LIVE UPDATES
Politike

Ngërçi politik në Kosovë/ Pse u prishën raportet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit

Ndonëse prej javësh përflitej se presidentja Vjosa Osmani nuk e gëzonte mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti për një mandat të dytë, në publik diçka e tillë nuk reflektohej nga ata dy.

12 Mars 2026, 13:28 Nga E. D
Ngërçi politik në Kosovë/ Pse u prishën raportet mes
Vjosa Osmani, Edi Rama

KOSOVË- Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë. Ndonëse prej javësh përflitej se presidentja Vjosa Osmani nuk e gëzonte mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti për një mandat të dytë, në publik diçka e tillë nuk reflektohej nga ata dy.

Të paktën jo derisa partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), prezantoi dy kandidatë të tjerë për president, më 5 mars, dhe Osmani doli të nesërmen me dekret për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Presidenti i ri nuk u zgjodh për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa LVV-ja tha se dekreti i Osmanit është jokushtetues, dhe e çoi në Gjykatën Kushtetuese. Si rrjedhojë, u bllokua edhe dekreti, edhe puna e Kuvendit deri më 31 mars.

Ndërkohë, interesimi i publikut sa shkon e rritet për gjithë atë çfarë ndodhi dhe mund të ndodhë. Pse u përçanë Osmani dhe Kurti? Të gjitha hollësitë mund të mos dalin kurrë në shesh, por disa sinjale janë të lexueshme.

Presidentja Osmani tha në një intervistë për Syri TV, të hënën, se rritja e partneritetit mes Kosovës dhe administratës aktuale amerikane do të duhej të shihej si sukses, dhe jo pengesë.

Kosova e sheh SHBA-në si aleaten kryesore, dhe mbështetja e saj ishte jetike si në shpalljen e pavarësisë, ashtu edhe në formimin e institucioneve. Megjithatë, s’është sekret që Kurti i ka tensionuar disa herë marrëdhëniet me autoritetet amerikane.

Radio Evropa e Lirë kërkoi një koment nga Qeveria e Kosovës nëse marrëdhëniet e afërta të Osmanit me SHBA-në mund t’i kenë penguar Kurtit, dhe se çfarë saktësisht ka ndodhur mes tyre, por nuk mori përgjigje.

Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se Osmani mund të mos i ketë thënë të gjitha, për faktin se është ende në detyrë, por konsideron se ajo ia ka borxh opinionit publik një shpjegim për këtë deklaratë.

“Historikisht, [Shtetet e Bashkuara] e kanë pasur të vështirë të ndërtojnë raport bashkëpunues me kryeministrin Kurti, raport produktiv, të ndërtuar në besim. Gjithsesi ka pasur bashkëpunim në disa sfera të caktuara me Qeverinë, në mbrojtje, në siguri, në ekonomi, por besoj që ekziston një lloj dyshimi në mundësinë për të ndërtuar partneritet produktiv”, tha ai.

Ngërçi politik në Kosovë/ Pse u prishën raportet mes

Marrëdhëniet SHBA - Kurti

Përgjatë mandatit të dytë të Kurtit, autoritetet amerikane thanë disa herë publikisht se Kosova nuk e trajtoi SHBA-në si partnere, dhe që vendime të caktuara të Qeverisë ndikuan në cilësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve. SHBA-ja e pezulloi edhe Dialogun Strategjik me Kosovën, ende pa nisur ai.

Vendimi u komentua gjerësisht si sinjal i distancimit nga Kurti. Vetë kryeministri tha me raste se nuk ishte prishur me Amerikën, por se kishte dallime me të në disa çështje.

Presidentja Osmani, në anën tjetër, ftohej dhe takohej me figura të rëndësishme të administratës amerikane në Uashington, dhe sa herë situata tensionohej, ajo e përsëriste rëndësinë e ruajtjes së raporteve me aleatin kyç.

Maliqi sheh potencial që në të ardhmen deklaratat e fundit të Osmanit të bëhen problematike në raportet me SHBA-në.

“Nëse ata [amerikanët] nuk e gjejnë dikë në institucionet e Kosovës, qoftë në Qeveri, qoftë në Presidencë, që e shohin si partner të besueshëm, atëherë kjo marrëdhënie nuk mund të prodhojë aq shumë sa mundet”, tha ai

Edhe Visar Ymeri, drejtues i Institutit “Musine Kokalari”, përmendi ditë më parë për REL-in se janë pikërisht marrëdhëniet e Osmanit me SHBA-në që në sytë e Kurtit shihen si mungesë besnikërie të cilën ai e kërkon.

Osmani tregoi përgjatë intervistës së 9 marsit se nuk ka pasur fare komunikim dhe koordinim me Kurtin kur ajo ishte nisur drejt Davosit të Zvicrës, më 22 janar, për ta përfaqësuar vendin në themelimin e Bordit të Paqes – nismë e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’iu dhënë fund konflikteve nëpër botë.

Sipas saj, ndonëse Kurti ishte atje, autoritetet amerikane i kërkuan asaj që merrte pjesë në ceremoninë e themelimit, dhe me gjithë përpjekjet, stafi i presidentes nuk arriti të bisedonte paraprakisht me atë të kryeministrit.

Ngërçi politik në Kosovë/ Pse u prishën raportet mes

Si do të ndikojë përçarja në skenën politike?

Maliqi beson se ekziston “efekti Osmani” te rritja e përqindjes së votave për LVV-në viteve të fundit. Sipas tij, edhe vetë Osmani duket se e sheh Kurtin si “borxhli” në këtë drejtim, prandaj beson se mund t’ia marrë mbrapsht kapitalin politik dhe ta çojë diku tjetër.

“Një efekt do ta ketë, nuk e lë pa shenjë kjo LVV-në, sepse më 2021, fryma që u prodhua, mitologjia që u prodhua e fitores, ishte e përbashkët, dhe ishte Osmani ajo që në njëfarë forme e shembi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe e çoi votuesin e LDK-së [te LVV-ja]”.

Më 2021, Kurti dhe Osmani, duke garuar në një listë të përbashkët, fituan mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare dhe siguruan rezultatin më të mirë ndonjëherë për një subjekt politik prej pavarësisë së Kosovës.

Më 28 dhjetor 2025, LVV-ja arriti rezultat edhe më të mirë, por Maliqi beson se Osmani pati sërish dorë, sepse “ajo e pranoi edhe publikisht që kishte përdorur Presidencën për t’ia ndihmuar Kurtit qeverisjen dhe fitoren në zgjedhjet e fundit”. Sipas Maliqit, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme sivjet - dhe dilema e vetme është rreth datës kur do të mbahen ato./REL

vjosa osmani


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet