LIVE UPDATES
Politike

“Nuk ankohem për vjedhje votash”, Arlind Qori: Rezultati ynë do habisë shumëkënd

Ai shtoi më tej se nuk do thotë se i janë vjedhur votat edhe sikur në votime të marrë 5 vota, teksa vijoi duke thënë se idetë e programit të partisë së tij janë materializuar në shumicën e vendeve të Evropës.

2 Maj 2023, 22:45 Nga I.A
“Nuk ankohem për vjedhje votash”, Arlind Qori: Rezultati
Arlind Qori

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë si edhe njëherazi kandidati për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Arlind Qori ka folur në lidhje me fushatën elektorale.  I ftuar në emisionit “Open” në News24, Qori deklaroi se rezultati që do korrë në zgjedhje forca politike që ai drejton do jetë “mbresëlënëse” dhe se “do habisë shumëkënd”, ndërsa shtoi se qytetarëve “u ka ardhur në majë të hundës nga 30 vite qeverisje pa vizion dhe korruptive”.

Ai shtoi më tej se nuk do thotë se i janë vjedhur votat edhe sikur në votime të marrë 5 vota, teksa vijoi duke thënë se idetë e programit të partisë së tij janë materializuar në shumicën e vendeve të Evropës.

Unë besoj shume te ndërgjegjja e çdo qytetari se do votojë më të mirën për të ardhmen e qytetit. Është hera e parë që hyjmë në zgjedhje. Nëse do vinit një ditë me mua derë më derë do vini re se situata është optimiste. Nuk dua ta ekzagjeroj por dua të flas për mundësi të cilat besoj se janë. Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga 30 e kusur vjet nga qeverisje pa vizon e korruptive. Idetë tona shkojnë në përputhje me atë që duan qytetarët. Klasa politike është në kalbje e sipër. Sa vjen e thellohet edhe pakënaqësia e qytetarëve ndaj tyre. Rezultati ynë do habisë shumëkënd. Kam bindje se kjo do ndodhë dhe rezultati do jetë mbresëlënës. Në çdo tavolinë numërimi do kemi vëzhguesit tanë, kemi numrin e mjaftueshëm të aktivistëve në kuptimin e parë të fjalës. Jam i sigurtë se Lëvizjes Bashkë nuk do i vidhet asnjë votë. Unë besoj te përgjegjësia politike. Një parti nuk mund të fshihet nga përgjegjësia. Edhe nëse marrim vetëm 5 vota, nga unë nuk do dëgjoni që na i vodhën zgjedhjet. Çdo qytetar që e shet votën e konsideroj si dështim personal që nuk kam arritur të bind një qytetar. Shitja e votës bëhet për 50 euro zakonisht. Nëse nuk bindim dot njerëzit që ato 50 euro nuk vlejnë, është faji ynë.

Po të lexonit programin tonë për Tiranën, idetë janë të materializuara në shumicën e vendeve në Evropë. Në këtë kuptim, programi ynë është materializuar në këto vende. Nga ana tjetër kur them se do hetojmë kullat i referohem një ligji aktual. Unë mendoj se vota jonë do jetë transversale. Partitë e vjetra nuk i kanë votuesit e tyre si patate në thasë. Qytetarët janë të lirë për të votuar dhe zgjedhin. Veliaj ka 8 vite që bën të njëjtat premtime, është një kryetar bashkie qesharak përveç se i korruptuar. Këlliçi kërcet fishekzjarrë në ajër dhe doli më i majtë se ne me premtimet e tij. Veliaj ka ndërtuar 14 shkolla të reja, jo 40 shkolla. Dy rivalët e mi janë hiçër në kuptimin politik. Mendojini të dy pa partitë e tyre, as votat e familjarëve të tyre nuk do merrnin. Janë nulitete intelektuale dhe kanë fatin që janë të preferuarit e padronëve të partive të tyre”, u shpreh ai.

arlind qori

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet