Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Politike
Portreti i Dukës tek stadiumi/ Braçe ironizon Veliajn? I kthehet komentuesit: Politikan i madh shumë
Erion Braçe ka hedhur në Instagram, një foto "portret" të Armand Dukës, e që sipas "TemA", kishte urdhëruar vendosjen e portretit të tij në "Arenën Kombëtare".
31 Maj 2022, 10:30Nga DOSJA
Erion Braçe, Armand Duka dhe Erion Veliaj
TIRANË- Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj lidhur me përplasjen që ai ka patur me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Braçe ka hedhur në Instagram, një foto "portret" të Armand Dukës, e që sipas "TemA", kishte urdhëruar vendosjen e portretit të tij në "Arenën Kombëtare". Por portreti ka marrë vëmendjen e një komentuesi të socialistit, i cili i kujton përplasjen mes Dukës dhe kryebashkiakut Veliaj. Pikërisht në këtë moment, Braçe nuk nguron që të hedhë thumbin e tij, por nuk komenton më gjatë.
PJESË NGA BISEDA:
Komenti në foto
Braçe shkruan krahas fotos: PAS GJUAJTJES ME TORTE, “MONDALIZI” U TRANSFORMUA! Thoni cte doni! Komentuesi: U mundua lali, por s'mundi Braçe: Është politikan i madh shumë.
Armand Duka dhe Erion Veliaj
Mesa duket ironia e Braçes, vjen pikërisht nga momenti kur duket se Veliaj e Duka kanë sheshuar përplasjet mes tyre, të cilat arritën kulmin disa muaj më parë gjatë zgjedhjeve për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Pas kallëzimeve, Prokuroria e Tiranës nisi një hetim për Dukën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ndërsa FSHF vë në dispozicion edhe një material audio, ku dëgjohet zëri i kryebashkiakut Veliaj, që kërkonte mbështetjen në bllok të kandidatit Eduard Prodani, ndërkohë që nuk mund të numëroheshin herët që kryebashkiaku lëshon gojën në mënyrë të rëndomtë e vulgare, duke përmendur organet gjenitale.