30 Maj 2022, 23:50
Nga DOSJA
Simon Miraka
TIRANË- Simon Miraka është shprehur se më shumë keq i erdhi për gjuhën e përdorur nga një nga eksponentët e PD, Gazment Bardhi, se për pjesën që emri i tij nuk u votua për të qenë anëtar i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Në një lidhje me emisionin “log”, Miraka tha se mos votimi i tij është stisur nga Gazment Bardhi, ndërsa theksoi se vetë Enkelejd Alibeaj u kishte kërkuar deputetëve që të mos mbështesnin kandidaturën e tij me argumentin se kishte firmën e kreut të PD-së, Sali Berisha.
Pjesë nga diskutimi:
Pyetje: Kë fajësoni për faktin që nuk u votuat në parlament”? Taulant Ballën apo zotin Beisha që nuk heq emrin e tij nga lista propozuese?
Simon Miraka: Ju falënderoj për ftesën. Unë do ta filloj me diskutimin që bëri Gazment Bardhi. Nuk u shqetësova për veten time për këto deklarata e zotit Balla. Ajo që më tronditi ishte mënyra e demonstrimit të zotit Bardhi dhe fjalori i tij. Si ka mundësi që një personalitet i politikës tu thotë kolegëve deputetë të së majtës që jeni të pafytyrë. Kjo më shqetësoi, kjo më tronditi, ne nuk jemi armiq me njëri tjetrin. Por ky fjalor nuk mund të përdoret as nga adoleshentët jo nga një personalitet, gjuha më tronditi më shumë sesa kundërshtimi i votës për mua.
Pyetje: Ju po thoni që zoti Bardhi e ka veçuar emrin tuaj?
Simon Miraka: Sigurisht. Për mua strumbu8llar i kësaj është zoti Bardhi. Unë nuk jam personi që e kam vënë në listë zotin Berisha për deputet, është ish-kryetari Basha bashkë me zotin Bardhi. Unë e respektoj edhe mendimin kundër, jemi në demokraci, sigurisht unë që kam dit të qëndroj në kohë të vështira do t’i të fal edhe në kohë paqeje. Unë kam 30 vjet në administratën shtetërore dhe nuk mësohem dot me këtë mënyrë ekspozoje, me këtë lloj fjalori, që rrugëzgjidhjen kanë tek sharjet.
Pyetje: A keni patur komunikim të drejtpërdrejtë me zotin Berisha?
Simon Miraka: Jo.
Pyetje: Unë do ju kisha thënë që t’i kërkonit zotit Berisha të tërhiqej, do e bënit?
Simon Miraka: Unë nuk i kam thënë zotit Berisha as vër firmën, nuk i them as hiq firmën. Kam respekt për zotin Berisha. Unë për hir të së vërtetës, ligji jonë për tu paraqit në Komisionin e Ligjeve kërkojnë të kesh firmën e 28 deputetëve, dhe mua më kanë thënë gjithë deputetët që e kemi për nder të të mbështesim. Më vunë në dijeni se zoti Alibeaj i kishte thënë mos mblidhni firma për zotin Miraka, por deputetët nuk ju përgjigjën këtij urdhri.
(F.m/dosja.al)
Politike
30 Maj 2022, 23:26
Belind Këlliçi, Gazment Bardhi dhe PD
TIRANË- Lajmi që pushtoi të gjitha mediat këtë pasdite ishte se Partia Pop...
Politike
30 Maj 2022, 22:16
Sali Berisha
TIRANË- Pas ndarjes nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë nj&e...
Politike
30 Maj 2022, 22:13
Luçiano Boçi
TIRANË- I ftuar në Çim Peka Live, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Luçiano Bo&cc...
Politike
30 Maj 2022, 22:10
Agron Shehaj
TIRANË- I ftuar në Çim Peka Live, deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së Agron Shehaj ka folur pë...
Politike
30 Maj 2022, 21:56
Agron Shehaj
Agron Shehaj: Nëse ka ende persona që mendojnë se PD-ja do të shkojë e përçarë tek zgjedhjet lokale,...
Politike
30 Maj 2022, 21:54
Blendi Fevziu
TIRANË- Blendi Fevziu ka folur për opozitën dhe rikthimin e Ilir Metës në skenën politike, që pritet t&eum...
Politike
30 Maj 2022, 21:48
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaron se PD është anëtare e asociuar e PPE dhe jo me të drejta të ...
Politike
30 Maj 2022, 21:47
Luan Baçi
TIRANË- Deputeti Luan Baçi komentoi në edicionin e pasdites me Juli Krisafin në Syri Tv zgjedhjen e Kryesisë s&...
Politike
30 Maj 2022, 21:46
Enno Bozdo
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Enno Bozdo, komentoi rrëzimin e kandidaturës së Simon Miraka...
Politike
30 Maj 2022, 21:37
Blendi Fevziu
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu tha se i kishte bërë përshtypje mënyra se si diskutohej në tryezën për...