Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Veliaj kërkon bashkëshortes së tij Ajola Xoxës dhe vëllait të tij Arbër Veliaj që të flasin me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, që të mos transferohet në një IEVP tjetër dhe të shmangë kontrollet që i bëjnë në dhomat e paraburgimit.
TIRANË- Përgjime të reja të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj janë publikuar në media. Në përgjimet e fundit, Veliaj i kërkon bashkëshortes së tij Ajola Xoxës dhe vëllait të tij Arbër Veliaj që të flasin me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, që të mos transferohet në një IEVP tjetër dhe të shmangë kontrollet që i bëjnë në dhomat e paraburgimit.
Për këtë ka kërkuar nga Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj që të angazhojnë të gjithë të njohurit dhe miqtë, shtetasit Mero dhe G.S. që t’ia kërkojnë këtë gjë Ministrit të Drejtësisë.
“Përpjekjet e shtetasit nën hetim Erjon Veliaj te ministri i Drejtësisë, në mënyrë që të mos transferohet në IEVP tjetër dhe të shmanget nga kontrollet që i bëhen në dhomat e paraburgimit. Për këtë gjë, shtetasi nën hetim bisedon me bashkëshorten dhe vëllain e tij, që të angazhojnë të njohurit, miqtë, shokët, shtetasit Mero dhe G.S, të cilët duhet të kërkojnë te ministri i Drejtësisë këtë gjë. Gjithashtu nga përmbajtja e komunikimeve të përgjuara përftohet edhe një e dhënë e rëndësishme që ka të bëjë me marrëdhënien mes dy personave nën hetim Erion Veliaj dhe G.S.”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.
Më tej, kryebashkiaku shpërthen ndaj ministrit Ulsi Manja, ku ndaj tij përdor edhe një fjalor ofendues, duke e quajtur "qelbësirë". Kryebashkiaku shprehet gjithashtu se e kanë lënë me njerëz që kanë 100 vite burg duke i rrezikuar jetën dhe nuk do t’ia falë dhe "do ta mbysë me thonj".
“I kërkon që të merret me Ministrin e Drejtësisë, pasi sipas tij i kanë bërë zbor në burg, dhe nuk e pranon këtë sjellje duke e lënë me njerëz që kanë 100 vite burg, dhe se i ka rrezikuar jetën. Ajola i tregon se me të kanë folur të gjithë. Në lidhje me Ministrin e Drejtësisë, Erion Veliaj shprehet se i ka rrezikuar jetën, nuk do ta falë dhe do ta mbysë me thonj. I tregon se në lidhje me transferimin e pritshëm, punonjësit në IEVP, i kanë treguar e-mailin e dërguar prej tij, ku gjenden shtatë emrat për transferim. Ministrit të Drejtësisë i drejtohet me fjalët "Qelbësirë” dhe nuk ka për tía falur. Më të njëjtin fjalor flet edhe për Prokurorin Ols Dado, madje në bisedë me Ajolën i shprehet: "Le ta dëgjojnë të gjithë, qelbësirë, atij s'kam për t'ia fal, as Ols Dados, por sidomos Ulsi Qelbësirës..." Biseda e Erion Veliajt me Ajolën vazhdon ku ai flet sërisht për Ministrin e Drejtësisë, të cilin e quan qelbësirë, katunar i ndyrë, i ndyrë, i cili sipas tij e ka futur në burg dhe e ka vënë në gjumë, e nuk pranon që t'i bëhen kontrolle”, thuhet në përgjime.
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me përzgjedhjen e emrave t&e...
Takim SOFJE- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot në Sofje me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç t&eum...
Foto ilustruese KOSOVË- Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, e ka dënuar ...
mbledhja e keshillit bashkiak TIRANË- Ditën e sotme Këshilli Bashkiak Tiranë ka zhvilluar mbledhjen e radhësh. Në mbledhje j...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar sot se pas tre muajsh të ardhjes në pushtet, ata që kanë...
Salianji TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji përmes një postimi në "Facebook" është shprehur se vota e parë&nb...
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë prezantimit të programit për bujqësinë tha sot se pritoritet do të...
Foto ilustruese SHBA- Administrata amerikane e Presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje me disa vende pë...
takimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në takimin në Baldushk tha se do të krijojnë nj&eum...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se asnjë investim nuk është bërë në ...