LIVE UPDATES
Politike

PD shpalos programin ekonomik në 100 ditët e para të qeverisjes: Do të vendosim minimumin jetik 200 euro për këdo...

Lideri i opozitës Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka bërë publikë një pjesë të platformës ekonomike. 

15 Janar 2025, 16:39 Nga E. D
PD shpalos programin ekonomik në 100 ditët e para të qeverisjes:
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike ka shpalosur programin e saj ekonomik, në 100 ditët e para të qeverisjes së saj, me rikthimin në pushtet. Lideri i opozitës Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka bërë publikë një pjesë të platformës ekonomike. 

Berisha shkruan se tek ne çmimet e ushqimeve dhe veshjeve janë më të larta se në Europë, kurse rrogat e pensionet janë disa herë më të ulëta dhe ky është shkaku i varfërimit në rritje të shqiptarëve. 1. Berisha theksoi se me ardhjen e demokratëve në pushtet, do të vendosim minimumin jetik 200 euro për këdo, pensionistë, të papunë, në ndihmë ekonomike, madje edhe studentët.

Postimi i Plotë: 

Të dashur miq, tek ne çmimet e ushqimeve dhe veshjeve janë më të larta se në Europë, kurse rrogat e pensionet janë disa herë më të ulëta. Ky është shkaku i varfërimit në rritje të shqiptarëve! Doni të dini se çfarë do të bëjë Partia Demokratike për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje brenda 100 ditëve të para kur të kthehet në pushtet?
Ja disa pika të programit tonë:
1. Do të vendosim minimumin jetik 200 euro për këdo, pensionistë, të papunë, në ndihmë ekonomike, madje edhe studentët.
2. Rroga minimale do të jetë 500 euro.
3. Rroga mesatare do të jetë 1,200 euro.
4. Minimumi jetik do të indeksohet me ligj.
5. Pensionistët dhe familjet me rroga të ulëta do të kenë çmim më të ulët të dritave dhe ujit.
6. Do të falen gjobat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm për pensionistët, të papunët, familjet në nevojë me rroga nën mesatare dhe nënat kryefamiljare.
7. Pensionistët dhe të gjithë qytetarët me minimum jetik do të pajisen me kartë konsumatori, me të cilën do të rimbursohen 100% të TVSH-së për produktet e shportës.
8. Shteti do të marrë përsipër shpenzimet për fëmijën e tretë deri në moshën 23 vjeç, duke përfshirë shkollimin shtetëror. Duke vënë familjen në plan të parë, do të ndihmojmë në shërimin e plagëve të shpopullimit në vendin tonë.
9. Përmes ndërtesave sociale, do të mundësojmë çmime të përballueshme të banesave dhe kredi për çiftet e reja dhe të pamundurit.
10. Fermerët do të përfitojnë subvencionim nga shteti për çdo kokë bagëti dhe çdo njësi prodhimi.
11. Do të vëmë në dispozicion burime financiare dhe tokë shtetërore për të kompensuar pronarët.
12. Emigrantët, kur vendosin të kthehen në atdhe, do të kenë 0 taksa për 5 vjet dhe do të përfitojnë kredi të butë kur të blejnë një banesë.
13. Në universitet, do të hiqet mesatarja e pranimit.
14. Çmimi i naftës do të jetë gjithnjë në minimumin e mesatares së rajonit; çmimet ekstremisht të larta marrin fund.
15. Do të hiqen të gjitha taksat dhe tarifat e rrugëve.
Si do t’i bëjmë të mundura këto?
Paratë janë aty. Rrugët dhe punët publike nuk do të bëhen më me çmime stratosferike, 10 herë më të larta se në Europë, por do të ndërtohen sipas standardeve të drejta. Ne do të përmbysim shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive kombëtare; fokusi dhe investimi ynë do të jetë te qytetarët shqiptarë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit