LIVE UPDATES
Politike

'Skllav të krimit', Blushi: Deputeti i opozitës u dhunua nga narko-policia e shtetit

Gjatë seancës plenare në Kuvend, Blushi akuzoi drejtpërdrejt Ervin Hoxhën si “skllav të krimit” dhe “çirak i Ergys Agasit”.

12 Shkurt 2026, 11:43 Nga I.A

'Skllav të krimit', Blushi: Deputeti i opozitës u dhunua nga

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh se deputeti i opozitës ndodhet i shtruar në spital pas dhunës nga “narko-policia e shtetit”. Gjatë seancës plenare në Kuvend, Blushi akuzoi drejtpërdrejt Ervin Hoxhën si “skllav të krimit” dhe “çirak i Ergys Agasit”.

Deputeti kërkoi që Hoxha të mos flasë më në emër të Policisë së Shtetit dhe përmendi ngjarjet e 21 janarit 2011, duke sfiduar Erion Braçen të tregojë publikisht kush urdhëroi të qëllohej me plumb atë ditë.

"Zoti drejtues i seancës, si kryetar i parlamentit, ju sot duhet të kishit mbajtur një qëndrim. Për faktin që një deputet i opozitës ndodhet në spital i dhunuar nga narko... nga narko-policia e shtetit, e cila sot në fakt, në qoftë se ka një përfaqësues të denjë, një skllav të krimit në këtë seancë, ai është Ervin Hoxha, të cilit i kujtoj të bëjë mirë ta mbajë kokën ulur, siç ka bërë deri më sot.

 Sepse në qoftë se ka një ministër që e ktheu në manual pune rrëmbimin e qytetarëve, të biznesmenëve, por dhe të drejtuesve të politikës, ai është çiraku i Ergys Agasit. Quhet Ervin Hoxha. I cili nuk duhet të ketë më guximin të flasë këtu, në emër të policisë së shtetit. Një ordiner. Ndaj, meqë na foli dhe për rrugëtimin e tij në politikë, po është e vërtetë që u zgjodhe deputet, duke marrë votat në, në burgjet e sigurisë së lartë. Por ju besoj e dini më mirë se kushdo tjetër fundin tuaj. Dhe ai fund është i afërt.

Nuk po ngjiteni në karrierë. Po shkoni drejt një rruge që e keni zgjedhur vetë. Dhe të jeni i bindur që do të arrini në fund të asaj rruge. Sa i përket provokimeve të ulëta dhe keqpërdorimit që i bëni zonjave, jepini fund kësaj komedie. Sepse para ligjit, në qoftë se je hajdut, nuk të mbron fakti je burrë apo je grua. Dhe kjo është si replikë për një, një nga diellat që ka sjellë Edi Rama në këtë, në këtë parlament. Dhe meqë u përmend 21 janari, ja ku e keni komandantin e grupit të zjarrit, deputet të Rilindjes. Le të çohet të na tregojë kush urdhëroi të qëllohej me plumb në 21 janar.

 E ke në grupin tënd Erion Braçe, fol, ki guximin! Kush e zgjodhi deputet? Kush e zgjodhi deputet? Çohu! Çohu, dil aty! Dil aty! Dil aty, dil! Dil aty! Dilni të dy aty! Merr e përveshe dhe Ervin Hoxhën, merre përveshe dhe atë Albana Koçiun e dil aty fol! Dil aty, dil! Dil e mos fol nga vendi, dil aty, dil aty! Hajde dalim bashkë aty, hajde! Hajde dalim bashkë aty! Hajde aty! Hajde aty me mua, hajde! Merre dhe Ervin Hoxhën, hajde aty, edhe hajde ballafaqohemi aty. Dil aty edhe hajde na jep sqarime! Ça e keni folur, ça e keni folur," tha Blushi./Dosja.al

tedi blushi

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!