LIVE UPDATES
Politike

Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare

Origjina e dyshimtë e një serie shkrimesh mbi kryebashkiakun e Tiranës, të përkthyera dhe të amplifikuara nga media shqiptare si pikëpamje editoriale të pavarura, ngre shqetësime për manipulim përmes shpëlarjes së informacionit.

16 Dhjetor 2025, 11:51 Nga Vladimir Karaj

Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja

Të mërkurën, një artikull i publikuar nga Independent Policy Digest – një faqe interneti me qendër në Richmond, Virxhinia, raportonte se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe mbajtja e tij në paraburgim, kishte probleme procedurale dhe po kthehej në një test për sundimin e ligjit në Shqipëri.

Artikulli i IPD u ripublikua gjerësisht në mediat shqiptare, ndërsa vetë publikimi paraqitet si një platformë mediatike ndërkombëtare online, e cila boton analiza nga ekspertë, profesorë, ish-diplomatë, kërkues akademikë dhe analistë të pavarur.

Shkrimi për Veliajn në IPD ishte firmosur nga Kristopher O’Brien, një autor pa biografi dhe pa gjurmë të tjera botimesh në internet. Kur BIRN bëri kërkime duke përdorur foton e ‘autorit’, zbuloi se ajo ishte një foto stoku, e ripërdorur nga dhjetëra publikime në internet.

Kjo nuk është hera e parë që media shqiptare përkthen dhe boton artikuj me origjinë të dyshimtë ose të prodhuara nga kompani PR-i për Erion Veliajn – një praktikë e njohur si ‘news laundromat’ [pastrimi i informacionit], në kontekstin e përballjes së tij juridike me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Përdorimi e mediave të huaja, që merren më pas dhe shumëfishohen në publikime në mediat shqiptare, është një praktikë e njohur e propagandës politike,” tha Elvin Luku, profesor i asociuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

E pyetur nga BIRN Independent Policy Digest nuk iu përgjigj një kërkese për koment deri në botimin e këtij shkrimi.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg” që pas arrestimit të tij më 10 shkurt me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi dyshohet për përfshirje në korrupsion dhe pastrim parash nëpërmjet një rrjeti kompanish dhe OJF-ësh të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Veliaj dhe Xoxa i kanë mohuar akuzat.

Teknika e ‘shpëlarjes së informacionit’ funksionon ngjashëm me pastrimin e parave. Së pari, kemi një politikan apo burim lokal që ka nevojë të sulmojë drejtësinë ose të viktimizohet, por nëse e thotë vetë, nuk besohet. Për këtë arsye zgjidhet një media e huaj, shpesh portale dytësore në Bruksel ose SHBA, që pranojnë op-ed ose artikuj të sponsorizuar. Kjo i jep lajmit një vulë ndërkombëtare. Në hallkën e tretë, mediat në Shqipëri e rimarrin artikullin dhe e raportojnë si “lajm ndërkombëtar”, duke shtuar zakonisht se vjen nga “media prestigjioze” e të ngjashme.

Beteja gjyqësore e Erion Veliajt nuk është rasti i parë që fushata të tilla përfundojnë në mediat shqiptare. Më herët, në vitin 2018, opinione të publikuara në media me besueshmëri të dyshimtë dhe shpesh me informacion të rremë apo teori konspirative u përdorën për të sulmuar reformën në drejtësi.

Rast flagrant ishte përdorimi e një blogu në Itali për të përhapur një lajm të rremë për groposje mbetjesh kimike në Shqipëri në vitin 2017. Së fundmi, në media u publikua gjerësisht një opinion me autorësi nga “Helen Bratt”, një pseudonim që kishte prodhuar edhe më herët materiale gjysmë të vërteta mbi politikën në Shqipëri.

Gazetari dhe eksperti i komunikimit, Emirjon Senja, i tha BIRN se këto metoda përdoren gjerësisht në vend dhe se mediat shpesh i referohen këtyre shkrimeve për t’i shpëtuar përgjegjësisë.

“Në rastin tonë, kemi mjaft shembuj të asaj që mund ta quajmë operacione të ‘pastrimit të informacionit’, ku fillimisht lajme mbi tematika të caktuara publikohen në portale periferike dhe më pas merren e ripublikohen nga media mesatare apo të mëdha, duke iu referuar pikërisht këtyre portaleve,” tha Senja.

Sipas tij, ndërsa media heq dorë nga përgjegjësitë editoriale, informacioni i rremë apo ai për qëllime propagande shpërndahet dhe bën efektin e pritur. “Në këtë rast, media e madhe shmang përgjegjësinë sepse thotë se ia ka referuar medias së mëparshme,” tha ai.

Më 4 dhjetor, vetëm një ditë përpara seancës gjyqësore të Veliajt për masën e sigurisë në GJKKO, një media në Bruksel e quajtur “EUReporter’ botoi gjithashtu një shkrim që mbështeste Veliaj dhe sulmonte trajtimin e tij nga SPAK. Artikulli deklaronte se mbajtja në paraburgim e kryebashkiakut po sillte shthurjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Sipas Elvinit, ky artikull vjen si rrjedhojë e një strategjie PR-i, e cila në një moment të dytë do të vihet në funksion të strategjisë juridike, pra të betejës ligjore, e cila duket se do të shkojë drejt Strasburgut.

“Nëse analizon artikullin, vërehet që me shumë kujdes janë përdorur elemente në favor të kryebashkiakut, duke ndërtuar një narrativë sipas të cilës drejtësia në rastin konkret nuk është në standardet e kërkuara ndërkombëtare,” tha ai. “Dhe e thënë nga një tjetër media e huaj, sigurisht që ka një peshë specifike,” shtoi Luku.

Ndryshe nga shkrimi i IPD-së, artikulli i EUReporter është shkruar nga një anëtar i paidentifikuar i stafit. I pyetur nga BIRN, kryeredaktori i EUReporter, Colin Stevens, tha se artikulli ishte bazuar në raportet e zyrave ligjore ndërkombëtare.

“Artikulli në fjalë bazohet në një njoftim për shtyp të dërguar tek ne nga PR Newswire, i cili përfshinte dy letra nga firma të njohura ndërkombëtare ligjore, Kasowitz Benson Torres në Nju Jork dhe Mishcon de Reya në Londër, të cilat kishin publikuar dy raporte të veçanta – njërin në qershor dhe një version të përditësuar në tetor,” tha Stevens.

“Njoftimi për shtyp u verifikua dhe më pas u rishkrua nga një prej gazetarëve tanë, prandaj edhe mban emrin e tij/saj në linjën e autorit,” shtoi ai.

Kasowitz Benson Torres në Nju Jork dhe Mishcon de Reya në Londër janë dy studio ligjore të punësuara nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut, për të ndërmarrë një fushatë të kushtueshme PR-i në mbrojtje të tij. Studioja amerikane Kasowitz Benson Torres është angazhuar për mbrojtjen e kryebashkiakut nga i vëllai, Arbër Veliaj, i cili ka bërë një parapagesë me vlerë 300 mijë dollarë.

Të dhënat e bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, tregojnë se avokatët e studios Kasowitz marrin një pagesë për orë pune që varion nga 500 deri në 1950 dollarë.

Sipas Elvin Lukut, përtej pagesave të majme, kjo strategji është legjitime për kryebashkiakun e burgosur.

“A është kjo një praktikë e paligjshme? Sigurisht që jo,” tha ai. “Por ajo që kuptojmë është se z. Veliaj po përdor një strategji PR-i politik të ndërthurur me strategji ligjore, e fokusuar te respektimi i procedurës dhe të drejtave të njeriut, për të vijuar betejën në Gjykatën e Strasburgut,” përfundoi Luku./Reporter.al

vladimir karaj erion veliaj


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet