Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një reagim për Top News, KE thekson se çdo nismë ligjore që lidhet me gjyqësorin duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe acquis-in e Bashkimit Europian, duke respektuar pavarësinë, llogaridhënien dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor.

TIRANË- Komisioni Europian ka komentuar propozimin e qeverisë shqiptare për të ndryshuar amendamentin e Kodit të Procedurës Penale për t’iu hequr të drejtën gjykatave që të marrin vendime pezullimi ndaj kryeministrit, ministrave, Presidentit, Avokatit të Popullit dhe kreut të KLSH-së. Në një reagim për Top News, KE thekson se çdo nismë ligjore që lidhet me gjyqësorin duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe acquis-in e Bashkimit Europian, duke respektuar pavarësinë, llogaridhënien dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor.
“BE po e ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të paraqitur më 16 shkurt. BE monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin në të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Këto nisma pritet të jenë në përputhje me acquis të BE-së dhe me standardet europiane. Kjo përfshin gjithashtu zbatimin e reformës në drejtësi të vitit 2016 në kuadër të negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Sundimi i ligjit dhe pavarësia, llogaridhënia dhe efikasiteti i sistemit gjyqësor në Shqipëri janë elemente themelore të procesit të zgjerimit të BE-së. Retorika që mbjell mosbesim publik ndaj gjyqësorit dhe ndaj pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të sistemit gjyqësor dhe atij të prokurorisë është joproduktive. Siç është theksuar edhe më parë, është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë që të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në reagimin e Komisionit Europian për Top News.
Kryeministri Edi Rama zyrtarizoi të hënën një nismë ligjore për forcimin e imunitetit të kabinetit të tij qeveritar dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë ndaj SPAK. Në një mbledhje të grupit paralamentar të Partisë Socialiste, të drejtuar nga kryeministri Rama, socialistët bënë me dije se do të ndryshonin nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, duke i hequr të drejtën gjykatave që të marrin vendime pezullimi ndaj kryeministrit, ministrave, Presidentit, Avokatit të Popullit dhe kreut të KLSH-së./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për korrupsion, kapje të institucioneve dhe humbje të legjit...
Vjosa Osmani dhe Rexhep Tajip Erdogan KOSOVË- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka uruar Kosovën për nder t&e...
Sali Berisha KRUJË- Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria është peng i një narkodiktature. Gjat&eu...
Sali Berisha KRUJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se vendi qeveriset nga një njeri që është kryetari...
Sali Berisha KRUJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në Shqipëri, partia e krimit me në krye Ramën k...
Sali Berisha KRUJË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në Shqipëri fuqia e vërtetë është...
Sali Berisha KRUJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kryeministri Rama ka kapur të gjitha pushtetet.&nbs...
Sali Berisha KRUJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosov&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka telefonuar ish-Presidentin Hashim Thaçi që ndodhet në paraburgim në Hagë. Gj...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të pranojë pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve p&e...