25 Prill 2025, 13:41
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për mbylljen e disa institucioneve paralele të Serbisë në Komunën e Shtërpcës dhe në atë të Leposaviçit. OSBE në reagim thekson se mbyllja e institucioneve të tilla që ndikojnë shërbimet sociale pa dhënë alternativa tjera rrezikon të përkeqësojë tensionet.
OSBE thotë se çështjet e ndjeshme si këto duhet të trajtohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE, i cili mbetet rruga më efektive për zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
“Misioni i ka parë mbylljet e fundit të objekteve të shërbimeve publike të drejtuara nga Beogradi që ndodhën më 23 prill në Štrpce/Shtërpcë dhe Leposavić/Leposaviç, të cilat gjithashtu ndikuan në funksionimin e Qendrës për Mirëqenie Sociale. Ndërprerja e qasjes në shërbimet esenciale pa alternativa të mundshme ndikon në mënyrë disproporcionale tek komunitetet joshumicë dhe rrezikon të përkeqësojë tensionet e vazhdueshme," thuhet në reagim.
Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur më 23 prill zyrat e Fondit të Pensioneve dhe Invaliditetit (Fondi PIO), Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe Fondin Republikan për Sigurime Shëndetësore në Leposaviç, në veri të Kosovës, si dhe Ndërmarrjen Publike Komunale në Shtërpcë, komunë me shumicë serbe në jug të Kosovës.
Të gjitha këto institucione funksiononin sipas sistemit të Serbisë, të cilin Kosova e konsideron të paligjshëm dhe paralel. Institucionet sipas sistemit serb kanë funksionuar pas vitit 1999 në mjediset ku jetojnë serbët. Kosova i ka konsideruar ato të paligjshme, por megjithatë ato janë toleruar. Megjithatë, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka filluar mbylljen e tyre që nga fillimi i vitit 2024.
osbe institucione serbe
Politike
25 Prill 2025, 13:44
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se personat që merren duke krahasuar moshën e B...
Politike
25 Prill 2025, 13:40
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha ka komentuar gjatë konferencës së tij për shtyp edhe qëndrimin e dem...
Politike
25 Prill 2025, 13:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se nga Borshi në Gjorm, të gjithë e dinin se Rama ka vjedhur pron...
Politike
25 Prill 2025, 13:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se nesër do të vazhdojë fushatën elektora...
Politike
25 Prill 2025, 13:33
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një konferencë shtypi në selinë e PD, tha se tak...
Politike
25 Prill 2025, 13:31
I.A
Në bashkinë e Divjakës ka nisur procesi i dezinsektimit. Një proces i përvitshëm i ndërmarrë nga Ministria e Shën...
Politike
25 Prill 2025, 13:13
N.F
Dogjani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme në seancën e sotme përsërit kërkesën për dërgimin në gjyq t&e...
Politike
25 Prill 2025, 13:26
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar në konferencën për gazetarët në selin&eu...
Politike
25 Prill 2025, 12:58
N.F
Ivi Kaso
MALIQ- Sekretari për Çështje Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka bërë me dije se d...
Politike
25 Prill 2025, 12:53
I.A
Sali Berisha
Kreu i Partisë Demokratike ka paraqitur gjatë një takimi me studentët e mjekësisë, programin qeverises së k...