LIVE UPDATES
Politike

Përkujtimi i viktimave të Holokaustit, Alibeaj: Shqiptarët e njohim mirë dhimbjen e genocidit

Deputeti deklaroi se e di mirë se çfarë sjell politika paranojake e cila gjen zgjidhjen tek asgjësimi.

26 Janar 2023, 10:41 Nga A.B
Përkujtimi i viktimave të Holokaustit, Alibeaj: Shqiptarët e
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mbajti një fjalë ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë për përkujtimin e viktimave të Holokaustit. Alibeaj tha se shqiptarët e njohin mirë dhimbjen e genocidit. Deputeti shtoi se e di mirë se çfarë sjell politika paranojake e cila gjen zgjidhjen tek asgjësimi.

DEKLARATA E PLOTË:

E keqja, djallëzorja, ka qenë gjithnjë e pranishme në jetët njerëzore, në shoqëritë njerëzore, pa dallim vendi, populli apo kohe. Ajo është përpjekur të hyjë herë pas here aq thellë njeriut dhe shoqërisë sa të prekë indet më jetësore dhe ti zhysë njerëzit, shoqeritë, familjet, komunitetet e tëra në dhunë dhe errësirë, në dhimbje dhe vuajtje, në tmerre të cilat është vështirë edhe të përshkruhen. Holokausti, shoah, krimi përbindshëm ndaj popullit hebre është një nga këto të këqija të patregueshme, dëshmi e faktit se djallëzorja mund të arrijë në pika të pamendueshme.

Holokausti, ky krim lebetitës ndaj një populli të tërë, ky krim i llahatarshëm që nuk kurseu as fëmijë dhe as gra, as pleq dhe as të sëmurë është dëshmi e faktit se djallëzorja mund të marrë forma të tilla të pamendueshme.

Holokausti është dëshmi e faktit se si një grupim politik, se si një ide e cmendur e veshur me politikë mund të organizohet, mund të ecë, rritet dhe shfaqë veten sikur të jetë normale, e pranueshme, e vefshme. Kjo ide politike, kjo filozofi kiminale, kjo ideologji fondamentaliste që propozon haptas zhdukjen dhe shfarosjen e një populli mori jetë në sy të gjithë botës, u rrit përballë indiferencës së të gjithëve.

Holokausti është dëshmi e faktit se si një ideologji politike që e sheh zgjidhjen tek shfarosja e një populli, që e sheh legjitimin e saj tek sajimi i komploteve, që flet pa ndalur për armiq dhe që sheh kudo armiq mund të arrijë të bëhet nj makineri gjakësore vrastare që ndërton kampe dhe dhoma gazi për të zhdukur nje popull.

Holokausti është dëshmi faktit se si nëj ideolgji paranoidale, se si projektimi i cdo faji, i cdo të keqeje tek tjetri mund të prodhojë krime të tilla të mynxyrshme si dërgimi në dhoma gazi dhe në kampe zhdukjeje te një populli të tërë.

Holokausti nisi në fillim duke dehumanizur hebrenjtë, duke i cilësuar ata si e keqja, duke shpikur komplot, duke përdorur gjithë denigruese dhe poshtëruese. Ata u quajtën racë dhe jo nje popull me një identitet fetar dhe kulturor, ata u quajtën një racë që si tuberkulozi përhapet dhe infekton, ata u quajtën insekte etj etj.

Më pas u dogjën sinagogat dhe shtëpitë, më pas nisi dhuna, më pas nisi internimi, vrasja dhe kampet, dhomat e gazit dhe krematoriumet.

Holokausti është për botën dhe të gjithë ne një dhimbje që nuk mbaron. Ne shqiptarët e njohim mirë këtë lloj dhimbjeje. Ne e dimë se cmund të bëjë një ideologji e cmendur totalitare, ne e dimë cdo të thotë dehumanizim, dhunë dhe genocid. Ne dimë se cfarë sjelle një politikë që sheh kudo armiq, që ësht paranojake, që e sheh zgjidhjen tek asgjësimi dhe zhdukja e tjetrit.

Kampet famëkeqe të shfarosjes, llahtaritë që pa bota në Mathauzen, në Aushvitz, në Birkenau, në Dakau, lotët dhe regëtimat e shpirtit njerëzor në këto kampe jane dhe do të mbeten gjithnjë një pjesë e rëndë e historisë së qenies njerëzore sic do të mbeten edhe një barrë e pashkulshme nga ndërgjegjja njerëzore.

Primo Levi një i mbijetuar në kampet e shfarosjes thotë se ato nuk ishin kampe zhdukjeje apo kampe pune, ato nuk ishin kampe vrasjeje apo kampe vuajtjeje por kampe të shkatërrimit të njeriut. Në të vërtetë holokausti, kampet dhe ajo që ndodhte në to ishin vërtet kampe të shkatërrimit të njeriut. Në to qenia njerezore reduktohet në skelet dhe pak mish të gjallë, zhvishet nga cdo element që e bën atë njeri, i hiqet cdo gjë që Zoti ia ka dhënë qenies njerezore në mënyrë  që ajo jetë vërtet krijesë e zgjedhur e Zotit.  Ne shqiptarët njohim mirë këte gjendje, ne e kemi parë atë në kampet e Spacit, të Tepelenës, apo të Maliqit.

Ne kujtjmë sot holokasutin për të nderuar viktimat, për të përjetësuar vuajtjet dhe dhimbjet e tyre, për të reflektuar mbi ato dhimbje dhe vuajtje. Ne përkujtojmë sot holokaustin për të treguar se plagë të tilla nuk mbyllen kurrë. Ato thjesht mbulohen nga mendja njerzore, me një membranë në mënyrë që të mund të mbrojmë jetën dhe njeriun. Ne e kujtojmë holokaustin për të treguar se liria , sic thoshte presidenti Regan, është vetem një brez larg zhdukjes. Ajo nuk duhet marrë për e mirëqenë, per të duhet luftuar perditë.  Nazizmi erdhi dhe mori jetë lirisht, pa kuptuar.

Shkrimtari i madh hebre Eli Vizel, fitues i cmimit Nobel dhe i mbijetuar i Holokasutit thotë se gjëja më e rrezikshme nga të gjitha është indiferenca. Ai thotë se kur dikush të sulmon, të lufton të shan mund të të motivojë të luftsosh, të mbrohesh, të ndërtosh një mekanizëm apo dicka të vlefshme. Kur dikush është indiferent kjo do të thotë se ai nuk bën diferencën, nuk bën dallimin e të mirës nga e keqja, nuk përfshihet në anën e asnjërës, pra nuk perfshihet në anën e të mirës. kështu e keqja fiton. Eli Vizel thotë se nazizmi lindi, u rrit, kreu krimet nga indifenerenca. Ai humbi, u poshtërua dhe gremis nga angazhimi i botës në anën e të mirës. Kjo është arsyeja pse ne kujtojmë me shumë emocion, me shumë dhimbje dhe me shumë reflektim ditë si holokausti. Kongresmani Tom Lantosh mbante me vete në zyrën e tij në kongres një copë teli e gjemba nga kampet naziste te shfarosjes ku ai kshte vuajtur dhe kishte mbijetuar. Ai ishte për dekada me radhë një simbol i lirisë dhe gjithmonë përmendte nevojën e kujtesës, reflektimitt, dëgjimit të ulërimave të dhimbjes në mënyre  që kurrë më të mos ketë krime të tilla.

enkelejd alibeaj seance plenare 26 janar 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet