LIVE UPDATES
Politike

"Partia është e doktor Berishës", Alimehmeti: PD duhet të forcohet përmes figurave, hapjes, rithemelimit! Nuk ka nevojë për...

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Alimehmeti theksoi disa herë se kryetar i Partisë Demokratike mbetet Berisha, të cilin e ka votuar dy herë, duke mohuar se lëvizja ka synim ndryshimin e lidershipit.

4 Dhjetor 2025, 21:16 Nga M.L
"Partia është e doktor Berishës", Alimehmeti: PD duhet
Alimehmeti, Rakipi

TIRANA- Demokrati Ilir Alimehmeti tha sot se lëvizja e re brenda PD-së nuk është një përpjekje për të sfiduar Sali Berishën, por një nismë për të rienergjizuar partinë dhe për të përfaqësuar më mirë votuesit. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Alimehmeti theksoi disa herë se kryetar i Partisë Demokratike mbetet Berisha, të cilin e ka votuar dy herë, duke mohuar se lëvizja ka synim ndryshimin e lidershipit.

Sipas Alimehmetit, PD ka energji dhe rryma të ndryshme që duhen përfaqësuar dhe forcuar, duke shtuar se në pranverë priten zgjedhje të figurave drejtuese të partisë dhe se shumë prej tyre kanë nevojë për rifreskim. Ai nënvizoi se qëllimi është bashkimi i demokratëve dhe rritja e kapaciteteve organizative të partisë, jo krijimi i përçarjes.

BISEDA:

Ylli Rakipi: Ju po përpiqeni ndoshta të rregulloni dicka që nuk rregullohet. Si të ngjallësh jnë njeri që po vdes… PD është ajo që ne shohim. Flamuri është aty, Vokshi, Paloka, e me rradhë. Pra doni të ndryshoni një gjë që doktori e ka krijuar me kujdes shumë të madh?

Ilir Alimehmeti: Ju edhe kur e hapët, folët për Foltoren e kaluar dhe të tanishmen. Ndryshon Foltorja e Berishës kundër Bashës, nga diskutimi që po bëhet sot. Patjetër ia mori Lulzim Bashës. Partia është e doktor Berishës. Është kryetar, unë e kam votuar dy herë. Nuk është lëvizje anti-kryetar ose për kryesi, por një luftë dhe përpjekje për bashkim. Ka energji të ndryshme brenda PD-së, të cilat përfaqësohen nga njerëz të ndryshme. VEtëm një prej forcave të mëdha është e përfaqësuar gjerësisht. Këtu lind nevoja për të përfaqësuar më mirë rrymat që ndodhen në PD. Ne duam të bashkojmë forcën e PD-së bashkë, në një PD sa më të plotë, që të jetë lider i opozitës, në luftnë për pushtet nesër. Nuk është foltore kundër kryetarit dhe për të marrë vendin e kryetarit.

Ylli Rakipi: Ju kërkoni fraksion në PD, apo ndryshim lidershipi në PD?

Ilir Alimehmeti: Ju e dini që pranverën që vjen, do t ëketë mundësi për të votuar figurat drejtuese të PD. Shumë prej këtyre figurave, nevojitet një lloj rifreskimi, për të përfaqësuar elektoratin. Kanë votuar mbi gjysmë milioni njerëz. Duhet të forcohet PD, përmes figurave, hapjes, rithemelimit. Këto kanë qenë premtimet që janë bërë, kanë qenë premtime që kanë qëndruar. Nëse u rikthehemi këtyre shinave… Unë kam hyrë në prill të 2022 në PD, ishte ditë të vështira për Berishën. Unë e di shumë mirë ku qëndroj. Nëse shihet si përcarje, nuk mbështes përcarjen por vetëm bashkimin. Ka nevojë për ndryshim të disa figura. Këto fliten së pari në struktura drejtuese, por që ka një nevojë, ka një nevojë. Nuk është si Foltorja e doktor Berishës. Është një format rienergjizues, kërkojnë të përfaqësohen.

Ylli Rakipi: Pra po thua që doktorin nuk e lëviz topi nga aty?

Ilir Alimehmeti: Me fjalët tuaja po.

Ylli Rakipi: Ju e votoni më Berishën?

Ilir Alimehmeti: Ka njeri që e vë në dyshim këtë?

Ylli Rakipi: Ne po.

Ilir Alimehmeti: Hajde të diskutojmë.

Ylli Rakipi: Se që është kryetar ai ne e dimë, edhe pas vdekjes ai do të jetë kryetar.

Ilir Alimehmeti: Procesi i votimit duhet të jetë i hapur dhe transparent. Por nëse dikush votohet, atij i takon të drejtojë.

Ylli Rakipi: Kjo është një pronë e doktorit. Ju kërkoni retushim të pronës. Të bjerë përshembyll Flamuri dhe të shkojë një nga ju. Gjallë në botë Alimehmet… Po të bjerë doktori mund të bien këta. Ai ka zgjedhur këta. Ju meritoni vende për shkak të votave, por nuk mendon doktori kështu.
Berisha thotë që këta që erdhën në takimet e Durrësit nuk janë demokratë.

Ilir Alimehmeti: Unë i ftuar isha, njoh disa prej tyre. Megjithatë, ajo që kemi nevojë sot si PD, kemi nevojë një nivel organizativ më të larë. Kjo nuk ka asnjë lloj dyshimi. Nga ky aspekt organizativ mund të bëhet shumë më mirë./ Dosja.al

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet