Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Paralelisht, shtyrja për nesër i jep kohë edhe gjykatës që të vendosë edhe ndaj kërkesës tjetër të avokatëve për përjashtimin nga procesi të gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas tyre është në konflikt interesi me ish kryeministrin.
TIRANË- Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme shtyu për nesër seancën e shqyrtimit të kërkesës për masën e arrestit në shtëpi, për ish kryeministrin Sali Berisha. Vendimi erdhi pasi avokatët e ish kryeministrit kërkuan kohë të njihen me aktet e Prokurorisë së Posaçme. Kjo e fundit ka kërkuar që arresti në shtëpi të bëhet nën mbikqyrje policore, gjë e cila sipas avokatit Genc Gjokutaj, nuk parashikohet nga ligji.
Gjykata nuk hezitoi t’i përgjigjej pozitivisht avokatëve të ish kryeministrit Sali Berisha, të cilët deklaruan se kishin nevojë për kohë në mënyrë që të njiheshin me argumentat dhe faktet e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme në mbështetje të kërkesës së tyre për të vendosur në arrest shtëpie ish kryeministrin Sali Berisha.
Paralelisht, shtyrja për nesër i jep kohë edhe gjykatës që të vendosë edhe ndaj kërkesës tjetër të avokatëve për përjashtimin nga procesi të gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas tyre është në konflikt interesi me ish kryeministrin.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që masa shtrënguese ndaj zotit Berisha të zbatohet në banesën e tij, por elementi i ri që u mësua sot, është se arresti do të duhet të realizohet nën mbikqyrje policore. Një kërkesë e cila sipas avokatit Genc Gjokutaj nuk është e mbështetur në ligj: "Paligjshmëria e kërkesës së prokurorëve është se ndryshimi masë së sigurimit është kërkuar me mbikqyrje policore, e pambështetur në ligj, çka tregon qëllimin e Prokurorisë dhe Gjykatës, jo për një proces të ligjshëm, por për t’u hakmarrë për arsye jo ligjore. Eshtë e paparashikuar në ligj kërkesa që kanë bërë prokurorët”.
Ndaj zotit Berisha nuk është ngritur ndonjë akuzë, por ai është nën hetim për procedurat e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani, nën dyshimet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin lulëzoi më pas një grup i madh pallatesh.
Fillimisht ndaj tij, gjykata miratoi masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalimin e udhëtimit jashtë vendit. Por sipas zotit Berisha, një masë e tillë ishte antikushtetuese, pasi Prokuroria do të duhej të kishte autorizimin e parlamentit. Ai refuzoi të zbatonte disa herë me radhë vendimin, gjë që çoi në kërkesën e Prokurorisë, për ashpërsimin e masës së sigurisë. Këtë herë Prokuroria ju drejtua parlamentit për të marrë autorizimin e tij, duke qenë se bëhej fjalë për arrestim.
Pavarësisht tensioneve të vazhdueshme në sallë, parlamenti e miratoi kërkesën pa hezitim, ndërkohë që një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese, nuk kishte marrë në konsideratë, mes të tjerash, kërkesën e një grupi deputetësh të opozitës, për pezullimin e masave shtrënguese ndaj zoti Berisha.
Marrë nga VOA
Sali Berisha TIRANË- Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për GJKKO-në ndaj kryedemokratit Sali Berisha ësht&eum...
Kuvendi TIRANË– Parlamenti i Shqipërisë njoftoi të martën se kishte pësuar një sulm kibernetik, gjatë të...
Sali Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi para mediave sot se procesi që ka nisur SPAk kundër tij ës...
Sali Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një dalje për mediat denoncoi shkeljet për inceneratorin...
Genc Gjokutaj TIRANË- Pas shtyrjes së seancës për vendimin ndaj Kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë p&eum...
Kuvendi TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë pohon përmes një njoftimi se nuk ka humbje të të dhënave nga sulmi kibern...
Sali BerishA TIRANË- SPAK ka kërkuar arrest shtëpie me mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit pë...
Sali Berisha TIRANË- Është ndërprerë seanca për gjyqin ndaj Sali Berishës ku SPAK ka kërkuar shtrëngimin e mas...
Sali Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një takim me të rinjtë në selinë e PD-së parad...
Berisha TIRANË- Mbahet sot seanca për ish-kryeministrin Berisha. Disa ditë më parë SPAK i kërkoi Gjykatës së Posa&...