LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Protesta është vendimi për të ecur drejt BE-së, për të ecur drejt mirëqenies dhe prosperitetit

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha e cilësuar ka atë si një “kryengritje paqësore” dhe një hap të domosdoshëm drejt integrimit europian dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.

4 Prill 2026, 13:58 Nga I.A
Berisha: Protesta është vendimi për të ecur drejt
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare të 17 prillit. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha e cilësuar ka atë si një “kryengritje paqësore” dhe një hap të domosdoshëm drejt integrimit europian dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.

Berisha u shpreh se strategjia e protestës do të bëhet publike në vijim, por theksoi se synohet mobilizimi i gjerë qytetar.

”Kryengritja paqësore më e fuqishme. Strategjia e saj do të informohet, por natyrisht kundërshtarin do ta kapim në befasi. E ka dhe këtë kërkesë kryengritja paqësore, prandaj dhe unë në mbyllje të kësaj bisede shfrytëzoj rastin tu bëj thirrje qytetarëve shqiptar, ti bëj thirrje çdo shqiptari në revoltën, në kryengritjen paqësore të PD, në mbrojtje të vendosur të interesave të tij, të familjes së tij dhe vendit të tij. Nuk ka asgjë më të dëmshme se sa të heshtësh para kësaj gjendje dramatike, se sa të mbyllësh sytë para provave të mëdha dhe të pakundërshtueshme. Të heshtësh para faktit se, Edi Rama të vjedh dhe bllokon luftën ndaj korrupsionit, thotë se vjedhja e tij dhe ministrave të tij, nuk do mund të ndëshkohet. Nuk ka gjë më të rëndë, i dashur qytetar dhe qytetare, për ty, familjen dhe vendin tënd se sa bllokimi i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Meqë jam këtu dua të them dy fjalë. Ky është një proces i vështirë, një proces komples, i cili kalon në procedura, kërkesa e kritere standarde të cilat në thelb janë absolutisht interesi i qytetarit shqiptar. Janë fund e krye interesi i qytetarit shqiptar. Një gjë duhet të dini. Nëse ka një gjë në epiqendër, BE-ja në epiqendër ka interesat e qytetarëve të vendeve anëtare dhe nëqoftëse ata vendosin kritere për vende që nuk janë anëtare, i vendosin ato jo për ti ndëshkuar qytetarët, por në interesin më të mirë të atyre qytetarëve.

Imagjinoni ju, si mund të shkojmë ne, vend, drejt BE-së kur ne nuk heqim imunitetin e hajdutëve. Nuk ka ndodhur kurrë. Kur ne bllokojmë drejtësinë, gjë që nuk ka ndodhur kurrë edhe kur nuk kishim negociata. Nuk kishim negociata të hapura ne, por sa herë kërkoi prokurori ne hoqëm imunitetin. Është jashtë çdo lloj koncepti për një vend demokratik. Kurse Edi Rama nuk hoqi imunitetin e Saimir Tahirit, gjersa pastaj u detyrua ai të japë. Edi Rama mban Olta Xhaçkën. A mund ta imagjinoni ju qytetarë. Goro, kryetar i bashkisë Himarë është dënuar me burg sepse i ka dhënë Olta Xhaçkës, burrit të saj, i ka dhënë 10 mijë metër katror tokë publike, të cilën Olta me të shoqin e kanë paraqitur si tokë private me dokumente të falsifikuara. Dhe ai është në burg. Kushtetuta thotë se, deputeti i cili përfiton qoftë dhe 1 qindarkë nga fondet e shtetit, apo pasuria publike e vendit, humbet automatikisht mandatin. Ka dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, dhe Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve që ka me klanin mafioz Rama, qëndron në parlament me gjithë mendimin e Komisionit të Venecias kundër saj. Vijmë te Lubi Balluku. Me 8 dosjet e saj ajo ka vjedhur, shpërdoruar 1.2 miliardë euro. I takojnë sipas prokurorit 36 vite burg. Edi Rama e bllokon. Tani çfarë duhet të bëjnë ata? Ti mbyllin sytë.

E vërteta është se, pas luftës në Ukrainë ata njërin sy e mbyllën të themi të vërtetën. Por të dy nuk i mbyllin dot ata, jo sepse kanë interesat e vendeve të tyre. Po AKSHI? Dosja e AKSHI-t është në të gjitha ministritë e Drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së. Del aty të gjithë ndërhyrjet që Linda e Surrelit ka bërë në tendera për baxhanakun e vet. Pengmarrjet. Janë marrë peng njerëz për tenderat e Armand Frangut, të Edi Ramës. Pra këto janë të pakapërcyeshme dhe qëndrimi që po mbahet, ju garantoj është interesi më i mirë i shqiptarëve. Është njëkohësisht një kushtrim për shqiptarët që të mos pajtohemi, të dalim nga heshtja. Heshtja është ndihmë për këtë regjim, protesta është përfaqësimi dinjitoz i yti. Protesta është vendimi yt për të ecur drejt BE-së, për të ecur drejt mirëqenies, drejt prosperitetit, ndaj dhe është jetike një bashkim sa i gjerë i shqiptarëve kundër këtij regjimi dhe për të ardhmen e tyre europiane,” tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë