Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Ish-presidenti Ilir Meta rimori sot kartën e anëtarësisë të LSI pas 5 vitesh largim. • Nga Konvenda Kombëtare, Ilir Meta prezantoi emrin e ri. • Nga LSI, do jetë Partia e Lirisë, Sovranitetit dhe Referendumit. • Monika Kryemadhi dha dorëheqjen nga posti i kryetares. • Meta pjesë e Komitetit Organizativ. • Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve. • Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë Agim Nesho. • Në fjalën e tij, Meta shpalli "non grata" Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Ardian Dvoranin. •Nuk përmendi emra të tjerë të politikës shqiptare. •Theksoi rrezikun për humbjen e sovranitetit, por edhe të ndarjes së Kosovës. • Kërkoi që të gjithë mbështetësit e tij të mos e tradhëtojnë por të luftojnë për një vend më të mirë. • Meta u zotua ti jepte fund kleptokracisë dhe lidhjes së shtetit me mafian.
24 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Në përfundim të Konventës Kombëtare ku u vendos ndryshimi i emrit të LSI në “Partia e Lirisë”, Ilir Meta dha një prononcim për mediat e pranishme. I pyetur nëse do e takojë kreun e PD-së Sali Berisha, Meta tha se nga sot nis puna, duke paralajmëruar bashkëpunim të vazhdueshëm.
“Liria është gjithçka. Por edhe sovraniteti i qytetaravë dhe interesave më të larta në këtë vend. Tani është Liria dhe Referendumi që do të qëndrojë si shpata e Demokleut mbi këtë klasë politike, që do na çojë përpara. Takim me Berishën? Nga sot nis puna, çdo ditë pa ndërprerje sepse në 2 muaj duhet të jetë përmbyllur Konventa e ardhshme, e cila jam e sigurt që do të jetë një mesazh i jashtëzakonshëm i shpërthimit të energjive të të rinjve, në mbrojtje të dinjitetit të tyre dhe familjeve të tyre”, tha Meta.

TIRANË- Një ditë pasi la Presidencën, Ilir Meta merr drejtimin e “Partisë së Lirisë” dhe zëvendës kryetar është caktuar Agim Nesho. Po ashtu, Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë, që dikur quhej Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila sot ka marrë emrin e ri.
"Ndryshimet e Statutit tashmë janë fuqi. Bazuar mbi këto ndryshime statutore, dhe në mënyrë të veçantë në reflektim të situatës shumë të rëndë që po përjeton vendi, e që na ngarkon me përgjegjësi shumë herë më të mëdha se deri më tani, kam privilegjin të paraqes Konventës, propozimin e një grupi anëtarësh të Konventës, për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë. I propozoj gjithashtu Konventës Kombëtare, pas paraqitjes edhe të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi si dhe në kushtet ku të gjitha strukturat e tjera drejtuese janë me mandat të përfunduar, krijimin e Komitetit Organizator, me këto detyra: Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet. Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve. Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho. Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë,"-tha Endrit Brahimllari.
Monika Kryemadhi mori drejtimin e partisë 5 vite më parë, kur Meta u votua nga Kuvendit si president i vendit. Megjithatë prej kohësh e kishte paralajmëruar largimin e saj duket u shprehur se ishte më mirë në fushën organizative, sesa në drejtimin e LSI-së, tashmë me emër të ri.

TIRANË-Ndryshohet emri. Lëvizja Socialiste për Integrim, do të quhet Partia e Lirisë. Lajmin e ndryshimit të emrit e dha vetë Ilir Meta.
"Ne krijuam LSI për të çuar para integrimin. Bëmë çdo gjë edhe për libralizimin e vizave, statusin kandidat, etj. Tani ka vetëm një rrugë. Vetëm REFERENDUMI është garancia që Shqipëria do të jetë e shqiptatëve. Mos harroni atdheun, fëmijët tuaj. Edhe fëmijët tanë nuk gjejnë dot atdhe jashtë, atë e kanë këtu. Iu ftoj nga Partia e LSI, në Partinë e Lirisë, Sovranitetit dhe Referendumit,"-tha Ilir Meta.

TIRANË- Ilir Meta foli para mbështetësve të tij në Konventën Kombëtare, duke vendosur edhe sanksione. Në fjalën e tij, Meta tha se do të shpallte "non grata" Rilindjen dhe Partinë Socialiste. Por edhe "Rilindjen blu", duke nënkuptuar Lulzim Bashën dhe bashkëpunëtorët e tij.
"Sot shpallim "non grata" kleptokracinë, rilindjen mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu. Atë të pazareve të 17 majit. Nuk jam këtu veçse për t'ju kërkuar që t'ju tregojmë të gjithëve, atyre gjakprishurve që nuk kanë lidhje me ne. Se ne jemi një popull me dinjitet, europian. Atyre që e duan Shqiprëinë për pastrimin e parave, i themi që ky ështe vendi ynë. Kemi një rrugë, është: REFERENDUMI. Do të jetë shpata e Demokleut mbi uzurpatorët, oligarkët e pangopur, ata që prekin sovranitetin dhe Kushtetutën, do e kenë fatin e zi,"-tha Meta.

TIRANË- Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve të mos besojnë asnjë politikan as atë vetë. Por edhe që të mos e tradhëtojnë, duke kërkuar vetëm një "nder": Mos e shisni votën!
"As Ilir Metës mos i besoni. Besojini vetes tuaj. Bëhuni më të përgjegjëshëm për vete, fëmijët dhe prindërit tuaj. Edhe për dinjitetin e vendit tonë. Për ata që u vranë për këtë vend. Pse ç'kujtoni ju Mujo Ulqianaku mendoi se do ndalonte Italinë fashiste? Mendoni se Vojo Kushi, nuk dinte të dorëzohej kur i mbeti një bombë në dorë? Ky vend ka patriotë që i dalin zot këtij vendi. Prandaj askush nuk po i kërkon as ju dhe askujt tjetër që të bëjën ata që bënë ata burra, por të mos shisni votën. Mos të tradhëtoni as Ilir Metën, as Kushtetutën. Mos kujtoni se Dvorani është jurist i keq, s'ka asnjë gramë gjak shqiptari. Është mercenar,"-tha Ilir Meta.
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Konventën Kombëtare. Gjatë fjalës së tij ish-Presidenti i vendit Ilir Meta u zotua se do bëjë opozitë të fortë dhe do mbrojë Kushtetuten. Dosja.al ju sjell një album fotografik nga ajo që po ndodh në Pallatin e Kongreseve ku Meta përshëndeti me dy gishta lart të pranishmit në Konventë dhe u pozicionua krah, kryetares aktuale të LSI, Monika kryemadhi dhe deputets Erisda Xhixho.
TIRANË- Ilir Meta ka sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama duke thënë se nuk është patriot. Gjatë fjalës së tij në Konventën Kombëtare, Meta thotë se dha mesazhin për llogari të tjetër kujt në mënyrë që të ç'bëhen njohjet e Kosovës. Po ashtu, Meta tha gjithashtu se Rama kërkoi të zaptonte Gjykatën Kushtetuese për të bërë atë që donte me marrëveshjen e detit, duke përmendur edhe Lulzim Bashën.
“Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese u betua tek Lana. Do të mbyllë marrëveshjen e detit, që gatoi me Lulzim Bashën kur ishte në krye të ministrisë së Jashtme. Nuk kam probleme me Greqinë. Unë jam i vetmi president që i thashë shtetësinë Janullatosit. Sepse i takonte. Sepse është udhëheqës i Kishës sonë dhe nuk mund të nisemi nga paragjykimet për kombësinë e tij dhe të askujt tjetër. Nuk ia kam dhënë fshehurazi, por ditën e Krishtlindjeve. Siç i kam thënë kur kam qenë kryeministër, i kam dhënë tokën për të bërë katedralen. Këta nuk kanë asnjë besim veçse sëmundjen e kleptokracisë, të atij që vjedh edhe kur nuk ka nevojë për dicka. Refuzimi i platformave të presidentit për pakte për integrimin, për reformën në drejtësi refuzohej se duhej konfrontim. Shqipëria duhet të paraqitej si vend anormal. Kosova duhej të copëtohej. Kosova duhet ti falte pjesën e saj më të pasur dikujt tjetër. Artisti ka marrë detyra të mëdha përsipër.
Mos mendoni se është vërtet kaq patriot ai sa ditën në parlamentin e Kosovës festohet 10-vjetori i pavarësisë, kryeministri i Shqipërisë deklaron se kishte përfytyrimin se Shqipëria e Kosova do kishte një president. Pra dha mesazhin që kishte marrë për llogari të tjetër kujt. E paskan planin që të kenë një shtet që të ç'bëhen njohjet e tjera të Kosovës? Mori porosi që të bëjë lajm ndërkombëtar. Kaq mjafton për të treguar nivelin dhe standardin. Pastaj u tërhoq. Jo tha se u nxitova. Po të shkonin në gjyq, aty ishin dhe dëshmitarët”, tha Meta.
TIRANË- Presidenti Ilir Meta tha sot se ka një plan për të zhbërë sovranitetin e Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës. E për këtë nuk ka hezituar të sulmojë Lulzim Bashën për djegien e mandateve duke e cilësuar si mashtrues ordiner, madje ka kujtuat edhe batutën e tij se ai gënjen edhe për orën. Në fjalën e tij në Konventën Kombëtare tha se ka qenë kundër bastit të opozitës për të lënë parlamentin në shkurt të vitit 2019, duke shtuar se pas ishte MAFIA, që sipas tij bashkëpunon me të dyja kahet politike.
“Na duhet shumë punë që Shqipëria të ketë një qeverisje normale dhe të gumëzhijë nga zërat e gëzuar e fëmijëve dhe të rinjtë. Situata kërkon ndërhyrje urgjente të të gjithë qytetarëve, të cilët duhet të marrin përgjegjësi pasi nuk mund më t’ia delegojnë përgjegjësitë e tyre kësaj klase politike. Në këto 5 vite kam qenë në një lartësi ku kam parë çdo gjë dhe fitova një këndvështrim të ri që më mungonte. Kam parë një rrezik kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Kam parë një plan të mirëllogaritur për të ekzekutuar pluralizmin politik në Shqipërisë. Dhe për të patur një fasadë, ku viktimat nga frika duhet që të falenderojnë dhunuesit dhe përdhunuesit përse nuk po i dhunojnë akoma më shumë. Ku shpresa dhe e drejta të vritet nga frikë. Ka edhe më keq, nëse prisni vetëm nga Ilir Meta apo kushdo tjetër. Prandaj duhet që të nisemi në përfundimin e këtij evenimenti për të takuar çdo qytetar të Shqiprisë. Ne e dimë që është bërë gjithçka që nga '98 deri sot për të bllokuar referendumin. Një grup politikanësh dhe oligarkësh grabisin Shqipërinë. Viktima janë të rinjtë dhe të rejat. I bëj me dije çdo anëtari dhe simpatizanti që Ilir Meta doli kundër një basti të çmendur për t'i besuar një mashtruesi ordiner që të gënjen edhe për orën, për të djegur mandatet duke lënë parlamentin. Djegia e mandateve ishte e planifikuar nga mafia që drejton Shqipërinë, nga oligrakët që drejtojnë vendin duke punuar me të dy palët,"-tha Meta në fjalën e tij.
TIRANË- Presidenti, tashmë i larguar nga detyra, Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij në Konventën Kombëtare të LSI duke thënë se nga 3 pozicionet më të larta që ka mbajtur, është ndjerë më mirë në atë të Presidentit. Ndaj me batutë, sot tha se mezi pret të rikthehet pas 25 vitesh për mandatin e dytë.
“Mos harxhoni energji të panevojshme se dhe vapa është si e padurueshme por na duhet dhe shumë punë duke nisur nga sot e gjatë gjithë gushtit që të kemi një vjeshtë për të rinjtë e saj. Dje siç kisha bërë premtimin publik dorëzova sipas Kushtetutës dhe afatit kushtetues detyrën më të lartë në këtë shtet, atë të Presidentit. Përfundova mandatin e parë si president dhe në këtë mënyrë pata eksperiencën e të provuarit të 3 pozicioneve më të larta në këtë shtet, të kryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe presidentit. Dikush më pyeti, nga këto të 3, ku je ndjerë më mirë? Pa diskutim, në detyrën e presidentit dhe mezi pres të rikthehem pas 25 vitesh për të përmbushur mandatin e dytë. Deri atëherë do na duhet të bëjmë shumë punë që Shqipëria të jetë vend normal,"-tha Meta.
TIRANË- Këshilltari i Ilir Metës për Mediat në kohën kur ishte president, Tedi Blushi ka vendosur që t'i bashkohet LSI-së. Sot, ai ka mbajtur një fjalë në nisje të Konventës Kombëtare, duke u prezantuar si popull i lirë i 2 marsit.
