LIVE UPDATES
Politike

PD i kaloi Berishës, Basha përjashton bashkëpunimin: Shqipëri që meriton më shumë, do të bëjmë ankim në Gjykatën e Lartë

Kjo alternative, saktësoi ai, do të jetë në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se si do të shprehet Gjykata e Lartë, ku Basha ka njoftuar se do të kundërshtojë vendimin e Apelit

17 Qershor 2024, 18:50 Nga M.B
PD i kaloi Berishës, Basha përjashton bashkëpunimin:
Lulzim Basha

TIRANA- Në Shqipëri, pasi Gjykata e Apelit ia njohu ish kryeministrit Sali Berisha, drejtimin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha përjashton çdo formë bashkëpunimi me ata që i cilëson si hije të së shkuarës që janë kthyer në simbole të korrupsionit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Basha deklaroi se ai do të vijojë përpjekjet duke iu ofruar shqiptarëve një alternativë të re, të ndryshme nga ajo që përfaqëson kryeministri Edi Rama dhe Berisha. Kjo alternative, saktësoi ai, do të jetë në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se si do të shprehet Gjykata e Lartë, ku Basha ka njoftuar se do të kundërshtojë vendimin e Apelit

Zëri i Amerikës: Zoti Basha, jemi në një moment të rëndësishëm për ju dhe aksionin tuaj politik. Ndërsa Gjykata e Apelit dha një vendim ku ia njohu përkatësinë e Partisë Demokratike, zotit Berisha dhe mbështetësit të tij, dhe kur zgjedhjet e ardhshme nuk janë fort larg, çfarë përfaqëson kjo, për të ardhmen tuaj politike?

Lulzim Basha: Nuk e shoh asnjëherë në këndvështrimin personal, madje as thjesht të forcës politike që kam drejtuar deri të marten, dhe bashkimin e njerëzve që vazhdon të shpresojë për një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri që meriton më shumë. Këtu është fokusi im, fokusi i atyre që na rrethojnë e që na mbështesin, sepse vendimi i së martës, përpos në këndvështrimin tonë, edhe profesional, është i padrejtë, e kjo është arsyeja pse do të bëjmë ankim në Gjykatën e Lartë, është një vendim në vazhdën e një bashkëjetese mes kryeministrit dhe ish kryeministrit, ku thelbi është që t’i mohojnë shqiptarëve një aternativë e një shpresë për të dalë nga kjo gjendje.

Ndaj detyrimi ynë kryesor është ndaj shqiptarëve dhe për shqiptarët, të cilët meritojnë më shumë se sa të zgjedhin mes kryeministrit dhe ish kryeministrit, me sentencën, kush është më pak i korruptuar, që të kenë një alternativë të plotë. Për fat, vetëm dy javë më parë, kjo alternativë është shpalosur me të 5 komponentët e saj. Me familjen shqiptare në qendër, me propozimet tona për fondin për mirëqënien e familjes, me propozimet tona për ekonominë shqiptare, për taksën e sheshtë, për thjeshtimin e burokracive, për krijimin e një klime biznesi miqësore për bizneset shqiptare, që do të nxisë punësimin dhe të ardhura më të larta për shqiptarët, me propozimet tona për të përndjekurit politik dhe pronarët duke e kthyer Partinë Demokratike, për herë të parë në 34 vite, te premtimet e papërmbushura, me të cilat nisi rrugëtimin e saj, te siguria kombëtare, me propozimet tonë për xhandërmarinë kombëtare dhe për një qasje të re ndaj forcave të armatosura, dhe natyrisht te lufta ndaj korrupsionit, ku angazhimi ynë për mbështetjen ndaj Drejtësisë, në veçanti ndaj SPAK-ut, mbetet i palëkundur, si dhe propozime të tjera, siç është krijimi i njësisë për zbulimin dhe rekuperimin e aseteve dhe pasurive të vjedhura shqiptare, apo shndërrimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në një gjykatë me forcë vendimmarrëse.

Alternativa është shpalosur. Zoti Rama nuk do që kjo alternativë të diskutohet. Ai do që zgjedhjet e ardhshme të bëhet me gogolin Sali Berisha para socialistëve të mërzitur e të mllefosur me qeverisjen e tij të korruptuar. Zoti Berisha mjaftohet me vulën e PD-së. As unë dhe as mbështetësit tanë, nuk e kanë bërë kurrë këtë betejë, për vulë, për logo apo karrige, por për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse besojmë se Shqipëria meriton më shumë dhe jemi të gatshëm e të vendosur të ofrojmë më shumë se sa ofron tangoja e kryeministrit me ish kryeministrin.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha, janë të shumtë ata që shohin në fjalimet tuaja, qëndrimin e një njeriu, i cili sikur sapo ka ardhur në politikë, ndërkohë që ju jeni në politikë prej shumë vitesh. Prej 2013 keni drejtuar opozitën. Eshtë e vështirë për ta, të besojnë se ju mund të sillni një ndryshim. Si mund t’i bindni ata se ju jeni ndryshimi, ndërkohë që ju patët në dorë një opozitë akoma më të madhe se kjo forcë që po drejtoni tani dhe megjithatë nuk arritët ta çoni në pushtet…

Lulzim Basha: Ankthi prej ndryshimit që unë përfaqësoj kulturalisht si brez, bashkë me bashkëpunëtorët e mi, është ajo që ka mobilizuar të gjithë faktorët kundër nesh. Opozita e drejtuar nga unë është gjendur nën sulme si asnjë opozitë në 34 vite. Ju kujtoj këtu pagesat për 50 milionë sms, kundër meje personalisht. Korruptimin e Drejtorit të kundërinteligjencës amerikane të zyrës së Nju Jorkut të FBI-së, si një akt i paprecedente nga një anëtar i Natos, kundër një tjetër anëtari të Nato-s. Të gjitha për llogari të ngushta politike, për luftë politike, kundër meje si kryetar i Partisë Demokratike dhe alternativës që unë përfaqësoj.

Për një arsye fare të thjeshtë dhe dua ta them fare qartë sot. Këta të dy i shohin shqiptarët si pula që u bëjnë vezë. Dhe në këtë fermë pulash ka një administrator të përgjithshëm që është kryeministri, dhe ka një bashkëaksioner që merr pjesën që i takon. Këta nuk duan që ky realitet, i çimentuar prej të paktën 12 vitesh, të ndryshojë, dhe investimi më i sigurt, që kjo të mos ndryshojë, është të godasin çdo alternativë të besueshme, siç është Partia Demokratike nën drejtimin tim, siç është alternativa jonë për “Shqipëria meriton më shumë”. Ndaj ajo që ka ndodhur të martën, nuk është, asgjë tjetër, veçse një episod më shumë, në këto goditje 12 vjeçare ndaj meje, ndaj bashkëpunëtorëve të mi, ndaj kësaj altarnative, ndaj kësaj mënyrë të re, kulture të re që mëton t’i trajtojë shqiptarët si qenie me dinjitet, racionale, që meritojnë më shumë, e për të ruajtur monopolin politik, për ta trajtuar Shqipërinë, si fermën e tyre të pulave, dhe për të vazhduar për t’i trajtuar shqiptarët, si pula që bëjnë vezë për ta.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha, ju patët një përballje dhe brenda Partisë Demokratike, në 2021 kur larguat zotin Berisha. Megjithatë duket se përballja juaj me zotin Berisha, dështoi. Ju humbët mbështetjen e grupit parlamentar, i cili erdhi duke u reduktuar dhe rrezikon të tkurret më tej. Dhatë dorëheqjen nga PD, e u rikthyet. Zoti Berisha kishte marrë selinë e tani e humbët dhe zyrtarisht PD-në. Përse, për opozitarët, alternativa juaj është më e besueshme se ajo e zoti Berisha?

