LIVE UPDATES
Politike

Pa audio dhe opozitën, BIRN: Si i mbylli PS dyert e komisioneve parlamentare

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, sipas zbardhjes së diskutimeve në procesverbal, të pranishmit diskutuan edhe për sjelljen e opozitës, e cila sapo kishte nisur protestën për bllokimin e punës së komisioneve si reagim ndaj rrëzimit të kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

26 Dhjetor 2023, 20:59 Nga I.A
Pa audio dhe opozitën, BIRN: Si i mbylli PS dyert e komisioneve
Konferenca e Kryetarëve

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve e 1 nëntorit nuk pati debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, edhe për faktin se përveç deputetit Dashamir Shehi, pesë përfaqësuesit e tjerë të PD-së munguan ose u larguan nga mbledhja.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, sipas zbardhjes së diskutimeve në procesverbal, të pranishmit diskutuan edhe për sjelljen e opozitës, e cila sapo kishte nisur protestën për bllokimin e punës së komisioneve si reagim ndaj rrëzimit të kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Megjithatë, sipas administratës së Kuvendit, zbardhja në letër nuk përfshin një moment të vetëm gjatë mbledhjes disa orëshe kur sistemi audio ‘nuk ka funksionuar', gjatë së cilit mazhoranca miratoi vendimin e debatueshëm për kalimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare online.

Çuditërisht, vendimi për kalimin e komisioneve parlamentare online – i cili reflektohet në një aneks të veçantë të procesverbalit të mbledhjes, nuk kujtohet nga deputeti i vetëm i opozitës në sallë, Dashamir Shehi.

“Nuk u diskutua fare,” tha Shehi në një bisedë telefonike,- “sepse po të ishte diskutuar do ta kundërshtoja si abuzim me të drejtën parlamentare”.

Sipas rendit të ditës, mbledhja e Konferencës së Kryetarëve përfshinte prezantimit e projektligjit të buxhetit 2024 nga ministri i Financave, Ervin Mete dhe të kalendarit për miratimin e tij, si dhe miratimin e draft-kalendarit të punimeve të Kuvendit për tre javët në vazhdim.

Kalimi i mbledhjeve në internet i dha mundësi mazhorancës që t'i bënte bisht përpjekjes së opozitës për bllokimin e komisioneve parlamentare, duke kaluar një seri aktesh të debatueshme, përfshirë një marrëveshje me Italinë për ngritjen e qendrës së refugjatëve në Lezhë – e pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, ndryshimin e Rregullores së Kuvendit dhe ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore.

Rregullorja e Kuvendit parashikon që praktika online përdoret në rastet e “gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme apo fatkeqësisë natyrore”. Kalimi i punimeve online u kundërshtua nga opozita si anti-ligjor dhe tentativë për shuar zërin opozitar.

Mbledhjet e komisioneve parlamentare nëpërmjet aplikacionit  Zoom u përdoren për herë të parë në vitin 2020 pasi qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë së COVID-19. Socialistët tentuan ta vijonin praktikën edhe në sesionin parlamentar në vitin 2021, por pas kundërshtimit të opozitës u tërhoqën.

Sipas procesverbalit të zbardhur të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve më 1 nëntor, të siguruar nga BIRN nëpërmjet një kërkese për të drejtë informimi, në këtë mbledhje nuk rezulton që të jetë propozuar, diskutuar apo miratuar një vendim që do të ndryshonte katërcipërisht mënyrën e funksionimit të Kuvendit në 2 muajt e ardhshëm.

Në zbardhjen fjalë për fjalë të diskutimeve në procesverbalin e mbledhjes së 1 nëntorit, kuptohet që përfaqësuesit e mazhorancës ishin të shqetësuar për situatën ku komisionet nuk po arrinin dot të bënin mbledhje normale. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e quajti situatën “një kurth”.

“Të shpëtojnë sa më shpejt nga ky kurth, dhe neve do të na kenë këtu, si në Konferencën e Kryetarëve, ashtu edhe si shumicë, të gatshëm për t'u përgjigjur në lidhje me të gjitha detyrat dhe kërkesat e tyre kushtetuese,” citohet Spiropali në transkriptin e mbledhjes.

Nga procesverbali kuptohet që në fund të mbledhjes është miratuar draft-kalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 6-24 nëntor 2023 dhe draft-kalendari i diskutimit për buxhetin e ri, por asnjë dokument për zhvillimin e mbledhjeve online.

I vetmi deputet i opozitës në mbledhje, Dashamir Shehi, kërkoi nga mazhoranca që të reflektojë dhe t'i japë hapësirë opozitës në jetën parlamentare referuar kërkesave për hetimin parlamentar.

“Në qoftë se ju shumicën që keni sot do ta përdorni si çomangë për të goditur çdo gjë që sipas ideve tuaja ju duket e gabuar, unë them se keni zgjedhur rrugën e keqe brenda fushës së parlamentarizmit,” citohet t'u drejtohet ai kolegëve socialistë.

Të martën, drejtoresha juridike e Kuvendit, Merita Qato i dërgoi BIRN me foto në aplikacionin Whatsapp një dokument me titullin “aneks-procesverbali”, një gjë e pazakontë për dokumentet të tilla, ku thuhej se propozimi dhe miratimi i vendimit për të kaluar mbledhjet online u bë në mungesë të regjistrimit audio – video.

Sipas këtij dokumenti, propozimi ishte bërë nga deputetët Arben Pëllumbi dhe Eduard Shalsi dhe kishte gjetur mbështetjen e gjithë anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

“Ky aneks procesverbal mbahet për arsye se propozimi, diskutimi dhe miratimi I kërkesës së deputetëve u zhvillua në mungesë të regjistrimit audi – video”- shkruhet në fund të tij dhe firmosur nga Lindita Nikolla, Ermonela Felaj,  Elisa Spiropali, Bledi Çuçi,  Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Eduard Shalsi, Arben Pëllumbi dhe Nasip Naço.

Dokumenti duket i shkruar me nxitim, me gabime ortografike dhe pjesërisht me ‘e' në vend të ‘ë' dhe emrat e deputetëve me shkurtime, ndryshe nga procesverbali i plotë që koordinatori për informim vuri në dispozicion të premten.

Qato nuk qe në gjendje të japë përgjigje se pse ky dokument nuk ishte bashkëngjitur procesverbalit të plotë të mbledhjes të nisur po nga Kuvendi dhe se pse në procesverbal nuk reflektohej ekzistenca e një aneksi. Ndërkohë ajo pretendoi se deputeti Dashamir Shehi nuk e ka emrin në aneks sepse u largua nga mbledhja dhe nuk ishte në momentin që u mor vendimi për mbledhjet online.

Shehi tha se iku nga mbledhja pasi u miratua kalendari 3-javor i punimeve, moment që përkon dhe me mbylljen e mbledhjes në transkriptin e procesverbalit.

“Por mund ta kenë bërë më vonë, një vendim formal, mund ta bëjnë në çdo kohë,” sugjeroi ai, duke shtuar se, -“po i bëjnë formalisht në sallë të seancave plenare, jo më aty që janë 7 veta”.

Marrë nga Reporter.al

konferenca e kryetarëve birn

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet