29 Janar 2026, 16:48
Nga E.d
Foto nga takimi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputetja dhe kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, si dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, zhvilluan priten ne një takim raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e opozitës shprehën shqetësimin e tyre të thellë lidhur me situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, duke vënë theksin te problematikat serioze që po minojnë funksionimin e shtetit të së drejtës dhe standardet demokratike.
Një ndër çështjet kryesore të diskutuara ishte bllokimi i shqyrtimit të mandatit të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas deputetëve të Partisë Demokratike, kjo çështje po mbahet peng në Keshillin e Mandateve përmes votave të shumicës socialiste, duke penguar rolin kushtetues të Kuvendit dhe duke ndërhyrë në proceset e pavarura të drejtësisë, përfshirë SPAK-un.
Gjithashtu, u ngrit alarmi për mbylljen sistematike të hapësirave për opozitën në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët theksuan se ndërprerja e fjalës së opozitës gjatë seancave plenare është kthyer në praktikë të zakonshme, ndërsa mekanizmat parlamentarë për kontrollin e qeverisë janë dobësuar ndjeshëm ose janë bërë jofunksionalë.
Në këtë kontekst, përfaqësuesit e Partisë Demokratike nënvizuan degradimin e rolit të Kuvendit, i cili sipas tyre po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një institucion formal, pa debat real dhe pa respekt për pluralizmin politik.
Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, u informua në mënyrë të detajuar mbi këto zhvillime dhe u njoh me shqetësimet e opozitës lidhur me pasojat që këto praktika kanë për procesin e integrimit europian të vendit dhe për standardet demokratike që kërkon Bashkimi Europian.
Ne emer te Partise Demokratike, deputetet konfirmuan angazhimin për mbrojtjen e demokracisë, funksionimin e institucioneve dhe respektimin e shtetit të së drejtës, si parakushte themelore për rrugën europiane të Shqipërisë./Dosja.al
gazment bardhi jorida tabaku ivi kaso
Politike
29 Janar 2026, 16:21
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministre e energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku ka dorë...
Politike
29 Janar 2026, 16:15
E. D
Jared Kushner, Ivanka Trump
SAZAN- Në të njëjtën ditë që Donald Trump po përpiqej të aneksonte Groenland...
Politike
29 Janar 2026, 15:47
E. D
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka mbajtur një konferencë të nivelit të lartë m...
Politike
29 Janar 2026, 15:45
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar, pas përfundimit të mbledhjes së Konfere...
Politike
29 Janar 2026, 15:17
E. D
Kujtim Carkani
TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Carkani ka dhënë detaje nga seanca në GJKKO. Duke folur për mediat, ...
Politike
29 Janar 2026, 15:11
E. D
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve u shoqërua sot me debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës për çë...
Politike
29 Janar 2026, 14:40
D.S
foto ilustruese
“Procesi më i komprometuar zgjedhor”, kështu e përshkroi Laura Pula, koordinatore nacionale për zgjed...
Politike
29 Janar 2026, 14:05
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin e medias franceze Le Monde, në a...
Politike
29 Janar 2026, 13:44
I.A
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka deklaruar se mazhoranca e ka shndërruar Kuve...
Politike
29 Janar 2026, 13:31
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Edi Rama, në çdo vend që shkon, është një ar...