Lulzim Basha: Sepse është e sinqertë. Eshtë e drejtpërdrejtë. Unë nuk them se nuk është e vështirë. Përkundrazi. Unë po e them fare hapur se këta kanë synim ta pamundësojnë një alternativë për shqiptarët në zgjedhje. Ndaj bashkohen rreth kësaj pike, ndonëse bëjnë sikur luftojnë mbi pika të tjera që shqiptarët të mos kenë një alternativë. Cila është altermativa e zotit Berisha? Eshtë kauza e tij personale dhe këtë e kupton fare mirë zoti Berisha. E di dhe zoti Rama. Për të, zoti Berisha është aseti i vetëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. E kuptojnë dhe ndjekësit e zotit Berisha. Dhe tregohen hipokritë me demokratët. Të gjithë e dinë që në këtë situate, PD nuk ka asnjë shans të vijë në pushtet e të largojë zotin Rama.

Që PD të vijë në pushtet duhet të ketë një alternativë të besueshme që ta përqafojnë të gjithë shqiptarët. Për këtë qëndroj unë, për këtë qëndrojmë të gjithë së bashku, siç kemi qenë para datës 11 qershor, duke besuar në vlera, duke besuar në parime dhe tashmë me një ofertë të qartë politike

Ajo që dua të bëj të qartë për njerëzit, për ndjekësit tanë, por dhe për të gjithë shqiptarët, është që kjo alternative, do i paraqitet shqiptare në zgjedhjet e ardhshme. Sigurisht beteja jonë është që t’u paraqitet me logon e PD-së duke e kthyer atë te vlerat me të cilat e nisi rrugëtimin, ndonëse shumë prej këtyre vlerave u tradhëtuan apo u harruan gjatë rrugës. Por kjo nuk është në dorën tonë. Në dorën tonë është të bëjmë gjithshka për kthimin e legjitimitetit të Drejtësisë dhe të shpalosim alternativën tonë, kudo anembanë Shqipërisë. Eshtë dicka të cilën shqiptarët mezi e presin.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha, sidoqoftë shifrat janë kokëforta. Zoti Berisha gëzon një mbështetje shumë herë më të madhe se sa ju në gjirin e opozitës. Për më tepër, ka dhe Partinë Demokratike zyrtarisht, që do të thotë dhe burime më të shumta financiare por dhe burime njerëzore, përfaqësuesë në komisionet zgjedhore, gjë që e kishit ju deri tani dhe nuk do e keni në zgjedhjet e ardhshme, në pritje të një vendimi të Gjykatës së lartë, natyrisht…

Lulzim Basha: Këto janë padiskutim evidente, siç është evidente dhe dëshira dhe plani i Edi Ramës që kjo të jetë fushata e ardhshme. Sepse në këtë fushatë, dihet rezultati. Sali Berisha është gogoli, shqiptarëve u paraqitet alternativa cili është më pak I korruptuar dhe natyrisht dhe me truket që Edi Rama ka bërë vazhdimisht traditë në zgjedhje, dihet rezultati. Kundër kësaj statuskuoje qëndrojmë ne. Ne nuk e pranojmë këtë gjendje, Nuk e pranojmë këtë Shqipëri pa alternativë, me shqiptarë kokëulur që trajtohen si konsumatorë mjerën të një pushtet dual, i cili vazhdon të hedhë valle, të pasurohet, të marrë më shumë pushtet, ndërkohë që vendi zbrazet.

Për këtë arsye, ajo që kemi marrë përsipër nuk është një llogaritje e vogël, teknikalitetesh jo të parëndësishme, por është një mision. E kemi nisur si mision, sepse po ta kishim nisur për pragmatizëm, do kishim marrë rrugën e atyre hipokritëve që shkojnë te Sali berisha, e thonë “Rroftë Berisha”, “Berisha kryeministër”. Ndërkohë që sapo ndahen, thonë se “me këtë nuk vihet ne pushtet dhe hajde të vëmë shishen, kur t’i shkasë këmba”.

Po kjo është një hipokrizi, dhe një llogari meskine personale karakteresh të deformuara politikisht, dhe këta janë tradhëtarët e vërtetë të interesit të demokratëve dhe të interesit të qytetarëve shqiptarë, Ndërsa ne qëndrojmë ballëlartë. Betejën e kemi bërë për kauza parimore, sepse besojmë që një PD pa një aleancë të ngushtë me SHBA-të, me Britaninë e madhe, dhe BE-në nuk mund të vijë në pushtet.

Ne besojmë se që Edi Rama të mundet, nuk mjaftojnë klithmat e denoncimeve, në veçanti kur hollohen me hijet e pazareve, por duhet një alternativë e besueshme që u ofron shqiptarëve zgjidhje dhe që e rikthen PD si alternativë të së djathtës në Shqipëri, me familjen, me ekonominë, me luftën kundër korrupsionit, me pronat dhe të përndjekurit, dhe natyrisht me sigurinë kombëtare, këto kohë, në qendër të programit, që është pikërisht programi që ne u ofrojmë shqiptarëve.

Zëri i Amerikës: Ju folët për hipokritë, tradhëtarë, po a ndjeni përgjegjësi për gjithë këtë masë hipokritësh dhe tradhëtarësh, sepse të paktën, i gjithë grupi parlamentar është aty dhe kandidoi me firmën tuaj?

Lulzim Basha: Padiskutim. Sigurisht që kam përgjegjësitë e mia për gjithshka që kam bërë. Por në situatën që ndodhi në PD, gjithkush mban përgjegjësi për integritetin, apo mungesën e integritetit që tregoi në momente kyçe. Unë ndjehem me fat dhe i bekuar, që në momente kyçe, qindra mijëra demokratë, sado e vështirë ishte, dhe më të vështirë na e bënë, me sulme të pafundme personale, me qeverisjen e Edi Ramës, me gjithë truket e makinacionet e tyre, qëndruan sepse besojnë në vlera.

Nuk mund t’i kërkosh askujt më shumë vlera seç ka. Ka njerëz të thjeshtë, demokratë të thjeshtë, qytetarë, ndoshta të paangazhuar deri para disa vitesh në PD, që e kuptojnë se kjo është një betejë, jo thjesht për zgjedhjet e radhës, por dhënies fund të tranzicionit dhe lojërave të tranzicionit mes të njejtëve aktorë të vjetër politikë, dhe vizionit për një Shqipëri ndryshe, që të gjitha vlerat dhe potencialin e vet i vendos në dispozicion të shqiptarëve, dhe jo shqiptarët në dispozicion të liderëve të vjetër politikë.

Këtu ka dhe njerëz që bëjnë hesape të ngushta dhe kujtojnë se nuk kuptohen, kur për pazaret e tyre të vogla tradhëtojnë këto vlera e kauza, haptazi, që në këtë moment shesin shpresën për ndryshim e rrotacion në 2025, me shpresën se do u vijë dita. Natyrisht secili bën llogaritë e veta. Kjo është dhe një shpalosje mes forcës së integritetit të qindra, mijërave shqiptarëve, demokratëve që besojnë se PD ka një mision dhe të tjerëve që kanë treguar një personalitet të deformuar, apo u është deformuar personaliteti, me presionin e parë që kanë patur.

Zëri i Amerikës: A është një opsion, bashkëpunimi me PD-në, tani të zotit Berisha, në zgjedhjet e ardhshme, qoftë dhe si dy forca të ndryshme politike, por që për një zjedhje taktike vendosin të jenë bashkë përballë shumicës?

Lulzim Basha: Synimi ynë kryesor është largimi i kësaj qeverie të korruptuar, si një hap i parë për ndryshimin e Shqipërisë, për kthimin e Shqipërisë shqiptarëve, për rindezjen e shpresës dhe për të mos lejuar që vendi të zbrazet. Ky nuk është thjesht një synim politik, është një objektiv, një mision kombëtar dhe për këtë do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që vërtetë besojnë se kjo është e mundur dhe janë gati të bëjnë gjithshka që ta bëjnë të mundur.

Nëse ka aktorë të cilët në radhë të parë nuk besojnë se kjo është e mundur, sepse bëjnë llogarira të vogla dhe pastaj nuk janë gati të bëjnë gjithshka, përkundrazi janë gati të flijojnë interesat e shqiptarëve, e shumicës së shqiptarëve që duan ndryshim, përfshirë interesat e demokratëve, për hallin e tyre personal apo për pazaret e tyre të vogla personale, ata sigurisht e kanë përcaktuar vetë vendin e tyre në skakierën e përballjes elektorale që po vjen.

Zëri i Amerikës: Kush janë këta aktorë zoti Basha, a kanë emër?

Sot për sot, ajo që dua të them, është se koha e hipokrizisë ka marrë fund në PD. Me datë 11 qershor ka rënë dhe alibia e fundit për hipokritët. PD e ka urgjente shpalosjen e një alternative fituese para shqiptarëve. Zoti Berisha nuk është zgjidhja. Kalkulues të vegjël meskinë që janë aty dhe i shkelin syrin njëri tjetrit, “ja sa t’i shkasë këmba këtij, kemi shishen, po ja iku 2025, të vijë 2029”, jo vetëm që nuk janë zgjidhja por janë dhe më të dëmshëm, sepse ky e ka për hallin e tij personal, kurse ata janë dhe më hipokritë e më të rrezikshëm për interesat e demokratëve.

Por nga ana tjetër ka me dhjetra, me qindra personalitete, disa prej tyre historik, që kurrë nuk janë konformuar edhe në ditët më të vështira të PD-së, disa të rinjë që kanë dhënë kontributet e tyre në këto tre vite, disa që sapo na janë bashkangjitur, profesionistë, disa i kishim të pramishëm në shpalosjen e platformës.

Pra ka shumë demokrate e demokratë, ka shumë të djathtë, pinjollë të të përndjekurve dhe pronarëve, sipërmarrës apo mbështetës të sipërmarrjes së lirë, njerëz që besojnë te familja shqiptare, si gurë themeli i shoqërisë, njerëz që besojnë se Shqipëria duhet të luajë rolin e vet në këto kohë të turbullta për të qëndruar në krah të Kosovës, dhe për të mbrojtur vlerat euroatlantike në rajon, duke marrë përgjegjësitë që i takojnë. Njerëz që besojnë se pa luftuar korrupsionin, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë, pa mbështetjen pa kushte për SPAK-un, për t’i shkuar deri në fund pastrimit të politikës shqiptare nga të korruptuarit, vendi nuk mund të bëj përpara dhe këta janë në krahun tonë dhe në jemi në krahun e tyre dhe çdo shqiptari.

Zëri i Amerikës: Ku ishin këta njerëz që nga 2013, kur ju drejtuat opozitën, pse nuk u afruan në PD?

Lulzim Basha: Shumë prej tyre u afruan. Por një pjesë nuk u afrua, sepse panë atë që ne refuzuam të shikonim, deri në shpalosjen e ngjarjeve të viteve të fundit. Panë një mungesë sinqeriteti, panë një dyfytyrësi, diçka që premtohej dhe diçka tjetër që bëhej. Panë një dualizëm, tjetër gjë thuhej dhe tjetër gjë bëhej, tjera grupeve interesi u premtoheje mbështetje, dhe përfaqësuesë të të tjerëve merrnin pushtet. Premtohej një qëndrim pa kompromis, ndërkoh bëhej kompromis me kompromisaxhinjtë e Edi Ramës.

Kjo kohë ka marrë fund dhe duhet të marrë fund për çdo demokrat dhe çdo shqiptar. Këtu qëndrimi ynë është i qartë. Largimi me çdo kusht i Edi Ramës dhe qeverisjes së tij të korruptuar, vjen vetëm përmes një përkushtimi të ri, të panjollë. Prandaj kam përjashtuar si jo logjik, çdo lloj bashkëpunimi me hije të së shkuarës që vetëm janë kthyer në simbole të korrupsionit dhe s’mund të jenë kamardare shpëtimi, as për PD-në dhe as për shqiptarët./ VOA

lulzim basha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet