LIVE UPDATES
Politike

Nga depolitizimi i komisioneve te vota e emigrantëve dhe transparenca e fondeve, zbardhet drafti i PS për ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Dokumenti i hartuar nga dy ekspertët e Partisë Socialiste, Eridian Salianji dhe Viktor Gumi, është prezantuar në tryezën e ekspertëve të Reformës Zgjedhore, me ndërmjetësimin e OSBE/ODIHR.

13 Mars 2024, 21:04 Nga r.ll
Nga depolitizimi i komisioneve te vota e emigrantëve dhe transparenca e
foto ilustruese

TIRANË- Depolitizimi i komisioneve zgjedhore, votimi i emigrantëve dhe transparenca e fondeve janë pikat e propozuara nga Partia Socialiste për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Dokumenti i hartuar nga dy ekspertët e Partisë Socialiste, Eridian Salianji dhe Viktor Gumi, është prezantuar në tryezën e ekspertëve të Reformës Zgjedhore, me ndërmjetësimin e OSBE/ODIHR.

Në lidhje me depolitizimin e komisioneve zgjedhore dy ekspertët socialist propozuan që Komisioni i Qendrës së Votimit (KQV) të përbëhet nga tre anëtarë, të emëruar nga administrata e KQZ duke u përzgjedhur nga trupa e komisionerëve të gatshëm dhe të trajnuar dhe certifikuar paraprakisht nga KQZ.

Ndërkohë propozimi për votën e emigrantëve, është që shtetasit shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të votojnë nëpërmjet postës dhe zarfi me fletën e votimit duhet të ketë mbërritur në KQZ jo më vonë se ditën e votimit.  PS propozon gjithashtu që në Kodin Zgjedhor të vendoset afat konkret për transferimin e fondeve nga buxheti i shtetit partive politike, si dhe të shtohet financimi publik per kandidatet e pavarur.

DEPOLITIZIMI I KOMISIONEVE ZGJEDHORE:

Në lidhje me depolitizimin e komisioneve zgjedhore dy ekspertët socialist propozuan që Komisioni i Qendrës së Votimit (KQV) të përbëhet nga tre anëtarë, të emëruar nga administrata e KQZ duke u përzgjedhur nga trupa e komisionerëve të gatshëm dhe të trajnuar dhe certifikuar paraprakisht nga KQZ. Nje prej anëtarëve kryen edhe detyrën e sekretarit të KQV. Kurse Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ) të përbëhet nga pesë anëtarë, të përzgjedhur nga KQZ. E njëjta skemë si me monitoruesit është edhe për Grupet e Numerimit të Votave të cilat përbëhen nga dy anëtarë, të emeruar nga Komisioneri i KQZ nga trupa e trainuar dhe certifikuar paraprakisht nga KQZ dhe nga katër monitorues politikë, si më lart, të cilët nuk kanë asnje te drejtë vendimarrje. Për t’I dhënë zgjidhje njëherë e mirë depolitizimit, PS kërkon që trupa e komisionerëve zgjedhore të krijohet nga perzgjedhja mes radhëve të administratës shtetërore që kanë statusin e nëpunësit civil, punonjesit e arsimit, dhoma e avokatëve, dhoma e noterisë, si dhe ccdo shtetas tjetër që përmbush kriteret arsimore dhe të pastërtisë, të cilët u nënshtrohen paraprakisht trainimit të detyrueshëm duke u certifikuar nga KQZ. Për punonjësit publik trajnimi propozohet të jetë i detyrueshëm dhe të bëhet pjesë integrale për ecurinë në karrierë. Për përzgjedhjen e komisionerëve, propozohet që të bëhet me short nga lista e atyre që janë të trajnuar.
Në lidhje me votën e emigrantëve, në draftine paraqitur nga dy ekspertët e Partisë Socialiste

VOTIMI I EMIGRANTEVE:

Eridian Salinji dhe eksperti Viktor Gumi, propozojnë që shtetasit shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të votojnë nëpërmjet postës dhe zarfi me fletën e votimit duhet të ketë mbërritur në KQZ jo më vonë se ditën e votimit. Për këtë, ata do të duhet të bëjnë rregjistrimin e adresës së banimit të tyre jashtë vendit në përputhje me ligj nr. 14/2016 “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. Ndërsa në Kodin Zgjedhor, propozohet ndryshimi duke përcaktuar afat kohor brenda të cilit KQZ duhet të miratojë aktet përkatëse nënligjore për votimin e shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit (psh jo më vonë se 6 muaj nga fillimi i periudhës zgjedhore të vitit 2025) si dhe kohën se kur KQZ fillon procedurën e rregjistrimit të shtetasve me banim jashtë vendit dhe që kanë shprehur vullnetin për të votuar në zgjedhjet parlamentare.(psh jo më vonë se 90 ditë nga dita e zgjedhjeve). – Vota e shtetasve me banim jashtë vendit do të llogaritet dhe tabulohet në tabelën e rezultateve të qarkut më të fundit ku ka pasur vendbanimin në Shqiperi votuesi. Numërimi i votave të shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit do të bëhet në KQZ dhe fillon në momentin kur fillon numërimi i votave në KZAZ-në më të pare për qarkun respektiv.

TRANSPARENCA E FONDEVE:

Mes propozimeve të paraqitura nga dy ekspertët socialist, është dhe rritja e transparencës së fondeve të partive politike dhe kontrolli i tyre. PS propozon që në Kodin Zgjedhor të vendoset afat konkret per transferimin e fondeve nga buxheti i shtetit partive politike, si dhe te shtohet financimi publik per kandidatet e pavarur. Një vend të veçantë zë dhe mospërdorimi I burimeve shtetërore. Në draftin e diskutuar sot, PS mësohet se ka propozuar që në Kodin Zgjedhor të përcaktohet se përben veprimtari të ndaluara për t‘u promovuar çdo veprimtari publike gjate fushatës 30 ditore zgjedhore, pavarësisht nëse ka qënë planifikuar ose jo me fonde te buxhetit të shtetit.

kodei zgjedhor partia socialiste

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet