LIVE UPDATES
Politike

"Nuk i lëviz asaj që thashë në konferencë", Berisha reagon pas deklaratës së Salianjit: Qëndrimi absolut i PD, vija e kuqe është bashkëpunimi me bandat

Gjatë një prononcimi për mediat, pas mbarimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha u shpreh se qëndrimi absolut i PD dhe vija e kuqe është bashkëpunimi me bandat.

17 Dhjetor 2025, 20:17 Nga E.d
"Nuk i lëviz asaj që thashë në konferencë",
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD do të nis revoltat dhe se ka një gatishmëri dhe vendosmëri, që kjo parti nuk e ka pasur më parë. Gjatë një prononcimi për mediat, pas mbarimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha u shpreh se qëndrimi absolut i PD dhe vija e kuqe është bashkëpunimi me bandat.

Berisha tha se kjo është mbledhja e tretë e forumeve të PD-së, kryesia, grupi parlamentar dhe Këshilli Kombëtar që shkojnë në një linjë, e cila shënon vendimin e kësaj force politike për fillimin e revoltave. Për të cilat tha se do të ndërpriten vetëm kur ky regjim të arkivohet në banesën e turpit të historisë.

Pyetjet e gazetarëve:

Diskutuam për të startuar revoltat e PD-së, të cilat do ti japin përgjigjen përfundimtare kësaj kalbësirë që kundërmon në të 4-anët e Shqipërisë dhe botës, vjedhje, drogë, drogë dhe vjedhje. Kjo është mbledhja e tretë e forumeve të PD-së, kryesia, grupi parlamentar dhe Këshilli Kombëtar që shkojnë në një linjë e cila shënon vendimin e kësaj force politike për fillimin e revoltave të cilat do të ndërpriten vetëm kur ky regjim të arkivohet në banesën e turpit të historisë.

Pyetje: Zoti Berisha, a po ju vlon gjaku demokratëve me aq sa pe sot për të protestuar?

Sali Berisha: Me aq sa pashë sot, jashtë mase. Një gatishmëri që ju nuk e imagjinoni dot. Jua them unë. Një vendosmëri e atillë që kjo parti nuk e ka patur ndonjëherë. Pra, është një zhvillim, një ndërgjegjësim jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe pozitiv. Natyrisht, pavarësisht se po shkërmoqet, pavarësisht se është në agoni, pavarësisht se po projekton grusht shteti, përsëri duhet që populli ta kërrejë dhe populli shqiptar do ta kërrejë Edi Ramën, pengu i Lubi Ballukut, i Ergys Agasit.
E morët vesh ju apo jo? Ergys Pengmarrësit. Ergys Pengmarrësit, njeriut që merr peng, peng në emër të baxhanakut.

Pyetje: Zoti Berisha, vetëm pak minuta më parë gjatë mbledhjes së kryesisë Salianji ..

Sali Berisha: Edhe njëherë, edhe njëherë, besoj se unë jam shprehur përfundimisht sot në konferencën e shtypit.

Pyetje: Zoti Ervin Salianji deklaron se nëse është vije e kuqe bashkëpunimi me krimin, atëherë ju kujton emërimin apo vendosjen tuaj në lista të zotit Arian Doja i cili po ashtu akuzohet për lidhje me krimin.

Sali Berisha: Edhe njëherë, edhe njëherë. Gjithçka kam patur unë për këtë çështje, e kam shprehur si kryetar i Partisë Demokratike dhe atë ju garantoj që nuk e lëviz dot aspak.

Pyetje: A do përjashtohet Salianji?

Sali Berisha: Asgjë nuk lëviz atje.

Pyetje: A do përjashtohet?

Sali Berisha: Qëndrimi, edhe njëherë, qëndrimi absolut i kësaj force politike është, vija absolute e kuqe është, janë bandat dhe krimi.

Pyetje: Përjashtohet kush shkel vijën e kuqe?

Sali Berisha: Shih statutin.

Pyetje: Pra mund të përjashtohet? Ju keni thënë në fillim të foltores që nuk do ketë përjashtime. Kur erdhët në krye të PD thatë që s'do ketë përjashtime.

Sali Berisha: Jo jo, nuk kam thënë që s'ka vetëpërjashtime.

Pyetje: Protesta do të jenë të qëndrueshe?

Sali Berisha: Protestat, absolutisht vetëm protesta. Revoltë jo protesta.

Pyetje: Do të qëndroni në shesh apo ...

Sali Berisha: Ato do ti mësoni që të gjitha. Do ti mësoni se janë sekrete të organizatorëve./Dosja.al

sali berisha pd grupi parlamentar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet