11 Nëntor 2023, 10:43
Nga A.B
PD
TIRANË-Partia Demokratike denoncoi ditën e sotme kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Denoncimi bëhet fjalë për abuzimet me fondet publike. Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli tha se Lindita Nikolla ka shpenzuar 12 milionë euro në 10 muaj për shpenzime luksi.
DEKLARATA:
Në 10 muajt e këtij viti, Lindita Nikolla dhe firma e saj u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 12.8 miliard lekë ose mbi 12 milion euro. Nëse kjo vlerë e shpenzimeve të Kuvendit, pjesa më e madhe për udhëtime, dieta, pritje e përcjellje, vetëm për 10 muaj të këtij viti, do të konvertohej në pagesa pensioni, 64 mijë pensionistë do të përfitonin 200 euro pension në muaj.
Nikolla ka firmosur për vitin 2023 këto shpenzime:
– Paga për punonjës të miratuar në organikë dhe punonjës me kontratë për kohë të kufizuar: 7.5 miliardë lekë
– Kompensime për anëtarët e parlamentit dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur: 1.6 miliard lekë
– Shpenzime për mbështetje financiare të menjëhershme të punonjësve për zbutjen e impaktit të krizës: 26 milion lekë
– Shpenzime për ekzekutim te vendimeve gjyqësore për largim të padrejtë nga puna: 63 milionë
– Shpenzime për honorare: 47 milion
– Shpenzime për pritje dhe përcjellje: 80 milion lekë
– Udhëtime të brendshme (ku përfshihen kompensime shpenzimesh për deputetë dhe dieta stafi): 520 milionë lekë
– Udhëtime jashtë vendit: 522 milion lekë
– Karburant dhe vaj: 78 milionë lekë
– Të tjera shpenzime operative dhe tendera ku sigurisht nuk mungojnë qokat milionëshe për kompani të lidhura me baxhanakun e Kryeministrit Rama.
Partia Demokratike nuk propozon mospagimin e punonjësve të Kuvendit, por nuk i përligj shpenzimet për arredime zyrash, pritje e përcjellje, udhëtime luksi të kryeparlamentares nëpër botë bashkë me ekipin e saj. Sidomos ne quajmë antiligjore dhe të papranueshme pushimin e padrejtë nga puna të punonjësve të Kuvendit, gjë që pas vendimit të gjykatave u ka kushtuar shqiptarëve 63 milion lekë.
Lindita me shoqe e shokë me sa duket nuk heq dot dorë nga luksi dhe as qokat për të afërmit e shefit. Ajo duhet ta dijë se institucionet shtetërore që drejton nuk janë në pronësi të saj. Fondet janë publike jo personale, dhe se ajo është aty për t`i shërbyer shqiptarëve të cilët mundësojnë edhe pagën e saj. Me sa duket këto janë pagesat që merr zonja Nikolla për krizën ku e ka futur parlamentin duke i shërbyer verbërisht Edi Ramës. Shefi i hedh ndonjë kockë dhe vartësja i plotëson dëshirat.
lindita nikolla partia demokratike
Politike
11 Nëntor 2023, 10:07
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane ‘Corriere della Sera”...
Politike
11 Nëntor 2023, 08:16
A.B
Rama dhe Soros
FRANCË- Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda kanë qenë për dy ditë me radhë në ...
Politike
10 Nëntor 2023, 21:36
I.A
Rexhë Byberi
TIRANË- Gabimet e pafajshme, apo të qëllimshme të kryetarëve të Bashkive, duket se po u kushtojnë shum...
Politike
10 Nëntor 2023, 21:15
a.l
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e ka quajtur 'historike' marrëveshjen e emigrantëve me...
Politike
10 Nëntor 2023, 20:51
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se investimi kryesor i Edi Ramës, përveç kapjes së sis...
Politike
10 Nëntor 2023, 20:41
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka aluduar në lidhje me zbatimin e ligjit nga ana e SPAK, ku sipas tij k...
Politike
10 Nëntor 2023, 20:16
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur në lidhje me çështjen CEZ-DIA është ...
Politike
10 Nëntor 2023, 15:32
I.A
Kuvendi
TIRANË- Komisioni i Etikës ka vendosur ditën e sotme të përjashtojë nga Kuvendi 3 deputetë të opozit&e...
Politike
10 Nëntor 2023, 13:53
r.ll
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka propozuar ndryshim të sistemit zgjedhor në vend.
Krahas ndryshimit të si...
Politike
10 Nëntor 2023, 13:50
A.B
Partia Demokratike
TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha thërret Kuvendit Kombëtar të grupit të Rithemelimit të PD-së. Mbled...