11 Maj 2026, 20:37
Nga E.d
Ilir Meta
TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas seancës gjyqësore e cila u zhvillua ditën e sotme në GJKKO. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta u shpreh se duhet durim, pasi sipas tij akuzat e tjera do të çmontohen njëra pas tjetrës.
Ai tha se Prokuroria ka rrëzuar akuzën kryesore ndaj tij, për lobimin e pretenduar prej 1 milion dollarësh për një foto me Presidentin Donald Trump.
Meta theksoi se para gjykatës prokurori pohoi se bëhet fjalë vetëm për një pagesë të ligjshme prej 15 mijë USD për McKeon Group, pikërisht ajo të cilën ai tha se ka deklaruar publikisht.
Reagimi i Metës:
Sot, në seancën radhës të gjykimit në themel, vetë Prokuroria rrëzoi akuzën kryesore ndaj meje për gjoja lobimin 1 milion USD për një foto me Presidentin Trump.
Para gjykatës prokurori pohoi se bëhet fjalë vetëm për një pagesë të ligjshme prej 15 mijë USD për McKeon Group, pikërisht ajo që kam deklaruar publikisht, por edhe në SPAK, që para 3 vitesh, kur jam thirrur për këtë çështje.
Shikoni tani titujt e lajmeve të rreme të “Mother Jones” dhe “Kronen Zeitung”, të sponsorizuara me paratë e inceneratorëve dhe të mafias ndërkombëtare, mbi të cilat u ndërtua kallëzimi i rremë dhe akuza kryesore kundër meje, akuzë mbi të cilën u mbështet rrëmbimi dhe izolimi im politik prej 19 muajsh, akuzë që sot u rrëzua nga vetë Prokuroria.
Durim! Edhe akuzat e tjera do të çmontohen njëra pas tjetrës./Dosja.al
ilir meta gjkko prokuroria
Politike
11 Maj 2026, 19:56
E.d
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka deklaruar se Tirana është një qytet q&eu...
Politike
11 Maj 2026, 19:56
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se qytetarët shqiptarë treguan se nuk dorëzohe...
Politike
11 Maj 2026, 19:35
E.d
Flamuj të BE-së
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhanë mbështetje politi...
Politike
11 Maj 2026, 18:48
E.d
Monika Kryemadhi dhe Kujtim Cakrani
TIRANË- Avokati i ish-presidentit Meta, Kujtim Cakrani tha se shpenzimet në familje i ka kryer Monika Kr...
Politike
11 Maj 2026, 18:39
D.S
Kujtim Çakrani
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndarë çështje...
Politike
11 Maj 2026, 18:40
E.d
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza.
KOSOVA- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate,...
Politike
11 Maj 2026, 18:21
E.d
Ilir Meta
TIRANË- Avokati i ish-presidentit të vendit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka shpjeguar simbolin që Meta përdori në gjyq...
Politike
11 Maj 2026, 17:22
E.d
Monika Kryemadhi
TIRANË- Seanca gjyqësore e cila u zhvillua ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korru...
Politike
11 Maj 2026, 16:28
E.d
Robert Ndrenika
TIRANË- Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika ka folur lidhur me takimin që pati në gjykatë me kryeta...
Politike
11 Maj 2026, 15:54
D.S
Robert Ndrenika
TIRANË- Vetëm disa ditë pas takimit të ngrohtë mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe aktorit Robert Ndrenika, ...