Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hysaj është shprehur se është shumë krenare që ishte pjesë e kësaj kandidature.
TIRANË- Jola Hysaj, ka folur për rrugëtimin e saj si pjesë e kandidaturës për Avokatin e Popullit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hysaj është shprehur se është shumë krenare që ishte pjesë e kësaj kandidature. Ajo tha se është krenare për standardin, qasjen dhe për mënyrën se si e përballoi këtë proces.
Hysaj tha se ka momente në jetë që nuk maten me numra, por me kuptimin dhe me vlerën e asaj që përfaqëson dhe ky ishte një prej tyre. Gjatë këtij rrugëtimi ajo shkruan se ka përjetuar vlerësim, mbështetje dhe përgjegjësi. Në fund, Hysaj tha se misionet publike nuk mbyllen në një proces të vetëm dhe nuk përcaktohen nga një moment teknik, por nga karakteri, qëndrueshmëria dhe besimi i ndërtuar në kohë.
"Ka momente në jetë që nuk maten me numra, por me kuptimin dhe me vlerën e asaj që përfaqëson. Ky është një prej tyre. Në këtë proces u fol shumë për numra. Procedura kërkonte 28, por 27 mbetet numri im. Dhe për mua, 27 është një numër me fat, sepse përfaqëson mbështetjen reale, respektin dhe besimin e njerëzve që e njohin punën time. Gjatë këtij rrugëtimi u shkrua dhe u komentua për mua, edhe nga gazetarë me përvojë, të cilët zgjodhën të gjykojnë pa marrë mundimin të njohi historinë time, rrugën time dhe punën e ndërtuar ndër vite. Kjo është pjesë e realitetit publik dhe nuk e ndryshon thelbin.
Por përtej kësaj, kam përjetuar diçka shumë më të fortë: vlerësim, mbështetje dhe përgjegjësi. Mbështetje nga familja, miqtë, profesionistët, qytetarët dhe simpatizantët e të gjitha bindjeve politike. Kjo mbështetje më ka bërë edhe më të qartë dhe më të motivuar për të vazhduar. Sepse misionet publike nuk mbyllen në një proces të vetëm dhe nuk përcaktohen nga një moment teknik, por nga karakteri, qëndrueshmëria dhe besimi i ndërtuar në kohë. Jam krenare që isha kandidate për Avokatin e Popullit. Krenare për standardin, për qasjen dhe për mënyrën se si e përballova këtë proces. Rruga ime vazhdon, me qetësi dhe vendosmëri, përtej palëve dhe përtej zhurmës, në shërbim të interesit publik. Faleminderit nga zemra, Jola Hysaj" shkruan Hysaj./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së SPAK, drejtuar Kuvendit për të...
Tedi Blushi TIRANË- Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar mbledhjen e Këshillit...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme në Kuvend për ...
Belinda Balluku TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Kuvendit ditën e sotme heqjen e imunitetit të deputetes dhe zv.kr...
Ermira Gjeçi TIRANË- Drejtoresha e Kabinetit të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi njoftoi se...
George Gerapetritis TIRANË- Ministri i jashtëm grek, George Gerapetritis gjatë konferencës së përbashkët me ...
Elisa Spiropali GREQI- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali theksoi rëndësinë e vijimit të negociatave teknike përsa i pë...
Elisa Spiropali GREQI- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali gjatë takimit me homologun grek George Gerapetritis, duke folur për ç...
Elisa Spiropali GREQI- Ministria e Jashtme Elisa Spiropali në takimin me homologun grek theksoi se aspektet historike ligjore dhe pronë...
Elisa Spiropali GREQI- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali gjatë takimit me homologun grek George Gerapetritis, preku edhe çësht...