FJALA E PLOTË
Pershendetje te gjitheve! Faleminderit qe me jepni mundesine, ne kete eksperience te pare ne jeten time. Une i perkas vetem popullit te 2 Marsit, dhe sot vij perpara jush si nje njeri i lire, si nje prej mijera e mijera shqiptareve qe dy vite me pare ju pergjigjen thirrjes se Presidentit te Republikes dhe dolen ne shesh me nje mision: Rikthimin e Sovranitetit dhe Referendumit. Te dashur miq, Ju sot po merrni nje vendim historik. Jo per veten tuaj, por per te ardhmen e femijeve tuaj dhe te Shqiperise. Kauza juaj me e madhe, ajo e Lirise, do pershpetoje edhe integrimin europian, qe ka qene prioriteti i juaj.
Populli i 2 Marsit eshte i etur per Lirine dhe Referendumin. Vendi ynë tani eshte vetem prane popullit qe mezi pret te marre ne dore fatet e veta, qe mezi pret t'i jape goditjen finale nje kaste mafioze dhe nje grupi horrash dhe tradhetare, qe po shpopullojne dhe po e falimentojne Shqiperine, qe kane nxjerre ne pazar kufijte e Shqiperise dhe qe po i ngulin thika pas shpine Kosoves. Koha per te shporrur kete te keqe eshte tani! Liri, Demokraci! Sic na la amanet poeti martir, Havzi Nela: O Liri, o vdekje! Te dashur miq, Askush me mire se une nuk e di se Presidenca, nen drejtimin e Ilir Metes, kane qene 2 mars cdo dite. Ka qene nder dhe privilegj i jashtezakonshem te jem bashkepunetor i tij dhe i jam falenderues. Ne keto pese vite, Ilir Meta ka qene I pari ne cdo beteje per mbrojtjen e demokracise, pluralizmit politik, dinjitetit njerezor, shtetit ligjor, dhe mbi te gjitha mbrojtes i pakompromis i interesit kombetar. Sot kemi nevoje me shume se kurre per nje lidership te forte si Ilir Meta, qe rikthehet ne beteje per nje Shqiperi me te drejte, me njerezore, me te dashur dhe me te dhembshur.
Te dashur miq, Fuqia e popullit te 2 marsit, qendron tek bashkimi rreth lirise. Te bashkuar do t'ia dalim. Ndryshimi po vjen. Per nje beselidhje kuqezi, per sovranitetin dhe referendumin. Koha eshte tani! Boll duruam. Mjaft indiferences! Liri, demokraci! O liri, o vdekje! Te bashkuar Per Referendumin!

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Konventën Kombëtare ku ka bërë ndryshimin e statutit të parisë. Ish-deputetja e LSI, Silva Caka lexoi para të pranishmëve ndryshimet statutore ku një prej tyre është ndryshimi i emrit të partisë.
Por ende nuk dihet se cili do të jetë ndryshimi, pasi emri i ri ende nuk është prezantuar.
“Jam këtu për tu njohur me disa ndryshime në statutin e LSI. Konventa Kombëtare e LSI bazuar në nenin 11.7 të statutit të saj propozon: Konventa ka të drejtën e ndryshmit të emrit dhe vulës së parisë. Ka të drejtën e ndryshimit të strukturave të përkohshme,”- tha Caka.
TIRANË- Prej ditës së sotme Ilir Meta, ish-presidentit i vendit i rikthehet jetes politike. Pasditën e sotme, ai u prit me ovacione në sallën e Pallatit të Kongreseve ku dhe do të zhvillohet Konventa Kombëtare e LSI-së. Në momentin kur ai u fut në sallë të gjithë u ngritën në këmbë, duke e pritur me thirrjet: Meta, Meta, Meta!
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbajë sot në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve, Konventën Kombëtare, një event i rëndësishëm politik për këtë parti, pas rikthimit të Ilir Metës. Ky i fundit rimori kartën e anëtarësisë dhe do të mbajë fjalim para mbështetësve të tij.
Konventa Kombëtare do të nisë në orën 19:00, e përveç fjalimit të Ilir Metës, fjalime do të mbajnë edhe figurat qendrore të kësaj force politike. Ilir Meta prej kohësh kishte paralajmëruar se do të rikthehej në politikën aktive të vendit, ndërsa ka dyshime se LSI-së do i ndryshohet edhe emri. Deri më tani përflitet se emri i ri do të ketë "Agimi", por nuk dihet se kur do të ndodhë ndryshimi. Apo sesi Meta do të rikthehet në krye të partisë që e themeloi.
TIRANË- Bajram Begaj ka marrë zyrtarisht detyrën si President i tetë i Republikës së Shqipërisë. Në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë, kryetarja e Gjykatës Kushtetutese, Vitore Tusha, i ka dorëzuar Kushtetutën, duke zëvendësuar zyrtarisht Ilir Metën.
Ky i fundit rinisi që sot jetën e tij politike në opozitë, por duket se nuk ka pasur shumë kohë për të përditësuar statueset e tij edhe në rrjetet sociale. Akoma deri më tani Ilir Meta, mban në rrjetet e tij sociale postin; Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z Ilir Meta.
Ka postuar sot në të gjithë rrjetet e mundshme sociale, foto dhe video, me miq edhe vetë, por ka harruar që të heqë postin që ka mbajtur. Edhe pse statusin do vazhdojë ta mbajë.

TIRANË- Ish-presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme pasi ka hequr kostumin presidencial dhe ka rimarrë kartën e anëtarësimit të LSI-së, parti që e themeloi vetë. Pak momente më parë Meta ka zgjedhur të postojë një video nga protesta e 2 marsit dhe ka bërë thirrje për referendum duke u shprehur se koha është tani.
“NJË BESËLIDHJE KUQEZI PËR TRIUMFIN E SOVRANITETIT DHE REFERENDUMIT! Misioni i 2 Marsit, nuk ka përfunduar. Sapo ka rifilluar. Me vizion, ide dhe energji të reja, së bashku për një mision: Fitoren e Sovranitetit dhe Referendumit. KOHA ËSHTË TANI!”, shkruan Meta në postimin e radhës në Facebook.
POSTIMI I ILIR METES

Ilir Meta, ish-president
TIRANE- Ish-presidenti Ilir Meta siguron se nuk do të kthehet në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një postim në rrjetet sociale, pas vizitës që pati në selinë e partisë që themeloi (LSI), Meta thotë se sot nuk rikthehet për të drejtuar LSI por ti kthyer shqiptarëve sovranitetin. Meta tha se një parti e re po vjen, duke paralajmëruar një ndryshim në frymën e LSI. "Partia e Referendumit na pret".
POSTIMI I PLOTE I METES:
SHQIPËRI I PËRKET POPULLIT!
PARTIA E REFERENDUMIT NA PRET!
Drejtimin e LSI e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave, që u krijuan në vend. Nuk u riktheva sot për të rimarrë drejtimin e kësaj partie, por për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momenten, si dhe për t’u bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit: Sovraniteti në Shqipëri i përket popullit.
Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme. Partia e referendumit na pret!
Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendumi do të jetë “Shpata e Demokleut” mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë dhe mbi Esad Pashët e rinj, që kanë tradhëtuar interesin kombëtar dhe i kanë ngulur thika pas shpine Kosovës.
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ishte për një vizitë mëngjesin e sotëm në ambientet e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai u shpreh për gazetarët se nuk do të marrë drejtimin e kësaj partie pasi e ka lënë 5 vite më parë. Pasi përfundoi deklaratat dhe pyetje-përgjigjet me gazetarët, Metës iu dorëzua një buqetë me lule të kuqe.
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do të bashkëpunojë me çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot. I pyetur nga gazetarët, jashtë selisë së LSI-së, se nëse do të bashkëpunojë me Berishën, Meta nuk tha një përgjigje konkrete. Ai tregoi se nuk është në garë me asnjë person e se Shqipërisë i duhet vetëm referendumi.
'Do bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm patriot dhe demokrat të ndershëm, pas asnjë diskutim. Nuk jam në garë as me Berishën dhe skam qenë në garë as me Lulushin. Shqipërinë e ndryshon vetëm referendumi, është primare e primareve. Refrendumi tani është vetë Shqipëria, pasi është vënë në pyetje rezistenca e të ardhmes së vendit.'- tha Meta.
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar ditën e sotme se nuk është në garë as me Sali Berishën e sa me Lulzim Bashën. Për mediat, nga selia e LSI-së, Meta u shpreh se u ka lënë Bashkitë që nga Tirana e deri në Skrapar.
Ilir Meta: Partia e Referendumit na pret përpara, kjo zgjidh çdo problem në Shqipëri, që nga problemi i kapjes së shtetit, referendumi do të jetë shpata, mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit.
Pyetja: A do bashkëpunoni me Berishën?
Meta: Do bashkëpunojmë me cdo shqiptar të ndershëm, pa asnjë diskutim. . Nuk jam në garë as me Berishën dhe nuk kam qënë në garë as me Lulushin. Shqipërinë e ndryshon vetëm referndumi, është vetëm primarja, e përshëndes primaren që ka sjellë Berisha. është vënë në pikëpyetje ekzistenca e shtetit.
Pyetja: Si ndiheni që nuk keni asnjë post?
Meta: Kam një pushtet të jashtëzakonshëm, kur dal në rrugë vonohem me takime, pushteti më i madh që dua është riferendumi, ua kam lënë Bashkitë nga Tirana në Skrapar.
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të marrë drejtimin e LSI-së. Kështu deklaroi ai ditën e sotme përballë gazetarëve, në ambientet e jashtme të LSI-së, Meta tha se e ka lënë atë post vite më parë e se u kthye pasi ka ndjerë nostalgji.
Ilir Meta:Tani ka ardhur momenti për një transformim të sistemit në vend, populli i 2 marsit duhet të nisë rryugën e tij të shumëfishohet ditë pas dite, sa më shpejt të triumfojë referendumi, si e vetmja rrugë që do të vendosë në kontroll këtë klasë të papërgjegjshme, jam e sigurtë se kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt, jam i bindur se referendumi që i ka munguar popullit do të ndodhë.
Nëse u bëra president u bëra për shkak të LSI, e kam për detyrë të jap dhe llogari për këto 5 vite të ushtrimit të funksionit kaq të rëndësishëm. Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSi se këtë e lashë para 5 viteve.
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka komentuar shkarkimin e Zef Mazit nga posti i kryenegociatorit me BE-në. Nga selia e LSI-së, Meta tha se Rama shkarkoi Mazin pa nisur akoma mirë negociatat me BE-në e se ky veprim është i atyre që urrejnë meritoktracinë dhe median e lirë.
' Hapëm dhe ne shkarkuam kryenegociatorin pa nisur akoma negociatat, duke treguar seriozitetin e atyre që urrejnë meritokracinë dhe median e lirë. Erdha këtu për të treguar se jam krenar për forcën politike që kam krijuar në vitin 2005 dhe në 2006. '- tha Meta.
TIRANË- Vetëm një ditë pasi dorëzoi postin e Presidentit të vendit, Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme ambientet e LSI-së. Ai u shpreh ditën e sotme se ndodhet në LSI pasi kishte nostalgji për partinë që ka krijuar vite më parë.
“Ja që nuk ka vetëm 24 korrik, por ka edhe 25 korrik,. Një ditë e re një agim i ri edhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për këtë dokumentin e LSI-së edhe sepse jam krenar që kam krijuar në 2004 një forcë politikë për të shpëtuar integrimin evropian që mbahte peng nga PS. Falë atij angazhimi të jashtëzakonshëm të LSI-së u bë rrotacioni që kleptokracia humbi ato mandate. Falë atij rrotacioni Shqipëria firmosi marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”, tha Meta.
TIRANË- Ilir Meta ka hequr 'petkun' e Presidenti të vendit. Mëngjesi i sotëm ka nisur më ndryshe se ditët e kaluara kur ishte në krye të shtetit shqiptar. Sot, Meta ka postuar një foto me ambasadorin Agim Nesho dhe me këshilltarin e tij Tedi Blushi me të cilët ka konsumuar kafen e mëngjesit. Në postimin e tij në facebook, ai shkruan se kishin folur për tubimin e mbajtur në 2 mars dhe shton se tashmë ishte koha për veprim.
Postimi i Plotë nga Ilir Meta:
I lumtur ta nisja këtë ditë të re me Ambasadorin, Agim Nesho. Kujtuam 2 Marsin dhe ramë dakord se është Koha për Veprim. Një ditë e re, një rruge e re.
Ditën e djeshme, Meta dorëzoi zyrtarisht postin e Presidentit te Bajram Begaj. Ai u largua nga ky institucion duke bërë shqiponjën e duke mos mbajtur asnjë fjalim përballë të pranishmëve.