LIVE UPDATES
Politike

Ironi te Komisioni i Shëndetësisë, Vokshi: Shtyjmë afatin e punës/ Dëshmitarët në Komision: Sterilizimi me kosto të fryra

Gjithashtu zvarritja me javë të tëra e punës për shkak të debateve mes opozitës dhe maxhorancës ka sjellë mungesën e një produkti në kohë në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi që ka marrë në dorë dy koncesionet më të bujshme në sistemin shëndetësor atë të check-up dhe sterilizimit.

16 Korrik 2024, 21:06 Nga E. D
Ironi te Komisioni i Shëndetësisë, Vokshi: Shtyjmë afatin e
pamje nga komisioni

TIRANË- Albana Vokshi ka bërë të ditur se Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi do të shtyjë afatet e punës edhe pas përfundimit të periudhës 4 mujore. Ndërkohë mjeku Artan Koni dhe Audituesi Klarenc Xhaferraj thanë se koncesioni i sterilizimit mund të ishte me të paktën 10 herë më pak para.

Gjithashtu zvarritja me javë të tëra e punës për shkak të debateve mes opozitës dhe maxhorancës ka sjellë mungesën e një produkti në kohë në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi që ka marrë në dorë dy koncesionet më të bujshme në sistemin shëndetësor atë të check-up dhe sterilizimit. Për këtë arsye Vokshi tha se afati i Komisionit do të zgjatet.

"Nuk kemi akoma kontratën e plotë, kemi rënë dakord me kryesinë e vogël që ta shtyjmë," tha Vokshi.

Bashkëpunimi zgjati vetëm kaq, dhe në momentin që sallës iu drejtuan dëshmitarët e radhës për të folur mbi koncesionin e sterilizimit, debatet u ndezën. Sakaq mjeku Artan Koni tha se kostot e sterilizimit janë të fryra dhe se sipas përllogaritjeve, sterilizimi mund të ishte bërë me të paktën 10 herë më pak para.

“Sterilizimi është një proces i thjeshtë që nuk merr kohë dhe nuk ka vlerë të lartë monetare. Koncesioni nuk ka vetëm procesin e sterilizimit edhe atë të veglave, por mesatarisht na ka rezultuar që kostoja që duhet për 10 vjet është ajo që ne paguajmë për 1 vit. Pra, afërsisht ajo që paguhet në 10 vjet, ne kemi paguar për 1 vit. Këto janë kosto të përafërta patjetër, por për këtë është hetimi për të parë a është kosto e fryrë apo jo. Kemi bërë një llogaritje nëse marrim për bazë çmimin e një seti, ishte një llogaritje duke matur vetëm një set, rreth 200 euro  dhe dilte pak a shumë për setin rreth 80 herë më e lartë, ndërsa për të gjithë shërbimin 10 herë më shumë”, tha Artan Koni.

Ndërsa audituesi i KLSH, Klarenc Xhaferraj tha se për periudhën 2016 deri në 2019, vetëm TVSH për shërbimet e koncesionit të sterilizimit i ka kushtuar buxhetit të shtetit 69.5milionë lekë.

"Njëlloj si te check-up faturohet me TVSH në faturat mujore të prera nga koncesionari, duke paguar shtesë 20% mbi çmimin e shërbimit mjekësor të prokuruar. Kjo i ka kushtuar buxhetit të shtetit për 2016-4 muajt e parë 2019 69.5milionë lekë," tha Xhaferraj.

Dosja e sterilizimit është një nga dosjet e bujshme të hetuara nga SPAK, që ka konstatuar shkelje në koncesionin 10 vjeçar me vlerë 100 milionë euro. Tashmë dosja ka kaluar për Gjykim ndërsa nën akuzë për shpërdorim detyre është ish ministri Ilir Beqaj, ndërsa bashkë me të masën detyrim paraqitje për sterilizimin është biznesmeni Ilir Rrapaj dhe 7 persona të tjerë.

albana vokshi artan koni klarenc xhaferraj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet