LIVE UPDATES
Politike

Rregullorja e re e Kuvendit për përjashtim, deputetët e opozitës i drejtohen Kushtetueses

45 deputetë të opozitës kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese të pezullojë dhe më pas të shfuqizojë ndryshimet drastike në rregulloren e Kuvendit, që parashikojnë përjashtimin e deputetëve deri në 60 ditë.

19 Dhjetor 2023, 13:17 Nga A.B
Rregullorja e re e Kuvendit për përjashtim, deputetët e
Kushtetuesja

TIRANË- Deputetët e grupit parlamentar demokrat, mbështetës të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, si dhe aleatet e tyre kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet e fundit të rregullores së Kuvendit që i dënon ata deri në 60 ditë nëse pengojnë mbarëvajtjen e seancës.

Sipas 45 deputetëve firmëtare “Praktikisht kjo dispozitë nënkupton pezullimin e deputetit nga detyra. Pezullimi nga ushtrimi i një funksioni publik është masë ndaluese që jepet nga gjykata në kuadër të një procesi penal, por edhe në atë rast pezullimi i deputetit është shprehimisht i ndaluar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale”.

NJOFTIMI:

Në vijim të deklaratës publike të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi, menjëherë pas seancës plenare të datës 14 Dhjetor, sot 45 deputetë të opozitës (nga Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe partitë aleate), i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve të njëanshme në Rregulloren e Kuvendit dhe pezullimin e këtyre ndryshimeve deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga gjykata.

Argumentet kryesore të kërkesë janë si vijon:

1. Dispozita e Rregullores që vendosin përjashtimin për 30 – 60 ditë të deputetit, duke i ndaluar edhe të kryej cdo lloj veprimtarie si anëtar i Parlamentit shkel në mënyrë flagrante një sërë të drejtash që deputetit i garantohen nga Kushtetuta dhe ligji. Praktikisht kjo dispozitë nënkupton pezullimin e deputetit nga detyra. Pezullimi nga ushtrimi i një funksioni publik është masë ndaluese që jepet nga gjykata në kuadër të një procesi penal, por edhe në atë rast pezullimi i deputetit është shprehimisht i ndaluar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.

2. Dispozitat e Rregullores nuk ndalon vetëm ushtrimin e funksioneve të caktuara të deputetit, por lë pa përfaqësim qytetarët që kanë zgjedhur deputetin subjekt i masave disiplinore, në shkelje flagrante me nenin 71 të Kushtetutës.

3. Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit shkelin kriteret e përcaktuara nga neni 17 i Kushtetutës sa i përket kufizimit të të drejtave, përkatësisht kriterin e ligjshmërisë, interesit publik dhe proporcionalitetit. Ndryshimet përmbajnë paqartë dhe terminologji evazive, duke i krijuar mundësi mazhorancës që t’i përdorë këto mekanizma në mënyrë arbitrare për të ndëshkuar sjelljet që ato i konsideron të papëlqyeshme të deputetëve të opozitës.

4. Këto ndryshime nuk janë frymëzuar nga asnjë interes publik apo qytetar, por vetëm nga interesi politik për të shuar zërin e deputetëve opozitarë, sic pranohet në relacionin e propozuesve dhe raportin që ka miratuar Këshilli i Mandateve. Masat disiplinore 30 – 60 ditë, veçanërisht parashikimi i pezullimit të ushtrimit të detyrës gjatë kësaj periudhe, është një masë tërësisht disproporcionale.

5. Organi që merr vendimet për masat disiplinore është një organ politik, i drejtuar dhe me shumicë nga mazhoranca, që nuk ofron asnjë lloj garancie sa i përket pavarësisë, paanshmërisë dhe objektivitetit në vendimmarrje. Mungesa e këtyre garancive rrezikon ta shndërrrojë Rregulloren e Kuvendit në një mjet arbitrar në duart e mazhorancës për të ndëshkuar deputetët e opozitës. Në këto kushte cënohet edhe e drejta për proces të rregullt ligjor, e garantuar nga neni 42 i Kushtetutës dhe neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

6. Ndryshimet në Rregullore cënojnë parimin e shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së normave, parashikuar nga neni 81 i Kushtetutës, pasi ato vijnë në kundërshtim me Kodin e Procedurave Administrative dhe Kodin e Procedurës Penale. Konkretisht, dispozita e Rregullores që sanksionon pezullimin e ushtrimit të funksionin të deputetit vjen në kundërshtim me nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa dispozita që parashikon se ankimi nuk pezullon automatikisht vendimin e Sekretariatit për Etikën, vjen në kundërshtim me nenin 133 të Kodit të Procedurave Administrative. Rregullorja është një akt që miratohet me 71 vota, ndërsa ligjet e mësipërme miratohen me 84 vota, prandaj Rregullorja duhet të jetë detyrimisht në përputhje me këto akte, në përputhje me parimin kushtetues të hierarkisë së normave, parashikuar nga neni 81 i Kushtetutës.

7. Mazhoranca ka shkelur afatin 7-ditor të përcaktuar nga neni 83, pika 2, e Kushtetutës dhe neni 28 i Rregullores së Kuvendit sa i përket shqyrtimit dhe miratimit me procedurë të përshpejtuar të një vendimi, pasi ndryshimet në Rregullore u miratuan pa kaluar akoma ky afat.

Rregullorja e Kuvendit është akti që garanton bashkëjetesën demokratike të palëve politike në Parlamant. Miratimi i saj, ashtu si rishikimi a ndryshimi, kërkojnë detyrimisht konsensus dhe gjithëpërfshirje. Ndryshimet e fundit u propozuan nga mazhoranca, pa asnjë konsultim apo transparencë, u shqyrtuan dhe miratuan me procedurë të përshpejtuar si shenjë e qartë arrogance dhe arbitrariteti, duke synuar ta shndërrojnë Rregulloren në një mjet “disiplinimi” për deputetët e opozitës që guxojnë të protestojnë kundër akteve të mazhorancës.

Në kushtet kur këto ndryshime prekin në mënyrë thelbësore të drejtat e deputetëve, vecanërisht deputetëve të opozitës, por gjithashtu cënon përfaqësimin e qytetarëve dhe mirëfunksionimin demokratik të Kuvendit, 45 deputetët kanë kërkuar nga Gjykata pezullimin e këtyre ndryshimeve deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.

gazment bardhi kuvendi i shqiperise


Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!