Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ajo shton se kriza ekonomike që po kalon vendi është një krizë me origjinë mazhorancën socialiste dhe sistemin e korruptuar fiskal që qeveria ka sponsorizuar.
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sot, një ditë para shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese të ligjit për taksimin e profesioneve të lira, duke thënë se kjo është një betejë kundër një sistemi të korruptuar fiskal.
Tabaku thotë se në Kosovë profesionet e lira taksohen me 9% ndërkohë që punëtorët taksohen me një progresivitet deri në 10% (pra më poshtë se në Shqipëri). Ajo shton se kriza ekonomike që po kalon vendi është një krizë me origjinë mazhorancën socialiste dhe sistemin e korruptuar fiskal që qeveria ka sponsorizuar.
POSTIMI I TABAKUT:
Ditën e nesërme Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në një seancë të hapur kushtetuetshmërinë e Taksimit të Profesioneve të Lira.
Qeveria pretendon se ne që e kundërshtojmë këtë taksë, jemi disa anarkistë që nuk duam fare taksimin. Në të vërtetë, ne jemi njerëzit racionalë që jemi kundër taksimit të pandershëm dhe një sistemi korruptiv që i bën të paguajnë shumicën më shumë duke i rënduar në kurriz barrën e rëndë fiskale.
Politika e taksimit të pandershëm dhe sistemit korruptiv ka shkatërruar sipërmarrjen e lirë dhe padyshim riskmarrësit kanë vendosur të largohen nga vendi. Rreziku është që profesionistët e lirë të shkojnë në Kosovë apo vendet fqinje të rajonit. Pse? Në Kosovë profesionet e lira taksohen me 9% ndërkohë që punëtorët taksohen me një progresivitet deri në 10% (pra më poshtë se në Shqipëri). Nëse në Shqipëri profesionet e lira taksohen në letër me 15% deri në 23% në vendet e rajonit ky taksim është shumë më i ulët.
Bizneset e reja që po krijohen në Shqipëri janë në përqindje më të ulëtat që nga viti 2010. Sipërmarrjet e reja për vitin 2023 ishin 10.5% e totalit të ndërmarrjeve aktive dhe ky është treguesi më i ulët që nga viti 2010 por dhe në nivelin e pandemisë. Investimet e Huaja Direkte janë rritur në vlerë por realisht ata janë investime në blerjen e apartamenteve pasi ekonomia e monopolizuar dhe ligjet me porosi të kësaj mazhorance nuk ofrojnë asnjë mundësi investimi serioz
Kriza ekonomike që po kalon vendi është një krizë me origjinë mazhorancën socialiste dhe sistemin e korruptuar fiskal që kjo mazhorancë dhe qeveri ka sponsorizuar. Prandaj nesër beteja në Kushtetuese për Profesionet e Lira është në të vërtetë një betejë kundër një sistemi të korruptuar fiskal që është ngritur për të taksuar punën, dijen dhe riskun sipërmarrës ndërkohë që u fal taksat një pakice që përfiton gjithë të mirat e buxhetit, pra taksave të shqiptarëve.
Sali Berisha TIRANA- Lideri i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, e ka humbur të hënën apelin kundër ndalesës p&eum...
Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp. Meta gjat...
Berisha TIRANË- Udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha, ish-presidenti dhe kryeministri i vendit, humbi të hën&eum...
Këlliçi TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur ditën e sotme një de...
Sali Berisha ANGLI- Udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha, ish-presidenti dhe kryeministri i vendit, humbi të hën&eum...
Beleri TIRANË-Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ditën e sotme ka paraqitur në Gjykatën e Lartë...
Jamarbër Malltezi TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka sfiduar Prokuror...
Arlind Qori TIRANË- Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori mbrëmjen e djeshme ka njoftuar ndarjen nga jeta të babit të tij...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve t...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve t...