LIVE UPDATES
Politike

'Vjedhja e qytetarëve është faktori që rrëzon çdo pushtet'/ Berisha: Kryengritja jonë do të jetë vetëm paqësore dhe do të fitohet

Gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ me mbështetësit në Krujë, Berisha deklaroi se vjedhja e qytetarëve është faktori që rrëzon çdo pushtet, ndërsa theksoi se reagimi i opozitës do të jetë, një ‘kryengritje vetëm paqësore’ që do të çojë në ndryshim politik.

17 Shkurt 2026, 19:42 Nga I.A
'Vjedhja e qytetarëve është faktori që rrëzon
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për korrupsion, kapje të institucioneve dhe humbje të legjitimitetit politik. Gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ me mbështetësit në Krujë, Berisha deklaroi se vjedhja e qytetarëve është faktori që rrëzon çdo pushtet, ndërsa theksoi se reagimi i opozitës do të jetë, një ‘kryengritje vetëm paqësore’ që do të çojë në ndryshim politik.

Berisha riktheu në vëmendje edhe zhvillimet e vitit 1997 për të argumentuar qëndrimin e tij mbi përgjegjësinë morale të qeverisjes, ndërsa hodhi akuza për abuzime me tenderë publikë dhe përpjekje për të mbrojtur zyrtarë të përfshirë në afera. Ai u shpreh se opozita ndodhet në një ‘betejë finale’, duke theksuar se ndryshimi do të vijë përmes mobilizimit qytetar dhe mjeteve demokratike.

“Ju jeni njerëz politikë. Qeveria që mbron korrupsionin, qeveria që vjedh qytetarët, nuk meriton të qëndrojë një ditë në pushtet. Pra, në qoftë se ka një faktor të dytë që i heq legjitimitetin një force politike, është vjedhja e qytetarëve. Miq, dua t'ju tregoj, e kam treguar dhe një ditë. Në '97-ën, çfarë ndodhi? Këta filluan, socialistët propagandën që paratë e firmave i ka marrë qeveria dhe i ka futur në buxhet. Dhe qytetarët protestonin, duam paratë tona, duam paratë tona. Qytetarët e besuan se qeveria ka marrë paratë e tyre, në kohë kur qeveria s'kishte marrë zero lek. Dhe unë ju them ju këtu. Cili ishte qëndrimi ynë? Qëndrimi ynë ishte ky. Bashkëpunëtorëve të mi, ne nuk qeverisim njerëz që besojnë se ne i kemi vjedhur, prandaj ne do dalim në opozitë. Të faktohet që ne nuk kemi marrë asnjë leke. Dhe qytetarëve çfarë u thashë? Borxhi nuk është marrë nga qeveria. Qeveria s'ka prekur paratë tuaja.

Dhe qeveria s'mund të njohë kurrë një borxh që nuk e ka marrë. Se përndryshe, do detyrohesha t'ia merrja atij që s'kishte vu 100 lekë në firma dhe t'ia jepja këtij tjetrit. Ajo ishte amorale, mund të bëhej, por unë nuk e bëja kurrë, sepse shkelja disa norma morale. Tani, këta kanë vjedhur. Këta janë kapur. S'janë gjë këto që kanë dalë deri tani. Ky që u emërua sot drejtor i AKSHI-t, e di ç'është ky? Ky i ka dhënë baxhanakut 75 milionë euro tenderin pa asnjë punë. Ju tani jeni po e merrni se këto tendera që bëhen për teknologjinë, këto janë abuzime më të tmerrshme. Se nuk i llogarit dot kush mirë. Tender 75 milionë për të përmirësuar inteligjencën artificiale. Kina për të bërë DeepSeek, ka shpenzuar 6 milionë. Për të nxjerrë aplikacionin e vet. Shqipëria 75 milionë. Asnjë lek për inteligjencën artificiale, të gjitha vjedhje. Dhe ky tani merret atje ku ishte edhe vihet drejtor ky.

Pra, ku jemi këtu miq? Këtu jemi para situatës që këta kanë plaçkitur gjer në palcë shqiptarët, kanë larguar masivisht nga Shqipëria, dhe përsëri thonë: ne jemi mbi ligjin, ligji për ne s'ekziston, drejtësia për ne s'ekziston. Tani u thotë: janë minj, janë qen, futen këtej, futen andej, me gjuhë ordinere. Por tani jemi ne. Tani ne jemi në fushë. Dhe ne, ja do vdesim, ja do rrojmë! Këta do i nxjerrim nga pushteti. Këta nuk duhet të qëndrojnë as edhe një ditë më shumë. Jo. Kanë humbur çdo të drejtë të qeverisin Shqipërinë. Kanë humbur çdo të drejtë të qeverisin shqiptarët. Ata janë armiq të lirive të tyre, armiq të pasurive të tyre. Këta e shkatërruan kombin! Nuk kanë të sosur të këqijat që i kanë bërë këtij kombi, Edi Rama me organizatën e tij kriminale. Atëherë, jemi të lodhur, jemi dhe të rraskapitur, nuk e mohoj, jemi dhe të dëshpëruar, por prapë nuk ka frymëzim më të madh për njeriun sesa t'i gjendet vendit të vet në momente kritike.

Është nder, është humanizëm i jashtëzakonshëm t'i gjendesh njeriut tënd në çdo kohë. T'i gjendesh shokut dhe mikut tënd, por është disa herë më shumë t'i gjendesh vendit tënd. Dhe ne do i gjendemi Shqipërisë. Ne jemi në betejën finale. Ua them unë ju. Edhe këtë betejë do ta fitojmë ne. Se kjo është betejë e drejtë. Asgjë s'do na pengojë ne pa i nxjerrë këta, pa u dhënë atë që meritojnë. Janë bërë miliarderë duke vjedhur shqiptarët. Kanë zhytur 40, 49% të shqiptarëve në varfëri. Kanë larguar 45% të shqiptarëve nga vendi i tyre. Këto të këqija që i kanë bërë do i paguajnë. Natyrisht që, kryengritja jonë është paqësore, dhe është vetëm paqësore. Dhe në mënyrë absolute, ne do fitojmë!

Kur them këtë, ja po ua them këtu fjalën e nderit, se siç i kapëm Aldo Barët e të tjerët ku ishin e ku s'ishin nëpër botë, do i kapim këta qeveritarë kudo që të shkojnë dhe t'i sjellim para ligjit. Një agjenci më e fuqishmja do krijohet për gjetjen, konfiskimin e pasurive të tyre. 300 apartamente Lubia. E imagjinoni ju apo jo? Jepni paratë tuaja te rruga, kthehen paratë në apartamente për të. Jep 20 milionë euro kilometrin, ku i thotë tani nga 12 më kthe apartamente mua këtu. Kështu janë bërë apartamentet. Dhe dihen vetëm kaq. Po po të marrësh, po Edi Rama ka miliarda. 200 milionë kishte vetëm kryetar bashkie. E denoncoi raporti i OSBE-së. Pra, miq, sot ne jemi thirrur në këtë mision, më i rëndësishmi i jetës sonë. Çfarëdo shërbimi që ne i kemi bërë Krujës, Shqipërisë, shërbimi që na kërkohet t'i bëjmë është më i madh se të gjitha të tjerat. Unë kam besim se do ta përmbushim me sukses. Faleminderit“, tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi ramë

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen