësinë tonë për të shmangur përdorimin e burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore. Të gjitha institucionet shtetërore dhe agjencitë e tyre janë të detyruara të njoftojnë KQZ për aktivitetet publike. Në procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale 2023, KQZ ka konstatuar shkelje dhe ka propozuar 20 sanksione nga të cilat 10 janë pranuar. Janë ndaluar 7 aktivitete publike, nga të cilat 10 aktivitete për keqpërdorim të burimeve publike dhe 7 aktivitete për shkak të raportimit të vonuar. Në zgjedhjet paramentare 2021, KQZ nuk ka ndaluar asnjë aktivitet publik dhe vendosi vetëm 4 sanksione për keqpërdorim të burimeve publike,” thotë për DW Ilirian Celibashi.

Sipas ekspertit të sistemeve zgjedhore, Kristaq Kume, thelbësor është përmirësimi i legjislacionit zgjedhor: Nuk ka asnjë përmirësim. Nuk është bërë asnjë ndryshim në legjislacion. Kam parasysh së pari Kodin Zgjedhor. Klasa politike e Shqipërisë, Parlamenti nuk ka reaguar fare ndaj rekomandimeve të misioneve të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it nga zgjedhjet palamentare 2021. Komisioni për reformën zgjedhore nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me përdorimin e fondeve publike në fushatat zgjedhore. Kjo tregon mungesën e vullnetit politik për të angazhuar energji dhe forca për rregullimin e legjislacionit zgjedhor, qoftë edhe për zbatimin e legjislacionit ekzistues. Ka një kulturë të munguar në funksionimin e shtetit ligjor.

Në këtë situatë për Komisionerin Shtetëror për Zgjedhjet , kryetarin e KQZ Celibashi, është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e qytetarëve në votim. “Inkurajoj votuesit të shkojnë në votime, të ushtrojnë të drejtën e tyre zgjedhore. Subjektet politike në garë dhe kandidatët të respektojnë rregullat e lojës dhe të bëjnë fushatë në mënyrë të ndershme” thotë ai./DW

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë