Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Londër! Rama ndan PAMJET nga takimi me homologun britanik: Mikpritje nga Starmer
Rama ka ndarë pamje nga momenti i takimit me kryeministrin britanik, si dhe nga nisja e punimeve të samitit, ku përveç tij kanë qenë të pranishëm edhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, kancelari gjerman Friedrich Merz, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.
22 Tetor 2025, 16:55Nga M.L
Rama-Starmer
LONDËR- Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu i tij britanik, Keir Starmer, në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit, që këtë vit po zhvillohet në Londër. Rama ka ndarë pamje nga momenti i takimit me kryeministrin britanik, si dhe nga nisja e punimeve të samitit, ku përveç tij kanë qenë të pranishëm edhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, kancelari gjerman Friedrich Merz, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.
Në video të publikuara në rrjetet sociale, shihet Kryeministri shqiptar niset për në tryezën e bisedimeve me liderët europianë dhe rajonalë, në një takim që synon të thellojë bashkëpunimin ekonomik, politik dhe infrastrukturor mes vendeve të Ballkanit dhe BE-së.