16 Shkurt 2025, 18:00
Nga r.ll
ilir meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu ka bërë thirrje të gjithë diasporës të regjistrohen sa më parë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe pamje nga takimi i PL-së me shqiptarët Milano, Meta shprehet se 11 Maji është mundësia e diasporës "për të ndëshkuar me votë atë që i largoi qëllimisht, që i la prindërit e tyre me pensione mjerane, që u zhvlerëson çdo ditë edhe remitancat që dërgoni për prindërit me 50% të vlerës së tyre."
Ai shprehet se çdo votë e tyre është votë për rotacionin dhe për ndryshimin e Shqipërisë.
POSTIMI I PLOTË:
Fotoalbum – Takim i mrekullueshëm i Partisë së Lirisë me diasporën në Milano.
Me përfaqësuesit e komunitetit të dashur të shqiptarëve në Milano, drejtuesit e Partisë së Lirisë, prezantuan sot 5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus dhe në veçanti Programin tonë të shkëlqyer për përfshirjen dhe pjesëmarrjen më aktive të diasporës në proceset vendimmarrëse në Shqipëri!
U bëj thirrje të gjithë njerëzve tanë në diasporë të regjistrohen sa më parë, se 11 Maji është mundësia e tyre historike për të ndëshkuar me votë atë që i largoi qëllimisht, që i la prindërit e tyre me pensione mjerane, që u zhvlerëson çdo ditë edhe remitancat që dërgoni për prindërit me 50% të vlerës së tyre.
Çdo votë e juaja është votë për rotacionin, për ndryshimin dhe për shpëtimin e shumëpritur të Shqipërisë nga Narkoshteti që dëboi në emigrim mbi 1 milion shqiptarë!
Diaspora jonë e hershme dhe e re është krenari dhe pasuri e çmuar kombëtare, prioritet i Partisë së Lirisë!

ilir meta
Politike
16 Shkurt 2025, 17:31
r.ll
osmani, trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një letre u...
Politike
16 Shkurt 2025, 17:25
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua të hënën me urdhër të Gjyk...
Politike
16 Shkurt 2025, 16:25
r.ll
erion veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia e paraburgimit në Durrës lidhur me pronësinë ...
Politike
16 Shkurt 2025, 15:29
r.ll
mbreti charles, vjosa osmani
BRITANI- Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë Kosovës...
Politike
16 Shkurt 2025, 14:36
N.F
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën pë...
Politike
16 Shkurt 2025, 14:10
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Shtatëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është në harresë di...
Politike
16 Shkurt 2025, 13:41
N.F
Teliti
TIRANË- Koordinatori i programit ekonomik të PD-së, Dorian Teliti ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit të zhvill...
Politike
16 Shkurt 2025, 13:05
N.F
Rama
MYNIH- Kryeministri Edi Rama i pranishëm në panelin me temë “Zgjerimi i BE-së” në Mynih foli edhe në lidhje ...
Politike
16 Shkurt 2025, 12:32
N.F
Veliaj
TIRANË-Avokati i Erion Veliajt, Ermir Beta ka dorëzuar ankimim në Apelin e Posaçëm duke kundërshtuar vendimin e mas&...
Politike
16 Shkurt 2025, 12:30
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokatike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit të zhvilluar sot ku po pr...