2 Maj 2023, 19:39
Nga I.A
Sali Berisha
SHKODËR- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kandidimi i Benet Becit për Bashkinë e Shkodrës është një gabim fatal. Nga Shkodra, Berisha u shpreh se vetëm shpirti i tij e di se çfarë e detyroi që të bënte këtë gabim, ndërkohë që nuk la pa përmendur dhe Tom Doshin këtu. Po ashtu Berisha shtoi se Edhe Edona Bilali që dikur e krahasonte Ramën me Zeusin ka dhënë dorëheqjen dhe se si e posedon atë.
"Benet kandidimi yt për Edi Ramën, njeriu që ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij, absolutisht në mënyrë identike me despotin Enver Hoxha është gabimi fatal i jetës tënde. Shpirti yt e di se çfarë të detyroi ty të bësh këtë gabim fatal. Di diçka edhe Tom Doshi për këtë detyrim. Por meqë u ndala tek Toma, shko pak e tako Senadën. Shko tako Namikun, shko tako zonjën Hafizi, se si u flakën si limon i shtrydhur. Edhe Edona e Zeusit e kam këtu dorëheqjen e saj. Nga do të dalësh ti. Benet edhe njëherë të them, ke bërë gabimin e jetës tënde. Të pashë një ditë këtu në shesh, e kishe vendosur, një ngjyrë tjetër. Naiv je treguar. Por nënat shkodrane dhe nënat shqiptare, përrallën e parë që u tregojnë fëmijëve është përralla e ujkut, me këmbë të lyer me miell. Por ti nuk del edhe për një arsye tjetër këtu në shesh që është detyrim në çdo vend, qeveritarët duhet të dalin para qytetarëve dhe ti thonë; urdhëro jam këtu për të pyetur çdo gjë, për të dhënë llogari para jush," tha Berisha.
sali berisha
Politike
2 Maj 2023, 19:24
I.A
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka deklaruar se koalicioni 'Bashkë Fitojmë' në qarkun e Elbasanit do të f...
Politike
2 Maj 2023, 19:14
k.m.
Bardh Spahia dhe Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë...
Politike
2 Maj 2023, 19:03
k.m.
Çiljeta Xhilaga, Sali Berisha dhe Erion Veliaj
TIRANË- Prania e këngëtares Çiljeta Xhilaga në fushatën për kry...
Politike
2 Maj 2023, 18:57
I.A
Bledian Koka
TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka komentuar një video të Kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me banorët e Devoll...
Politike
2 Maj 2023, 18:41
k.m.
Andi Lila, Erion Veliaj dhe Taulant Balla
KAVAJË- Ish-lojtari Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Andi Lila ka dalë në mbështe...
Politike
2 Maj 2023, 17:38
k.m.
Edi Rama dhe e moshuara me lule në dorë
DEVOLL- Një incident ka ndodhur në takimin e kryeministrit Edi Rama në Devoll. Teksa k&eum...
Politike
2 Maj 2023, 17:31
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë një thirrje kandidatëve të PS-së ...
Politike
2 Maj 2023, 16:22
a.l
OBSH
SUDAN- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin për zaptimin e laboratorit të shëndetit ...
Politike
2 Maj 2023, 14:23
A.B
KAS
TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e koalicionit Berisha-Meta për të patur num...
Politike
2 Maj 2023, 13:54
A.B
Marash Logu
TIRANË- Avokati i deputetëve të PD-së Marash Logu ka folur pas seancës së mbajtur sot në Gjykatën ...