Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
PD kërkesë Bajram Begajt: Mos e dekretoni ligjin për Portin e Durrësit, kthejeni në Kuvend. Ka rrezik për rikthimin e vizave
Në të njëjtin dokument i kërkon që ligji të rikthehet në Kuvend për rishikim, pasi mund të sjellë rrezikun e rikthimit të vizave për Shqipërinë. Kjo për shkak se në raportin e fundit të progresit, Komisioni Evropian i ka bërë disa herë Shqipërisë lidhur me pasaportat e arta.
20 Dhjetor 2022, 16:47Nga k.m.
Bajram Begaj dhe Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, me një shkresë prej 7 faqesh, i ka kërkuar presidentit Bajram Begaj mosdekretimin e ligjit për portin e Durrësit. Në të njëjtin dokument i kërkon që ligji të rikthehet në Kuvend për rishikim, pasi mund të sjellë rrezikun e rikthimit të vizave për Shqipërinë. Kjo për shkak se në raportin e fundit të progresit, Komisioni Evropian i ka bërë disa herë Shqipërisë lidhur me pasaportat e arta.
Kjo sepse qeveria shqiptare ka në plan të ofrojë pasaportë shqiptare apo rezidencë për të huajt që pranojnë të blejnë një apartament në pallatet që ajo ka në plan të ndërtojë në Portin e Durrësit në projektin kontrovers të marinës. Lajmi bëhet e ditur nga një kopje e projektmarrëveshjes mes qeverisë dhe kompanive private, projektmarrëveshje që po i nënshtrohet një shqyrtimi parlamentar me procedurë të përshpejtuar, ndërsa është negociuar privatisht në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zyrtarët e qeverisë.
Ndaj dhe Bylykbashi duke përdorur këtë pikë të kontratës, kërkon rikthimin në Kuvend të projektligjit që kaloi në mesnatë pak kohë më parë vetëm me votat e opozitës.
"Opozita ka denoncuar prej kohësh projektin për portin e Durrësit, i cili ka dyshime serioze për shkelje të shumta kushtetuese dhe ligjore nga ana e institucioneve shtetërore. PD ka depozituar tashme në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për deklarimin anti-kushtetues të marrëveshjes ndërkombëtare që lidhet me aferën e portit të Durrësit. Mbi të gjitha është një projekt i paligjshëm për shkak se bie ndesh me Kushtetuetën e vendit, marrëveshjen e stabilizim-asociimit me Bashkimin Europian dhe së fundmi rrezikon rikthimin e vizave ndaj shqiptarëve për shkak të dhënies së shtetësisë shqiptare ndaj atyre personave që investojnë tek ky projekt. Në përmbledhje të disa nga arsyet jo shteruese që provojnë anti-kushtetueshmërinë e këtij ligji, dëshirojmë që të ritheksojmë edhe njëhere se ju jeni autoriteti shtetëror garant për mbrojtjen e interesave të popullit shqiptar. Në këtë kuadër, çmojmë se ju keni sot detyrën e vështirë por njëkohësisht edhe mundësinë e veçantë që duke e kthyer këtë ligj për rishqyrtim në Kuvend të mbroni interesin e popullit shqiptar. Për sa më sipër, mbetemi të hapur për informacione shtesë dhe jemi të bindur që roli juaj si mbrojtës i Kushtetutës dhe garant i sovranitetit dhe i interesit publik, do të mbizotërojnë në këtë vendimmarrje,"-shkruhet ndër të tjera.
Tani "topi" mbetet në fushën e presidentit, a do ta kthejë ligjin për rishqyrtim në Kuvend.