LIVE UPDATES
Politike

OSBE: Gazetarët shqiptarë nën kërcënime e ngacmime. Po u limitohet aksesi në informacion

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Riberio, thotë se mediat e lira dhe të pavarura janë element themelor për funksionimin e demokracisë dhe për të mbrojtur të drejtat njerëzore.

11 Tetor 2022, 18:06 Nga k.m.
OSBE: Gazetarët shqiptarë nën kërcënime e ngacmime. Po
Foto ilustruese

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë vlerësoi sot si të vështirë dhe problematike gjendjen e shtypit shqiptar. Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Riberio, foli me shqetësim për sulme fizike, kërcënime dhe ngacmime, që pësojnë gazetarët në Shqipëri gjatë veprimtarisë së tyre.

Ndërsa përfaqësues të komunitetit të medias vendase pohojnë se kushtet e punës së gazetarëve në Shqipëri po përkeqësohen nga viti në vit. OSBE shprehu shqetësim për keqësimin e shpejtë të lirisë së medias në hapësirën e anëtarësisë së vet, sidomos pas sulmit të paprovokuar të Rusisë mbi Ukrainën, periudhë kur propaganda dhe keqinformimi janë bërë sfida kryesore në shumë vende.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Riberio, thotë se mediat e lira dhe të pavarura janë element themelor për funksionimin e demokracisë dhe për të mbrojtur të drejtat njerëzore.

Ajo shtoi se sfidat dhe puna e gazetarëve po bëhen përherë e më komplekse, se shqetësimet për të drejtat e tyre janë reale dhe se gjendja është vërtet alarmante.

“Në Shqipëri, ashtu si në shumë vende të tjera anëtare të OSBE-së ne vazhdojmë të shohim gazetarë, që marrin pasoja dekurajuese gjatë punës, duke përfshirë sulmet fizike, kërcënimet dhe ngacmimet, ku ata publikojnë shkrime me interes të lartë publik” - thotë zonja Ribeiro.

Ajo i bëri këto komente online gjatë Forumit të Tetë të OSBE-së për Zhvillimin e Medias, ku u bashkuan shumë diplomatë, gazetarë, pedagogë, zyrtarë vendas dhe ndërkombëtarë.

Zonja Riberio theksoi se shumë media vuajnë nga mungesa e financave, deri në rrezikimin e ekzistencës së tyre.

“Në këto të vështira është themelore që media të ruajë standartet profesionale dhe të ndihmohet sot më shumë se kurrë në përballjen me keqinformimin dhe propagandën, për të krijuar një klimë besimi, dialogu, dhe demokraci cilësore”, thotë zonja Riberio.

Ekspertët pohojnë se shqetësime kryesore në Shqipëri mbeten transparenca mbi pronësinë e mediave, transparenca e financave të tyre si dhe përqëndrimi i mediave në pak duar. Një tjetër kërkesë në komunitetin e gazetarëve është edhe transparenca financiare e mediave për të qartësuar lidhjet e politikës me pronarët e medias. Drejtuesja e organizatës të verifikimit të fakteve Faktoje.al, Klodiana Kapo, thotë se transparenca financiare do të rrisë pavarësinë dhe integritetin e gazetarëve dhe mediave, të cilat deri tani shpërndajnë shumë shpesh lajme me një burim dhe e kanë lënë qëllimisht pas dore verifikimin e ngjarjeve nga shumë burime.

“Gazetarët shqiptarë vazhdojnë të jenë të censuruar dhe të vetëcensuruar. Ndaj tyre ka intimidime dhe dhunë fizike në raste të caktuara. Mungon transparenca e institucioneve publike. Mungon liria e gazetarit për të qenë në konferenca shtypi, për të bërë pyetjet e tij dhe për të marrë përgjigjet e kërkuara” - thotë zonja Kapo.

Vëzhguesit pohuan se sot më shumë se kurrë flitet për lajme të rreme, për keqinformim, propagandë, të cilat prodhohen kryesisht nga politika dhe nga bizneset, ndërsa mediat, në pronësi të bizneseve, përdoren si elementi fundor për të shpërndarë këto keqinformime, propaganda dhe lajme të rreme.

Ndërsa drejtuesi i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali thekson se në Shqipëri po ndodh një përkeqësim i vazhdueshëm i lirisë së medias, duke nisur nga mosqasja në infomacion të lehtë e të rregullt prej qeverisë. Nga ana tjetër kushtet e punës së gazetarëve janë gjithnjë në përkeqësim për shkak të konfliktit të interesit të pronarëve të tyre, shtoi ai.

“Me konfliktin e madh të interesit, që kanë pronarët e mediave shqiptare, se nga një anë kanë bashkëpunime me qeverinë, qoftë me koncensione, me leje ndërtimi etj.etj., nga ana tjetër drejtojnë media, që mund të jenë shumë të mëdha, ne nuk mund të presim që këto media të jenë në shërbim të publikut. Ato janë në shërbim të interesave të pronarit. Kjo bie edhe mbi gazetarët, se në këto kushte ato nuk mund të jenë të lirë në punën e tyre, sepse çdo çast do të ruhen nëse cënojnë apo jo ndonjë interest ë pronarit me shkrimet e tyre”, thotë zoti Cukali.

Përfaqësuesit e komunitetit të mediave pohojnë se sa më shumë agjenci informimi po krijohen në Shqipëri, aq më shumë po zvogëlohen mundësitë e gazetarëve për të marrë informacion, dhe se shtimi i zyrave dhe agjencive për informim ka shtuar filtrat, që e pengojnë informimin. Sipas tyre, sot gazetarët kanë më pak akses për informacion se një vit më parë dhe shumë herë më pak se sa 5 vjet më parë./VOA

teresa riberio osbe gazetaret ne shqiperi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë