27 Tetor 2022, 21:10
Nga k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar kandidaturat për kryetar të Bashkisë së Tiranës, ajo e Belind Këlliçit dhe atë që po përflitet se do të ndodhë shumë shpejtë, atë të mjekut Ilir Alimehmeti. I ftuar në emisionin "Open", Berisha tha se mbështet kandidimin e secilit që plotëson kushtet dhe se do mbështesë kandidatin që do dalë nga primaret. E po ashtu, ndër të tjera, numri një i PD-së tha se nuk do të ndërhyjë për asnjë moment në procesin e primareve.
"Është bashkim në parime themelore kolacioni. Nuk do jap asnjë sinjal dhe nuk do ndërhyj duke bërë asnjë shenjë. Nëse Sali Berisha e bën shkelmon mbi parimet e tij. Nuk do e bëjë kurrë. Ua siguroj unë ju,"-tha Berisha.
Duke kujtuar 2011, Berisha tha se sot do ketë tjetër përballje dhe paralajërmoi marrëveshje në ditët në vazhdim me forca të tjera politike.
"Absolutisht nuk është diskutuar me Meta për kandidaturat. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të vendosur të pranojnë atë kandidat që do marrë më shumë vota në primare. Unë mbështes kandidimin e secilit politikan që plotëson kushtet dhe kriteret. Secili anëtar të shoqërisë civile, por për qytetar të parë të Tiranës unë do mbështes kandidatin që do dalë nga primaret. Ilir Alimehmeti është një mjek intelektual me reputacion që meriton plotësisht të kandidojë dhe nuk mund të bëhet një krahasim midis Alimehmetit dhe Erion zdromsit. Nuk mund t’i krahasosh. Halim Kosova mori 27 mijë vota mbi partinë. Kishte një seri rrethanash. Ishte në kushtet kur qeveria mobilizoi gjithçka në favor. Tani do ketë tjetër përballje. Ne këtu qëndrojmë. Ka qenë i fuqishëm Edi Rama kur e nxorëm, kurse këtë do e nxjerrim, nuk ka të ardhme. Është një hajdut që e ka vendin në qeli. Me atë që ka bërë me djegësat e Tiranës është absolutisht një hajdut. Do e nxjerrim me votën e qytetarëve. Nuk jemi të përçarë. Sot jemi të bashkuar njëlloj si në 2011. Madje tani do bashkohemi me forca të tjera politike dhe ju do i shihni në ditët në vazhdim marrëveshjet,"-shtoi ai.
sali berisha
Politike
27 Tetor 2022, 20:50
k.m.
Bardh Spahia
SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka konfirmuar se do të marrë pjesë në procesin e Primareve ...
Politike
27 Tetor 2022, 20:25
I.A
Elva Margariti dhe Alastair King-Smith
TIRANË- Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar foton e bërë nga ambasadori britanik në v...
Politike
27 Tetor 2022, 20:03
k.m.
Sabri Demiri
PRISHTINË- Shqiptari nga Shkupi, Sabri Demiri, këshilltar kryesor i presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka pranuar...
Politike
27 Tetor 2022, 19:43
k.m.
Belind Këlliçi
TIRANË- Belind Këlliçi është kandidati i parë brenda opozitës që ka njoftuar se do t&e...
Politike
27 Tetor 2022, 19:15
k.m.
Foto ilustruese
BRUKSEL- Në seancën e tij të 43-të plenare, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të K&...
Politike
27 Tetor 2022, 19:02
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ngritur një pikëpyetje lidhur me udhërimet e kryeministrit Edi Rama me charterin ...
Politike
27 Tetor 2022, 18:28
Edi Rama, Ursula von der Leyen dhe Belinda Balluku
DURRËS- Për konferencës për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama, Pr...
Politike
27 Tetor 2022, 17:45
I.A
Ursula von der Leyen dhe Bajram Begaj
TIRANË- “Niveli i ri i marrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në pas çelje...
Politike
27 Tetor 2022, 17:41
k.m.
Edi Rama
TIRANË- "HomeLand Justice" nuk harron dhe sot ka nxjerrë sërish të dhëna, por kësaj here janë të kryemini...
Politike
27 Tetor 2022, 17:15
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar pa shkëmbyer kunja me gazetarët e pranishëm në konferencën për sht...