Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë fjalës së saj, kryetarja e deleguar e bashkisë, Anuela Ristani tha se për të tretin vit radhazi propozohet mbështetja e detyrimeve për programet DS4, DS5 nga buxheti i bashkisë, ndërsa shtoi se është propozuar rritja e fondeve në buxhetin e vitit 2025 për abonentë e studentëve dhe për ato të pensionistëve.
TIRANË- Ditën e sotme Këshilli Bashkiak Tiranë ka zhvilluar mbledhjen e radhësh. Në mbledhje janë marrë disa vendime, ku një ndër ta, është edhe rijetëzimi i Pallatit të Lojërave me Dorë “Asllan Rusi”.
Mes vendimeve që Këshilli Bashkiak ka miratuara ishin ai për “Për miratimin e tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2026-2028”; “Për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 përqind, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i Bashkisë Tiranë, për periudhën 1-28 shkurt, 2025”; “Për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 përqind, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i Bashkisë Tiranë, për periudhën 1-31 janar, 2025"; si dhe “Për dhënien e pëlqimit për autorizimin e Korporates së Investimeve Shqiptare për vijimin e procedurave me qëllim realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i Pallatit të Lojrave me Dorë “Asllan Rusi”, Tiranë".
Po ashtu është miratuar dhe projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 131, datë 18.12.2024, të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2025-2027 dhe detajimin e Buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2025”.
Gjatë fjalës së saj, kryetarja e deleguar e bashkisë, Anuela Ristani tha se për të tretin vit radhazi propozohet mbështetja e detyrimeve për programet DS4, DS5 nga buxheti i bashkisë, ndërsa shtoi se është propozuar rritja e fondeve në buxhetin e vitit 2025 për abonentë e studentëve dhe për ato të pensionistëve.
“Për muajin shkurt 2025 njësitë administrative kanë përzgjedhur 277 familje, nga të cilat 173 do të trajtohen nga fondi i buxhetit vendor dhe 104 familje të financuara nga fondi i kushtëzuar i ministrisë. Për muajin janar 2025 njësitë administrative kanë përzgjedhur 272 familje, nga këto 169 do të trajtohen nga fondi i buxhetit vendor dhe 103 familje nga fondi i kushtëzuar i ministrisë. Familjet përfituese janë kryesisht familje me probleme ekonomike, familje me probleme sociale, me më shumë se 4 anëtarë ose 1 anëtar të vetëm, familje rome apo egjiptiane me kryefamiljar me fëmijë në ngarkim.
Për të tretin vit radhazi, Bashkia e Tiranës propozon mbështetjen e detyrimeve për programet DS4, DS5 nga buxheti i Bashkisë Tiranë dhe për rezyme deri tani nga fondet e veta, Bashkia Tiranë ka akorduar për DS-të e ndryshme një vlerë 1.159.299.655 lekë për vitet 2023-2024 dhe buxhetuar në vitin 2025 184.547.577 lekë. Prej 1 janarit 2025 Bashkia Tiranë nis subvencionin 100% të biletës së abonesë për pensionistët siç edhe është njoftuar, siç bën edhe prej vitesh subvencionimin e abonesë për studentët. Është propozuar rritja e fondeve për të dyja llojet e aboneve në buxhetin 2025.
Është propozuar dhe përfshirja e projektit, mbështetje për vajzat dhe gratë, viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje me paketë ushqimore. Kjo është një mbështetje e rëndësishme për integrimin e viktimave të dhunës për sa i përket jo vetëm aspektit social ekonomik, por edhe fuqizimit të kryefamiljareve të dhunuara. Parashikohet që përfituesit të jenë 200 gra dhe vajza viktima të dhunës që do të përfitojnë çdo 3 muaj një paketë ushqimore me vlerë prej 3 mijë lekësh.
Është propozuar dhe përfshirja e një tjetër projekti, riintegrimi dhe mbështetje për familjet vulnerabël, një qasje e qëndrushme. Një projekt që synon të përmirësojë dhe riintegrojë socialisht dhe ekonomikisht familjet vulnerabël duke adresuar shkaqet e situatës së tyre. Prioritet do t’u jepet personave që janë përfitues të ndihmës ekonomike dhe që janë evidentuar si persona në situatë rruge”, – tha ajo gjatë prezantimit të projektvendimeve.
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar sot se pas tre muajsh të ardhjes në pushtet, ata që kanë...
Salianji TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji përmes një postimi në "Facebook" është shprehur se vota e parë&nb...
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë prezantimit të programit për bujqësinë tha sot se pritoritet do të...
Foto ilustruese SHBA- Administrata amerikane e Presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje me disa vende pë...
takimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në takimin në Baldushk tha se do të krijojnë nj&eum...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se asnjë investim nuk është bërë në ...
vjosa osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta pezulloj...
paloka, berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha subvencionet direkte për çdo fidan apo kokë bagëti...
pamje nga mbledhja e keshillit bashkiak TIRANË- Ilir Alimehmeti, kryetar i grupit të këshilltarëve të opozitës ka k&eum...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me baorët e Baldushkut u shpreh ...