Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai shprehet se islami politik po përparon në Kosovë dhe po fiton ndjekës, veçanërisht te brezi i ri. Sipas tij, në këtë rast pyetja është se si pozicionohet Kosova mes Evropës dhe botës islame.
KOSOVË- Historiani i njohur zviceran Oliver Jens Schmitt, është shprehur se teksa vëzhgon situatën gjeopolitike, identiteti i Kosovës është në alarm. Schmit thotë se shteti i Kosovës duhet të përgatitet “për një konflikt të mundshëm ushtarak”. Në 17-vjetorin e Pavarësisë, ai e përshkruan Kosovën si demokraci stabile.
Anëtari i Akademisë austriake të Shkencave thotë se brenda kulturës shqiptare, Kosova ka kulturën e saj, jo në kuptimin gjuhësor, por në atë politik. Schmitt, i cili përveç studimit të së kaluarës, është edhe vëzhgues i Ballkanit, thotë se Kosova dallon dukshëm nga Shqipëria ku vazhdon trashëgimia e kulturës enveriste.
Ai shprehet se islami politik po përparon në Kosovë dhe po fiton ndjekës, veçanërisht te brezi i ri. Sipas tij, në këtë rast pyetja është se si pozicionohet Kosova mes Evropës dhe botës islame.
“Por këtyre pyetjeve duhet t’u përgjigjen vetë kosovarët”, thotë ai në një intervistë për Koha.net. Sipas Schmitt, administrata e presidentit amerikan Donald Trump duket nuk është më e gatshme të garantojë sigurinë e Evropës. Në një rast të tillë për shkencëtarin e njohur, qasja e Trumpit ka pasoja dramatike për BE-në. Konsideron se shtetet e BE-së nuk janë të përgatitura ushtarakisht për një konflikt me Rusinë.
“Pa mbrojtjen amerikane, BE-ja duhet të presë një sulm rus”, thotë ai.
Ai thotë se krahas Republikës së Moldavisë, Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë. Schmitt thotë se Qeveria serbe është nën një presion të madh dhe mund të përpiqet të organizojë një konflikt me Kosovën, ndërsa shprehet se Serbia është riarmatosur masivisht vitet e fundit. Sipas tij prania amerikane në Kosovë e ka penguar Serbinë që të përdorë këto armë dhe se BE-ja nuk mund të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si fuqi mbrojtëse e Kosovës.
“Prandaj do të ishte e rëndësishme që Kosova të ketë shpejt një qeveri stabile që e përgatit, me të gjitha palët e rëndësishme, shoqërinë për një konflikt të mundshëm”, thotë Schmitt
Duke pasur parasysh situatën gjeopolitike, Schmitt thotë se tani është koha të bëhet fjalë për përgatitjen e Kosovës si shtet për një konflikt të mundshëm ushtarak. Sipas tij, në vend të debateve për identitetin do të ishte më e rëndësishme të flitej për mbrojtjen ushtarake, mbrojtjen civile, spitalet, planet e emergjencës.
INTERVISTA:
Si e shihni identitetin e Kosovës në këta 17 vjet shtet?
Schmitt: Kosova tani është një demokraci stabile, me një sistem partiak tashmë të vendosur. Ndryshe nga Serbia, një qeveri mund të funksionojë për një periudhë të tërë legjislative dhe ndryshimet në pushtet janë të mundshme përmes zgjedhjeve demokratike. Shumica dërrmuese e qytetarëve identifikohen me vendin e tyre, për pavarësinë e të cilit brezi i vjetër bëri sakrifica të mëdha.
Edhe pse bashkësia ndërkombëtare e ka definuar Kosovën si shtet multietnik, Kosova është kryesisht homogjene etnikisht, prandaj Kosova mund të cilësohet si shteti i dytë shqiptar në Ballkan. Brenda kulturës shqiptare, Kosova ka kulturën e saj, jo në kuptimin gjuhësor, por në atë politik. Këtu Kosova dallon dukshëm nga Shqipëria, ku trashëgimia e kulturës enveriste vazhdon, ndërsa kultura politike e Kosovës formësohet nga rezistenca e përbashkët kundër represionit serb. Kjo do të thotë se besimi social është dukshëm më i zhvilluar në Kosovë sesa në Shqipëri; se kultura politike bazohet në idenë e lirisë dhe të luftës për liri. Pra, mund të thuash se ekzistojnë dy kultura të ndryshme politike në botën shqiptare në Ballkan.
Cilat janë këshillat tuaja në rrugëtimin identitar të Kosovës në të ardhmen?
Schmitt: Si vëzhgues i jashtëm, nuk mund dhe nuk duhet të jap këshilla për këtë – mund të analizoj vetëm debatet që po bëhen nga vetë qytetarët e Kosovës – dhe duhet të bëhen nga vetë ata. Ju duhet të vendosni vetë se kush dhe si dëshironi të jeni. Kur bëhet fjalë për çështjen e identitetit, ka debate për gjuhën letrare, konkretisht për trashëgiminë kulturore gegë dhe se si kjo mund të integrohet në gjuhën letrare. Pastaj feja luan një rol të rëndësishëm, pasi islami politik po përparon në Kosovë dhe po fiton ndjekës, veçanërisht te brezi i ri. Lidhur me këtë është pyetja se si pozicionohet Kosova mes Evropës dhe botës islame. Por këtyre pyetjeve duhet t’u përgjigjen vetë kosovarët.
Në një kohë kur nacionalizmat sa vijnë e rriten në Evropë dhe përtej saj, a rrezikohet Kosova nga këto erëra të rikthimit të -izmave?
Schmitt: -izmat janë më pak problem sesa ndryshimet radikale në gjeopolitikë. Faktikisht, Kosova ia detyron pavarësinë e saj SHBA-së. Qeveria e Donald Trumpit me sa duket nuk është më e gatshme të garantojë sigurinë e Evropës. Kjo ka pasoja dramatike për BE-në, shtetet e së cilës nuk janë të përgatitura ushtarakisht për një konflikt me Rusinë. Pa mbrojtjen amerikane, BE-ja duhet të presë një sulm rus.
Krahas Republikës së Moldavisë, Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë. Në Kosovë, rreziku i luftës nuk diskutohet më seriozisht sesa në vendet e tjera evropiane. Ajo që nevojitet tani nuk janë debate për identitetin, por përgatitje serioze për një sulm. Qeveria serbe është nën një presion të madh dhe mund të përpiqet të organizojë një konflikt me Kosovën. Serbia është riarmatosur masivisht vitet e fundit. Megjithatë, prania amerikane në Kosovë e ka penguar Serbinë që të përdorë këto armë. BE-ja nuk mund ta zëvendësojë SHBA-në si fuqi mbrojtëse e Kosovës. Prandaj do të ishte e rëndësishme që Kosova të ketë shpejt një qeveri stabile që e përgatit, me të gjitha palët e rëndësishme, shoqërinë për një konflikt të mundshëm.
Nëse Kosova synon identitetin e saj kulturor – në termat “arti kosovar”, “letërsia kosovare” – a bëhet më e largët mundësia për një bashkim të mundshëm me Shqipërinë, marrë parasysh se ky është një synim i vjetër që ngjallet herë pas here? Çfarë roli ka gjuha në këtë kontekst?
Schmitt: Nëse shikoni situatën gjeopolitike, duhet të bëhet fjalë për përgatitjen e Kosovës si shtet për një konflikt të mundshëm ushtarak. Do të ishte më e rëndësishme të flitej për mbrojtjen ushtarake, mbrojtjen civile, spitalet, planet e emergjencës dhe të përgatiten ato seriozisht, sesa për gjuhën dhe letërsinë.
Me çfarë imazhi duhet të futet Kosova në familjen evropiane dhe si e shihni këtë rrugëtim në këta 17 vjet shtet?
Schmitt: Kosovarët prej kohësh janë pjesë e kësaj familjeje, pasi gjysma e tyre tashmë jetojnë në vendet evropiane. Kosova është një shoqëri transterritoriale që nuk është e lidhur vetëm me territorin e Republikës së Kosovës. Fushata zgjedhore e ka treguar këtë – ngjarje të rëndësishme ndodhën në qytete të vogla zvicerane. Për sa i përket statusit të Kosovës si shtet, përgjigjja më duket e qartë: Kosova u themelua pas një ndërhyrjeje të NATO-s që kishte për qëllim parandalimin e krimit politik më të madh në Evropë pas vitit 1945 (dhe para sulmit rus në Ukrainë).
Kosova si shtet është rezultat i një ndërhyrjeje humanitare dhe vullnetit për të rezistuar të popullit të saj. Në këtë rezistencë kanë kontribuuar shtresa të ndryshme të shoqërisë, pra përfaqësues të të gjitha partive kryesore të sotme. Kjo shpesh harrohet – vetorganizimi shoqëror dhe rezistenca paqësore, rezistenca e armatosur dhe vetorganizimi i studentëve të brezit të ri, e kanë bërë Kosovën një demokraci të qëndrueshme në krahasim rajonal-ballkanik.
Me fjalë të tjera: LDK-ja, PDK-ja dhe Vetëvendosja kanë dhënë kontributin e tyre, secili në mënyrën e vet. Kjo shpesh harrohet në mosmarrëveshjet mes palëve. Ndërsa Kosova po përballet me kohë të vështira, shoqëria duhet të fokusohet në atë që ka të përbashkët./Koha.net
macron, osmani FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar presidenten Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë s&eum...
pamje nga paneli MYNIH- Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Konferencën e Sigurisë që u mbajt në Mynih të...
erion veliaj TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Ermir Beta ka dorëzuar ditën e sotme ankimim në Apelin e Posaçëm duke k...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të parqaqitet ditën e nesërme në Prokurorinë e Pos...
ilir meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu ka bërë thirrje të gjithë diasporës të regji...
osmani, trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një letre u...
erion veliaj TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua të hënën me urdhër të Gjyk...
erion veliaj DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia e paraburgimit në Durrës lidhur me pronësinë ...
mbreti charles, vjosa osmani BRITANI- Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë Kosovës...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën pë...