LIVE UPDATES
Politike

“Më në fund Shqipëria po u flet francezëve për bukuritë e vendit tonë” Rama për Le Monde: Tiranën e përkufizoj si dëshirën për të ardhmen

Lideri i qeverisë tha se ata e admirojnë vendin pa paragjykimet që për një kohë të gjatë e kanë shoqëruar në sytë e botës, të Evropës dhe të Francës.

29 Janar 2026, 14:05 Nga E.d
“Më në fund Shqipëria po u flet francezëve për
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin e medias franceze Le Monde, në ambientet e Kopshtin e Edenit në Kryeministri. Gjatë intervistës, Rama u shpreh se më në fund Shqipëria është në gjendje t’u flasë francezëve që e vizitojnë përmes bukurisë së saj.

Lideri i qeverisë tha se ata e admirojnë vendin pa paragjykimet që për një kohë të gjatë e kanë shoqëruar në sytë e botës, të Evropës dhe të Francës. Pyetjes së gazetarit se si do e përkufizonte Tiranën, Rama iu përgjigj si 'dëshira për të ardhmën'. Ndërsa Shqipërinë e përkufizoj si 'Dashuria për të tjerët'.

Intervista e plotë e Kryeministrit Rama për Le Monde

Para se të bjerë nata në Tiranë, do të takoj folësin më të njohur të gjuhës frënge në Shqipëri, Kryeministrin Edi Rama. Ai më pret në kopshtin, në zemër të zyrave të tij.

Edi Rama nuk është një udhëheqës si të tjerët. Që në momentin kur hyn në zyrën e tij, e kupton se nuk po hyn në botën e një politikani të zakonshëm. Një kosh basketbolli i varur në mur është një kujtesë e së kaluarës së tij si sportist i nivelit të lartë. Përreth, vizatime shumëngjyrëshe, veprat e tij, dëshmojnë për një pasion të përjetshëm, pikturën.

Burri që e ka udhëhequr Shqipërinë që nga viti 2013 e ka mësuar frëngjishten në rininë e tij, gjatë një qëndrimi në Cité Internationale des Arts në Paris.

Që atëherë, kjo gjuhë e ka shoqëruar vazhdimisht. Prandaj, sot do të takoj një folës të jashtëzakonshëm të frëngjishtes.

Përshëndetje.

Mirëmëngjes, z. Kryeministër.

Kryeministër, para se të fillojmë intervistën, po ju rrëfehem diçka po mendoja nëse duhet të ndërroja atletet. Që kur ju pashë duke mirëpritur krerët e shteteve në samitin evropian në Tiranë, mendova se nuk po i përmbaheshit saktësisht kodit klasik të veshjes. Ky stil i pazakontë, a është një mënyrë për të projektuar një imazh modern, ndryshe nga perceptimi tradicional për Shqipërinë?

Edi Rama:

Jo. Ka më shumë të bëjë me të qenit vetvetja. Përndryshe, nuk do të isha vetvetja. Pse duhet të ndryshoj për t’u paraqitur sikur jam pjesë e një shfaqjeje? Jam unë, dhe kaq. Megjithatë, gjërat po ndryshojnë. Ka edhe të tjerë që po fillojnë të veshin atlete.

Gazetari:

A është njohja e gjuhës frënge një aset në funksionin tuaj si kreu i qeverisë, veçanërisht në marrëdhëniet ndërkombëtare?

Edi Rama:

Frëngjishtja nuk është më gjuha e marrëdhënieve ndërkombëtare. Më vjen keq ta them, por kjo është anglishtja. Megjithatë, të flasësh frëngjisht më bën të ndihem vërtet si në shtëpi. Është një ndjesi që të lejon ta përjetosh thellë një kulturë, e cila përndryshe humbet në anglisht ose në shqip. Prandaj, kur kemi fatin ta eksplorojmë drejtpërdrejt, është diçka vërtet e jashtëzakonshme.

Gazetari:

Gjatë udhëtimit tonë kemi vënë re një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, mes tyre edhe shumë frankofonë. Si e shpjegoni këtë interes të madh për Shqipërinë?

Edi Rama:

Jam shumë i lumtur, sepse më në fund Shqipëria është në gjendje t’u flasë francezëve që e vizitojnë përmes bukurisë së saj. Ata e admirojnë vendin pa paragjykimet që për një kohë të gjatë e kanë shoqëruar në sytë e botës, të Evropës dhe të Francës. Ata zbulojnë një vend evropian, që e do Francën, një vend të bukur dhe mikpritës, ku fetë bashkëjetojnë në harmoni të plotë dhe ku, pavarësisht diversitetit fetar, ekziston një unitet i fortë në përkatësinë evropiane dhe në dëshirën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Gazetari:

Z. Kryeministër, nëse do t’ju duhej ta përkufizonit Tiranën me një fjalë, cila do të ishte ajo?

Edi Rama: Dëshira për të ardhmen.

Gazetari: Po Shqipërinë?

Edi Rama: Dashuria për të tjerët.

Gazetari: Faleminderit, z. Kryeministër, që më pritët në kopshtin tuaj.

“Edi Rama – një lider që mbetet vetvetja, mes pikturës, sportit dhe vizionit evropian.”
Në kopshtin e Kryeministrisë, një bisedë për gjuhën frënge, artin, identitetin dhe Shqipërinë që flet përmes bukurisë së saj në të gjitha stinët dhe qytetet./Dosja.al

edi rama intervista le monde

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht