LIVE UPDATES
Politike

PD kërkon interpelancë urgjente me Ministrin e Energjisë: Paralajmërimet ndërkombëtare po injorohen

Në kërkesën drejtuar Kuvendi i Shqipërisë, deputetët e opozitës theksojnë se zhvillimet ndërkombëtare, të nxitura nga konflikti në Iran, kanë sjellë rritje të menjëhershme të çmimeve të energjisë dhe të produkteve të naftës, duke rritur rrezikun për tregun vendas.

4 Prill 2026, 14:36 Nga I.A
PD kërkon interpelancë urgjente me Ministrin e Energjisë:
PD

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente në Kuvend me Ministrin e Energjisë, duke ngritur shqetësime serioze për përgatitjen e vendit për një krizë të mundshme energjetike dhe garantimin e furnizimit me karburant.

Në kërkesën drejtuar Kuvendi i Shqipërisë, deputetët e opozitës theksojnë se zhvillimet ndërkombëtare, të nxitura nga konflikti në Iran, kanë sjellë rritje të menjëhershme të çmimeve të energjisë dhe të produkteve të naftës, duke rritur rrezikun për tregun vendas.

Sipas opozitës, alarmet janë dhënë edhe nga institucione ndërkombëtare si Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, e cila ka udhëzuar vendet e Bashkimit Europian të përgatiten për përdorimin e rezervave të sigurisë, si dhe nga Komisioneri Europian për Energjinë, Dan Jørgensen, që ka paralajmëruar për ndërprerje të mundshme të furnizimit.

Në këtë kontekst, deputetët e PD ngrenë pikëpyetje mbi masat konkrete të marra nga qeveria shqiptare, duke theksuar se vendi mund të përballet me një situatë emergjente nëse nuk ndërmerren hapa të menjëhershëm. Ata kërkojnë transparencë mbi menaxhimin e rezervave energjetike, garantimin e furnizimit me karburant dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë.

Gjithashtu, opozita vë në dukje deklaratat e kryeministrit për krijimin e një kompanie shtetërore në tregun e naftës dhe ndryshimin e modelit të rezervave energjetike, duke kërkuar sqarime mbi këtë nismë dhe efektet e saj në treg. Në përfundim, deputetët kërkojnë zhvillimin e menjëhershëm të interpelancës, duke e cilësuar situatën si një emergjencë që kërkon përgjigje të qarta dhe masa konkrete për të shmangur një krizë të mundshme energjetike në vend.

Kërkesa e PD-së:

I nderuar z. Kryetar i Kuvendit, Nisur nga situata ndërkombëtare e shkaktuar nga lufta në Iran, situatë e cila ka ndikuar në rritjen e shpejtë të cmimeve të energjisë, vecanërisht të naftës dhe derivateve të saj; Nisur nga fakti që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka udhëzuar vendet e BE-së për përgatitjen për lëshimin në treg të naftës nga Rezervat e Sigurisë;

Nisur nga fakti se Komisioneri për Energjinë Zt. Dan Jorgensen, u ka kërkuar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të përgatiten për ndërprerje të mundshme në furnizimin me energji, përmes një letre drejtuar ministrave të energjisë.

Nisur nga fakti që Kryeministri ka folur për një model të ri për mbajtjen e Rezervës energjetike të sigurisë si dhe për themelimin e nje kompanie shtetërore që do të hyjë në tregun e tregtimit të naftës dhe derivative të saj; Nisur nga fakti që situate ndryshon me shumë shpejtësi dhe kemi hyrë në një emergjencë të vërtetë të përballjes me këtë krizë;

Për sa më sipër, Shqipërisë i dalin përpra detyra të mëdha për përgatitjen për një krizë energjetike e cila do të kërkonte angazhim të madh shtetëror, e vecanërisht masa konkrete të Ministrisë së Energjetikës për cështje të garantimit të furnizimit me karburant, të menaxhimit të duhur të Rezervës së Sigurisë dhe të koordinimit institucional me BE dhe IEA.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 96, pikat 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelance urgjente me Ministrin Energjetikës dhe Transportit, për të dhënë shpjegime dhe informacione lidhur me sa më lart.  Duke ju falënderuar për bashkëpunimin. Deputeti: Eno Bozdo./Dosja.al

pd enea karakaci

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet