LIVE UPDATES
Politike

Përafrim i legjislacionit me Inteligjencë Artificiale?

Njohës të çështjeve të integrimit në Shqipëri, edhe pse e vlerësojnë inovacionin, shpjegojnë se sfida e Shqipërisë në këtë proces mbetet tek zbatueshmëria e ligjeve.  

19 Dhjetor 2023, 15:49 Nga Esmeralda Topi
Përafrim i legjislacionit me Inteligjencë Artificiale?
Edi Rama

TIRANË- Komisioni Europian shpreh rezerva lidhur me modelin e përafrimit të legjislacionit të BE-së në Shqipëri përmes Inteligjencës Artificiale. Komisioni tha për Faktoje se përdorimi i aplikacioneve nuk do të jetë në gjendje të zëvendësojë njohuritë dhe ekspertizën që vendet kandidate duhet të ndërtojnë. Njohës të çështjeve të integrimit në Shqipëri, edhe pse e vlerësojnë inovacionin, shpjegojnë se sfida e Shqipërisë në këtë proces mbetet tek zbatueshmëria e ligjeve.  

Zhvillimi i inteligjencës artificiale në masë gjatë vitit të fundit, ka sjellë mundësi që shpesh shkojnë përtej imagjinatës. Ashtu ishte edhe modeli që Kryeministri Edi Rama i prezantoi shqiptarëve në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor.

“Dua ta ndaj me ju, që në 13 dhjetor në Bruksel, kur të mbarojë mbledhja bashkë me dilemën greke, unë do tua lë si kartolinë të Vitit të Ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të Bashkimit Europian rezultatin e testit të suksesshëm të modelit shqiptar të inteligjencës artificiale për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve, masa ligjore të BE-së.”, deklaroi kryeministri Edi Rama, nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste këtë fillim dhjetori. 

Deklarata u bë një javë përpara se Kryeministri të nisej drejt Brukselit ku u mbajt  Samiti i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. 

Modeli i Inteligjencës Artificiale, siç shpjegoi Rama, ishte punuar nga një skuadër e përbashkët mes AKSHI-t dhe Mira Muratit, shqiptares së famshme që krijoi aplikacionin Chat GPT.   

Dhe sikurse u zotua, Rama u shfaq në Bruksel me dosjen e modelit shqiptar të përdorimit të inteligjencës artificiale për përkthimin dhe harmonizimin e legjislacionit me BE-në në kuadër të procesit të anëtarësimit. 

Më 13 dhjetor, në profilin e tij zyrtar në facebook, kryeministri ndau me ndjekësit një fotografi ku shfaqej me një dosje, në të cilën shkruhej:  

‘Shqipëria përdor Inteligjencën Artificiale për të ndërtuar lidhje me Evropën’ 

Me ardhjen në Tiranë më 14 dhjetor, pas Samitit, Rama tha: 

“Kam informuar, me shumë krenari për hir të vërtetës, Samitin për modelin tonë të ri revolucionar, inovativ të Inteligjencës Artificiale me të cilin ne do të bëjmë ndërvendosjen e 3484 masave të organizmit ligjor të BE-së në legjislacionin tonë.”

Rama e ka prezantuar përdorimin e ChatGPT-së për përafrimin e legjislacionit si një shkop magjik që do të na kursejë kohë, njerëz dhe para në këtë hap teknik të procesit integrues. Por ana tjetër e medaljes i takon Brukselit. Për të mësuar se si e vlerëson këtë nismë, revolucionare siç deklaron Rama, Faktoje iu drejtua me një kërkëse për informacion Komisionit Europian, i cili shpreh rezerva lidhur me modelin e përafrimit të legjislacionit të BE-së në Shqipëri përmes Inteligjencës Artificiale. Komisioni shpjegoi për Faktoje se përdorimi i aplikacioneve nuk do të jetë në gjendje të zëvendësojë njohuritë dhe ekspertizën që vendet kandidate duhet të ndërtojnë.  

“Përsa i përket përdorimeve specifike të AI, ndërsa potencialisht ato mund të kenë një kontribut pozitiv në detyra të tilla si përkthimi dhe krahasimi i legjislacionit, këto aplikacione me siguri nuk do të jenë në gjendje të zëvendësojnë plotësisht njohuritë dhe ekspertizën që vendet kandidate duhet të ndërtojnë, jo vetëm për t’u përafruar plotësisht me acquis të BE-së, por edhe për të qenë në kapacitet për ta zbatuar atë deri në momentin e anëtarësimit.”, u përgjigj për Faktoje një zëdhënës i Komisionit.  

Ndërkohë, Agjencia për Media dhe Informim e la pa përgjigje pyetjen tonë lidhur me modelin e prezantuar nga Kryeministri Edi Rama për përdorimin e Chat GPT-së në procesin e integrimit. 

Krahas të mirave që sjell përdorimi i inteligjencës artificiale në procesin mekanik të përshtatjes së legjislacionit, studiuesit adresojnë edhe disa problematika. 

“Procesi i përafrimit në BE nuk është proces formal që nis dhe mbaron me shkrimin e akteve, por thelbi është në jetësimin dhe zbatimin e tyre”, thotë studiuesi Afrim Krasniqi, teksa shton se përpjekja e qeverisë për ta paraqitur si fakt bëhet për të krijuar idenë e inovacionit në qeveri, më shumë se sa një rezultat konkret.  

Nga ana tjetër, edhe Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i “Lëvizjes Europiane për Shqipërinë” vlerëson se problematika kryesore në përafrimin e legjislacionit më shumë qendron në zbatimin, se sa në hartimin e tij.  

“Kjo është pjesa kryesore e reformave të kërkuara dhe sfida më e madhe për shoqërinë shqiptare, që përfshin, ndërtimin dhe forcimin e institucioneve, rritjen e kapaciteteve njerëzore, financimin e qëndrueshëm dhe vullnetin e qartë politik.” thotë ai duke theksuar se kjo është sfida më e madhe që ka përpara Shqipëria.  

Marrë nga Faktoje

edi rama ai

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet