LIVE UPDATES
Politike

"Një qeveri funksionale dhe një Kuvend janë të domosdoshëm..."/ Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

Gjatë një debati të zhvilluar në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Kos ka thënë, gjithashtu, se Komisioni është i gatshëm të përgatisë mendimin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, sapo të marrë një kërkesë të tillë nga Këshilli.

3 Qershor 2025, 17:46 Nga E. D
"Një qeveri funksionale dhe një Kuvend janë të
Marta Kos

KOSOVË- Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar të martën se rruga evropiane e Kosovës varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe jo përmes veprimeve të njëanshme. Gjatë një debati të zhvilluar në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Kos ka thënë, gjithashtu, se Komisioni është i gatshëm të përgatisë mendimin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, sapo të marrë një kërkesë të tillë nga Këshilli.

Kosova pati aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat. Sa ka folur për Kosovën, Kos ka bërë thirrje edhe për formimin e shpejtë të institucioneve, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

“Një qeveri funksionale dhe një Kuvend janë të domosdoshëm që Kosova të përfitojë nga plani i reformave dhe rritjes”, ka thënë mes tjerash ajo.

Kosova ende nuk ka Qeveri të re, si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. Më 2 qershor Kuvendi ka dështuar që të konstituohet për të 25-ën herë. Lëvizja Vetëvendosje, që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, nuk kanë arritur pajtueshmëri për mënyrën e votimit për kreun e ri të parlamentit, dhe për propozimin e LVV-së për këtë pozitë, Albulena Haxhiun, duke e konsideruar figurë përçarëse.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re. Gjatë debatit me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili iu kushtua zgjerimit të BE-së, situatës në Ukrainë dhe politikës evropiane të fqinjësisë, Komisionarja evropiane, Marta Kos foli edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo përmendi se me Shqipërinë tashmë kanë filluar negociatat për 24 kapituj, ndërsa Serbisë i është bërë e qartë se duhet të vazhdojë me reformat dhe të rikthejë besimin e publikut. Kos i dërgoi një mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se vizita e tij në Moskë për festimet e 9 Majit e vështirëson përparimin e Serbisë në procesin evropian.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, sipas saj, bllokada politike vazhdon, por dera për anëtarësim në BE mbetet e hapur. Sipas saj, Mali i Zi po bën përparim të shpejtë në negociata gjashtë kapituj janë mbyllur dhe pritet që procesi të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Sipas Komisionares, synimi i Komisionit është që të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut sapo të miratohen ndryshimet kushtetuese të nevojshme.

“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të nisin bisedime intensive dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje dypalëshe. Unë jam e gatshme të ndërmjetësoj, nëse është e nevojshme”, tha Kos.

Ajo shtoi, gjithashtu, se Komisioni Evropian po shqyrton mënyra për t'i thjeshtuar procedurat e anëtarësimit, me qëllim që të shmanget rreziku që mosmarrëveshjet dypalëshe ta ngadalësojnë procesin, veçanërisht në këtë kontekst të ndjeshëm gjeopolitik. Sa i përket Gjeorgjisë, Kos paralajmëroi se autoritetet atje po e largojnë vendin nga BE-ja dhe po rrezikojnë themelet e demokracisë.

“Duhet t’i ndërmarrim menjëherë hapat e ardhshëm me Ukrainën dhe Moldavinë gjithçka është gati, dhe tani i takon Këshillit të BE-së t’i nisë negociatat. Nëse duam paqe dhe stabilitet në Evropë, duhet të jemi të pavarur dhe ta përfundojmë bashkimin e Evropës kjo është një detyrë morale”, tha Kos mes tjerash.

Ajo shtoi se po jetojmë në një kohë të transformimeve të thella të rendit ndërkombëtar dhe se vetëm në gjashtë muajt e parë të mandatit të saj, peizazhi global ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Prandaj, sipas saj, në interes të sigurisë dhe të ardhmes së kontinentit, është e nevojshme të përfundojë bashkimi i Evropës.

“Për mua, zgjerimi është shumë më tepër se thjesht proces anëtarësimi. Bëhet fjalë për bashkimin e Evropës. Kjo nuk është vetëm një domosdoshmëri morale, por edhe një kusht i qartë për një Evropë më të fortë dhe më të sigurt. Në këtë kontekst, zgjerimi e tejkalon kuptimin tradicional dhe shndërrohet në një mjet për të bashkuar Evropën rreth vlerave dhe parimeve të përbashkëta”, theksoi Kos.

Në këtë frymë, sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të jetë i gatshëm të projektojë stabilitet dhe paqe në të gjithë kontinentin, si dhe në fqinjësinë strategjike evropiane në Azinë Qendrore dhe në Mesdhe. Komisionarja evropiane për Zgjerim shprehu shpresën se gjatë katër viteve të ardhshme, të paktën edhe një vend do të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

marta kos

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet