Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dhuna dhe kërcënimet e bëra nga kryebashkiaku i Pukës u filmuan me video, por Gjon Gjonaj ia hedh fajin kundërshtarëve, Partisë Demokratike.
PUKË- Dhuna dhe kërcënimi i bërë nga kryetari i Bashkisë nuk përbën problem për Policinë në Pukë. Dhe pse e faktuar me video (momenti kur kryebashkiaku kap për fyti qytetarin e më pas e kërcënon) Gjon Gjonaj i hedh të gjitha poshtë.
'Dosja.al' publikoi momentin kur Gjonaj shfaqej në mes të rrugës, duke kapur qytetarin nga fyti e duke e kërcënuar. Arsyet nuk u sqaruan, pasi dëgjohej vetëm zëri i Gjonajt i cili i kërkonte që të largohej. E gjithë skena, ishte duke u ndjekur 'live' nga një efektiv i Policisë, i cili as nuk denjon që të ndërhyjë apo të flasë diçka.
"Mos të të shoh…se për krye të fëmijëve të bëj të çuditesh. Po ik ore…"
Sipas personave të tjerë që ishin dëshmitarë të këtij sherri, përveç kërcënimeve, kryebashkiaku edhe e ka dhunuar verbalisht. Policia dhe vetë personi që u dhunua nuk kanë reaguar por ka qënë vetë Gjonaj ai i cili i doli për 'zot' vetes.
Ai u shpreh për mediat, se ngjarja nuk është ashtu siç duket në video. Gjonaj akuzon drejtëpërdrejtë Partinë Demokratike se po kërkon t'i prishë imazhin, në kuadër të fushatës zgjedhore. Po ashtu, kryebashkiaku thotë se personi në fjalë është njeri i tij e është përgjegjës për ekipet e moshave.
Gjonaj mohon të ketë pasur kërcënime duke shtuar se ajo ishte thjesht një tërheqje vëmendje e se nuk kishte asnjë problem mes tyre.
"Unë jam korrekt në gjithçka, ajo është një video e sajume, ai është njeri i imi në fakt. Unë po konsultohesha me qytetarin, nuk ka pasur fare lidhje me zgjedhjet dhe me fushatën, është e turpshme që kjo po përdoret. Është trajner i ekipit të fëmijëve, personi në fjalë është njeriu im. Nuk ka pasur asnjë shkak që unë të përfshihesh në përplasje aty, ai është personi përgjegjës për ekipet e moshave, i tërhoqa vëmendjen që të mos i krijonte asnjë problem fëmijëve. Këta i sajojnë dhe duan që ti përdorin në fushatë. Vetëm indiferentizmi i policit tregon se sa e eksitume ka qenë gjendja aty, nuk ka pasur asnjë lloj problemi. S'ka asnjë arsye për me e verifiku, se nuk bëhet fjalë as për konflikt dhe për asgjë"
Nëse kapja nga fyti dhe termi 'do të bëj të çuditesh' nuk janë kërcënim dhe dhunë për Policinë e Shtetit, lind pyetja, çfarë konsiderohet e tillë?/Dosja.al
Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi depozituan ditën e sotme n&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me hartën e Kosovës në një aktivitet t&eu...
Belind Këlliçi, Manush dhe Bardhylka Thanasi Manush Thanasi dhe Bardhylka Thanasi kanë punuar shumë vite në profesion...
Momenti i sulmit PUKË- Kryetari aktual i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj nuk është përmbajtur duke kërcënuar një qy...
Ferit Hoxha SHBA- Ambasada Shqiptare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të Amerikës ka bërë me dije se Shqipëria...
Ina Zhupa, Skender Gjinushi TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike do t'i drejtohen me një kërkesë të re Gjykatës ...
Ilir Meta TIRANË- Një ditë pas takimit me qytetarët në Shkodër, kreu i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ka nj&eu...
Christiane Hohmann TIRANË-Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann ka komentuar takimin e fundit që zhvilloi...
Christiane Hohmann TIRANË- Diplomatja e Bashkimit Evropian, Christiane Hohmann ka deklaruar se pjesë e punës së saj është t&e...
Christiane Hohmann TIRANË- Zyrtarja e lartë e BE, Christiane Hohmann ka deklaruar se vendi ynë do ketë mbështetje në lidhje m...