LIVE UPDATES
Politike

Ngjashmëri mes Berishës dhe Trump? Kandidati republikan në SHBA: Regjimi diktatorial është duke vendosur, DASH të mos ndërhyjë në vendet e tjera

Pyetjes se a mund të ketë një paralele mes dy proceseve gjyqësore që po zhvillohen ndaj Berishës dhe kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, Jason Emert iu përgjigj duke thënë se në Shqipëri po bëhet një ndjekje penale shumë e padrejtë e liderit të opozitës.

16 Korrik 2024, 22:27 Nga M.B

 

Ngjashmëri mes Berishës dhe Trump? Kandidati republikan në SHBA:
Jason Emert

TIRANA-Kandidati republikan për Dhomën e Përfaqësuesve në shtetin e Tennessee, Jason Emert, i ftuar në SYRI TV ka folur për zhvillimet politike në Shqipëri, si dhe për masën ndaj kreut të PD, Sali Berisha. Pyetjes se a mund të ketë një paralele mes dy proceseve gjyqësore që po zhvillohen ndaj Berishës dhe kandidatit republikan për president të ShBA-së, Donald Trump, Jason Emert iu përgjigj duke thënë se në Shqipëri po bëhet një ndjekje penale shumë e padrejtë e liderit të opozitës.

Emert ka shtuar se DASH nuk duhet që të ndërhyjë dhe të përcaktojë në vendet e huaja jashtë SHBA-ve se çfarë është e drejtë dhe jo e drejtë dhe çfarë duhet ndjekur penalisht dhe çfarë jo.

Intervista:

Pyetje: Ju e dini shumë mirë çështje ndaj zotit Berisha. Ditën e sotme, ka qënë një tjetër gjykatë e një tjetër niveli, e cila ka dhënë vendimi që zoti Berisha i cili po mbahet në arrest shtëpie prej 6 muajsh pa asnjë akuzë ende të formuluar dhe pa asnjë provë, do vijojë të mbahet në këtë masë sigurie. Ky është standardi i gjykatave këtu, sigurisht çështja vijon por shumë në Shqipëri dhe përtej kufirit e cilësojnë si burgosje politike. Ka një paralele mes të dy realiteteve?

Jason Emert: Duket se në Shqipëri po bëhet një ndjekje penale shumë e padrejtë e liderit të opozitës dhe ka një kundërshtim të fortë edhe prej medias edhe persona të tjerë të cilët ndiqen penalisht thjesht prej mendimit të tyre të kundërt me qeverinë. Ti rrëzon një drejtues të medias dhe një partie opozitare dhe qeveria ndjek në mënyrë të paligjshme këta personazhe. Dhe Shqipëria tregon se çfarë regjimi diktatorial është duke vendosur.

Pyetje: Një regjim që gjithsesi kemi parasysh që këtu në Shqipëri, qeveria ka përdorur si justifikim ndërkombëtarët shpesh herë ShBA. Duhet opinioni publik të bëjë një ndarje në atë që çfarë përfaqëson në të vërtetë ShBA dhe qëndrimi që mund të mbajë një administratë e caktuar?

Jason Emert: Mendoj se DASH nuk duhet që të ndërhyjë dhe të përcaktojë në vendet e huaja jashtë ShBA se çfarë është e drejtë dhe jo e drejtë dhe çfarë duhet ndjekur penalisht dhe çfarë jo. Administrata e ish-presidentit Barak Obamës ka ndërhyrë shpesh në shtete në të cilat mendohet se do të kishte një ideologji që nuk do t’i pëlqente. DASH nuk flet në emër të popullit amerikan. Ne duam një diskutim të hapur me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sidomos me një aleat të NATO-s siç është Shqipëria. Ne duam që gazetaria e hapur dhe transparente të mbizotërojë në atë vend.

Pyetje: Dhe kjo do të ishte një tjetër vëmendje ndoshta e administratës ‘Trump 2’?

Jason Emert: Po shpresoj që po. Përfshirja jonë në Ballkanin Perëndimor dhe që DASH të kuptojë se nga po vijnë të gjitha këto influenca dhe ndikime dhe cilat janë arsyet se përse po veprohet në mënyrë kaq antikushtetuese është diçka që administrata e re do ta marrë në konsideratë duke e lënë mënjanë ideologjinë por duke vënë reputacionin dhe qëllimet tona të mira në mbarë botën. Ne si vend duam të mbështesim gazetarinë e lirë dhe kjo nuk mund të zbatohet pa mbështetjen e SHBA dhe SHBA do të mbështesin dhe do t’i japin gjithmonë strehë atyre gazetarëve që vazhdimisht do të kërkojnë strehim.

jason emert

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet