LIVE UPDATES
Politike

Kongresi Botëror i Ligjit/ Rama: Pa BE-në nuk do të kishim drejtësi të pavarur

Gjatë fjalës së tij në 'Kongresin Botëror të Ligjit', Rama u shpreh se sfida më e madhe për Shqipërinë mbetet ndërtimi i institucioneve të forta dhe të pakorruptueshme, pasi problemi nuk lidhen me individët por me sistemin.

7 Maj 2026, 11:22 Nga I.A
Kongresi Botëror i Ligjit/ Rama: Pa BE-në nuk do të kishim
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pa mbështetjen e Bashkimit Evropian, Shqipëria nuk do të kishte një drejtësi të pavarur. Gjatë fjalës së tij në 'Kongresin Botëror të Ligjit', Rama u shpreh se sfida më e madhe për Shqipërinë mbetet ndërtimi i institucioneve të forta dhe të pakorruptueshme, pasi problemi nuk lidhen me individët por me sistemin.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se njerëzit mund të korruptojnë individët, por jo sistemet. Rama tha se mazhoranca është e vendosur të mos lejojë kthim pas në reformën në drejtësi dhe e konsideroi integrimin europian si garancinë më të madhe për të ardhmen e saj.

"Nëse Bashkimi Europian s’do të ishte aty, nëse shqiptarët nuk do ta dëshironin aq shumë Bashkimin Europian, ne nuk do arrinim kurrë të ndërtonim një sistem të pavarur drejtësie dhe të vendosnim barazinë para ligjit ose do të arrinim po aq sa kanë arritur afganët apo irakianët pas bombave dhe pas përpjekjeve utopike të Perëndimit dhe të NATO-s për të çuar demokraci në ato vende dhe ndryshimi mes nesh dhe atyre është që ne kemi Bashkimin Europian, ata nuk e kanë Bashkimin Europian. Bashkimi Europian është burimi më i madh dhe i vetëm në botë për të mësuar si ndërtohen institucionet dhe i gjithë procesi i integrimit, i negociatave është një proces transferimi i dijes nga Brukseli këtu në Tiranë dhe ky transferim dije është një bekim sepse atë dije nuk e krijon dot një vend me forcat e veta kur paguan çmimin e një historie pa shtet dhe pa institucione deri shumë vonë e më pastaj edhe kusurin e një historie ku shteti dhe institucionet nuk ishin kurrë të pozicionuara në funksion të krijimit të barazisë para ligjit.

Prandaj unë jam besim plotë që ky proces do të shkojë përpara ashtu siç duhet me të gjitha dhimbjet dhe me të gjitha kostot e veta, ashtu sikundër jam më i vendosur se asnjëherë së bashku me shumicën qeverisëse që të mos lejojmë që të cenohet ajo çka është projektuar dhe të mos lejojmë të lëkundet ajo çka është ndërtuar, në aspektin e një sistemi të ri dhe të pavarur drejtësie. Nuk është vendi këtu për të folur për kompleksitetin e kësaj sfide, por është vendi këtu për të përfunduar këtë reflektim me besimin që Kongresi Botëror i Ligjit vitin e ardhshëm është një stacion tek i cili ne duhet të shkojmë me një synim dhe me një program përgjatë gjithë harkut të këtij viti, për të siguruar që në atë Kongres, Shqipëria nuk merr vetëm një vlerësim të jashtëzakonshëm për çfarë ka bërë deri tani, por edhe shfrytëzon praninë e një numri të pazakonshëm njerëzish që përfaqësojnë botën e shtetit të së drejtës, për të dalë me një angazhim të ripërtërirë në raport me të nesërmen," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026