LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edi Ramën e rrëzon ajo lëvizje që ngjit aty dhe nuk shqitet më. Dhe ne do e bëjmë atë lëvizje

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar demokrat, Berisha u shpreh se Ramën e rrëzon ajo lëvizje që diversifikohet me greva, me protesta, me demonstrata, me greva urie dhe me të gjitha format.

17 Dhjetor 2025, 18:16 Nga E.d
Berisha: Edi Ramën e rrëzon ajo lëvizje që ngjit aty dhe nuk
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Edi Ramën e rrëzon ajo lëvizje që ngjit aty dhe nuk shqitet më dhe se do të jetë PD, ajo që do ta bëj këtë lëvizje. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar demokrat, Berisha u shpreh se Ramën e rrëzon ajo lëvizje që diversifikohet me greva, me protesta, me demonstrata, me greva urie dhe me të gjitha format.

Kryedemokrati tha se ligji ndërkombëtar thotë se Rama i ka dhunuar zgjedhjet. Berisha tha se AKSHI është agjenci e Këshillit të Ministrave, ku në një hark kohor 6-mujor janë marrë peng një biznesmen dhe një ish-zyrtar. Sipas tij, Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i AKSHI-t, u rrëmbye në mes të bulevardit dhe u dërgua në bodrumet e Suel Çelës, u torturua për vdekje dhe u urdhërua që brenda pak orësh të tërheqë të gjithë ankesat për tenderat e Spakut.

"Pra, jemi këtu, jemi në emergjencë, jemi në provën e guximit tonë. Nuk ikën ai, po nuk u ngritëm ne, harrojeni. Ai do fillojë, unë udhëheqësi i reformës, do vahzdojmë reformën. Jo, tani do flasim ne. Tani do flasim. Por kësaj here, beteja jonë është me sakrifica. Beteja jonë është me përballje. Nuk mund të tërhiqemi ne. Jo, kjo është prova jonë e madhe. Përsëri, besimi i shqiptarëve është tek ne, se në qoftë se nuk do na shihte për të qenë, nuk do na votonte fare, do na shuante. Por a kemi bërë ne përpjekjen finale për rrëzimin e tij? Jo, nuk e kemi bërë. Ne kemi bërë shumë protesta. Mirë kemi bërë, kemi treguar, të themi, muskuj.

Kemi bërë lëvizje, por nuk ishin ato që mund të rrëzonin Edi Ramën. Jo, Edi Ramën e rrëzon ajo lëvizje që ngjit aty dhe nuk shqitet më. Ajo lëvizje. Dhe ne do e bëjmë atë lëvizje. Ne do ta kemi shumë të qartë. Edi Ramën e rrëzon ajo lëvizje që diversifikohet me greva, me protesta, me demonstrata, me greva urie, me të gjitha format. Tani jemi në të drejtën e Zotit. Tani kemi ligjin ndërkombëtar që thotë se zgjedhjet i ka dhunuar. Kemi ligjin kombëtar që thotë se zgjedhjet i bëri farsë. Kemi përpjekjet e tij të çmendura për të kontrolluar gjithçka në këtë vend. Dhe së fundmi, peng i Lubi Ballukut. Është peng. E dëgjuat ju dje një dosje tjetër që doli? A e dini se çfarë është ajo? Ajo është dosja më e pashembullt në historinë e një shteti. A mund të imagjinoni ju, një agjenci kombëtare që varet direkt nga Këshilli i Ministrave? AKSHI është agjenci e Këshillit të Ministrave, ku në një hark kohor 6-mujor të merren peng një biznesmen dhe një ish-zyrtar.

Të merret peng ish-ortaku i baxhanakut, i kunatit të Linda Ramës, të Linda Ramës, dhe asnjë prej nesh të mos dijë asnjë fjalë se është marrë peng. Të mos ketë asnjë njoftim. Asnjë njohuri. Marrë peng në bashkëpunim me policinë, dërguan në bodrumet e kriminelit Suel Çela, torturuar gjer për vdekje, urdhëruar që brenda orësh të tërheqë të gjithë ankesat për tenderat e Spakut, dhe lëshuar në një pyll, gjysmë i gjallë dhe gjysmë i vdekur, dhe përfundon në Gjermani ku rrëfen të gjithë të vërtetën e AKSHI-t, krenarisë së Edi Ramës. Fatmirësisht, prokuroria gjermane i sjell të dhënat, se ajo ishte ngjarje nga më tronditëset. Prisni, tre muaj pas këtij, po këtë nuk e mori vesh, kaq sekret... po pse kaq sekret? Se në krye të policisë është një kriminel më i keq se çdo kriminel tjetër në Shqipëri dhe ky e ka emrin Ilirjan Proda. Edi Rama për të ka hequr dy ministra, ta dini këtë dhe ta dinë shqiptarët. I ka hequr se u ka thënë, ju nuk keni asnjë punë për policinë, ata pra kishin çelësat e kashtës. Haptas, se kemi Prodën aty. Një kriminel. Një javë më parë, ta dinë shqiptarët, një Igli Haxhiaj, një oficer i antiterrorit, ka dëshmuar se të gjitha që kam bërë, i kam bërë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë.
Dalim pak tek pengu tjetër i kopshtit privat të Edi Ramës.

Pengu tjetër, Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i AKSHI-t, sipërmarrjes familjare të Edi Ramës. Danielin, shkon kjo Mirlinda në Skap, e pyesin nja shtatë-tetë orë, ka mundësi të ketë dekonspiruar ndonjë, nuk kam të dhëna, por sa del nga Skapi, drejt e në zyrë firmos shkarkimin e Danielit. Danieli del në punë të vet, një ditë prej ditësh e rrëmbejnë në mes të bulevardit, me të njëjtën skemë, me skemën që u rrëmbye Gerondi. E rrëmbejnë dhe e marrin, atë e shpëtoi Zoti se bëri një mesazh, që më rrëmbyen njerëz me uniformë, megjithatë e marrin dhe e çojnë në bodrumet e Suelit, Sueli e bën për vdekje, kthehet dhe shkon në shtëpi dhe gjer sot nuk ka një njeri të ketë folur me të një fjalë, as polic, as prokuror, askush.
Pse? Sepse krimi shtë kryer nga familja. Sepse Ergys Agasi është organizatori. Ergys Agasi, siç organizoi rrëmbimin e Gerondit, organizoi rrëmbimin e këtij tjetrit. Çfarë do bëjmë ne? Do presim të rrëmbejë një nga një njerëzit ky? Jo, absolutisht. Tani është fundi." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet