LIVE UPDATES
Politike

"Mega aferë"/ Bylykbashi dhe Vokshi kërkesë për komision hetimor për Portin e Durrësit: Do e padisim për herë të dytë edhe në Kushtetuese

Vokshi edhe Bylykbashi e cilësuan projektin si një aferë që po e zhduk Portin.

6 Prill 2023, 12:58 Nga A.B
"Mega aferë"/ Bylykbashi dhe Vokshi kërkesë për
Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi depozituan ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, kërkesën për ngritjen e një komision hetimor për çështjen e Portit të Durrësit. Si Vokshi edhe Bylykbashi e cilësuan projektin si një aferë që po e zhduk Portin. Deputetët theksuan se kanë marrë firmat e 35 deputetëve, që do të thotë se i kanë plotësuar firmat e nevojshme për ngritjen e komisionit hetimor.

Ndër të tjera, Bylykbashi u shpreh se Qeveria po shkel Kushtetutën duke grabitur miliona euro, si dhe paralajmëroi se do ta padisin për herë të dytë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Bylykbashi: Sapo depozituam në emër të 35 deputetëve të opozitës, kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor të Kuvendit për të hetuar aferën më skandaloze korruptive dhe grabitqare, atë të Portit të Durrësit dhe dhënies për interesa private të klientëve të Ramës, kërkesë që bëhet me kërkesë të 35 deputetëve të opozitës, që me firmat e tyre detyrojnë sipas Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendin për ta ngritur pa diskutim këtë komision hetimor.

Kanë firmosur edhe deputetë që e kanë lënë sot mandatin, por ata janë përtej numrit 35, si zoti Këlliçi dhe zoti Boçi. Por kërkesa ka 35 firmat e nevojshme për të bërë të detyrueshme ngritjen e këtij komisioni. Grabitja e Portit të Durrësit është afera më kriminale dhe korruptive. Jo vetëm në aspektin ekonomik, jo vetëm si një pronë gjigande por ka shkelur në mënyrë brutale kushtetutën dhe çdo aspekt tjetër. Kjo aferë po zhduk portin më shumë se 2700 vjeçar të Durrësit. Gjithashtu një nyje strategjike ushtarake që Shqipëria vë në dispozicion të aleancës. Me këtë aferë Porti i Durrësit vdes menjëherë.

Ajo që parashikohet aty do të zhdukë këtë port dhe nuk ka asnjë garanci që porti tjetër do të zhvillohet në të ardhmen. Grabiten miliarda euro që vlen ajo pronë publike. Është cenuar autonomia vendose me të cilën vetëqeveriset Durrës. Është një deformim brutal i barazisë së subjekteve dhe konkurrencës dhe detyrimin për të mos krijuar avantazhe financiare për subjektet. Me këtë kontratë që është firmosur sërish qeveria bën të mundur që investimi që do të bëjë shteti shqiptar do të jetë me humbje. Qytetarët shqiptarë duhet të investojmë sërish 2 mld euro. I mundësohet investitorit privat që të fitojë me shumëfish në raport me atë që investon. Porti i Durrësit që në vitet e para do të pushojë së ekzistuari dhe do të bëjë të pamundur një zhvillim jo vetëm të qytetit por të gjithë Shqipërisë. Do i drejtohemi me një padi të dytë gjykatës Kushtetuese. Ne do i shkojmë deri në fund. Askush nuk do na bllokojë në hetimin e kësaj afere grabitqare. Do e ndjekim në çdo rrugë.

Një ditë më parë, Komisioneri i Zgjerimit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi i është përgjigjur letrës së 20 deputetëve të opozitës në lidhje me aferën e Portit të Durrësit. Letra e deputetëve të Partisë Demokratike  i drejtohej zëvendëspresidentes së Bashkimit Europian, Margrethe Vestager, por përgjigjia ka ardhur nga komisioneri Varhelyi.

Në letrën drejtuar Vestager, opozita ngre shqetësimin kryesor se afera e Portit të Durrësit shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërsa vetë Komisioneri thekson faktin se Komisioni Europian i kushton një rëndësi të jashtëzakonshme përputhjes me MSA-në (Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit). Pra duket nënkuptuar se marrëveshja aktuale nuk është në përputhje.

Këto diskutime për Portin vijnë një muaj pas miratimit me debate të projektligjit për projektin "Marina dhe Jahtet e Durrësit". Ky projekt parashikon ndërtimin e 12 mijë apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma. Projekti parashikon hapjen e 12 mijë vendeve të reja të punës dhe qeveria shqiptare ka 33.3% të pronësisë së portit. Por opozita dhe investigimet nga gazetarët dhe mediat kanë hedhur dyshime të forta për blerjen e apartamenteve nga të huajtë, faljen e tokës shtetërore për Alabbar. Ndërkohë, ka dhe akuza se ky projekt po ngrihet me paratë e mafias të vendeve të tjera./Dosja.al

oerd bylykbashi porti i durresit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet