LIVE UPDATES
Politike

Vangjeli publikon shkeljet e kryebashkiakut të Tropojës: A do më SPAK-u për Rexh Byberin, të cilit i rëndojnë së paku 1 miliardë e 400 milion lekë të ndara me familjarët

Zëdhënësja e Departamentit, Genta Vangjeli në një deklaratë për meidat ka publikuar faktë ku sipas saj tregojnë abuzimet e Byberit.

13 Mars 2024, 14:37 Nga N.F

Vangjeli publikon shkeljet e kryebashkiakut të Tropojës: A do më

TIRANË- Departamenti Antikorrupsion në PD ka denoncuar sot me dokumente, abuzimet e kryebashkiakut të Tropojëz, Rexh Byberit dhe i ka paraqitur publikisht, SPAK-ut. Zëdhënësja e Departamentit, Genta Vangjeli në një deklaratë për meidat ka publikuar faktë ku sipas saj tregojnë abuzimet e Byberit.

Vangjeli shprehet se Byberi u denoncua nga emisioni investigativ "Piranjat' për shkeljen e ligjit lidhur me projektin "Rikonstruksioni i rrugës Grace- Loku i Gracit". Ajo më tej u shpreh se kjo shkelje është një thërrime krahasuar me veprimet e tij antiligjore: që nga aktiviteti si Kryetar i Komunës Margegaj duke vijuar me detyrën si Kryetar i Bashkisë Tropojë.

Vangjeli shtoir se Byberi ka deklaruar vetëm të ardhura nga pagat, dhe 1 shtëpi në fshat, një apartament të trashëguar nga bashkëshortja për të cilin nuk është i qartë tamam sa është sipërfaqja e deklaruar pasi një herë rezulton 50 m2 dhe një herë 71 m2 e një herë 120 m2.

Fjala e plotë:

Rexh Byberi, Ish kryetari i Komunës Margegaj dhe prej 2019 Kryetari i Bashkisë Tropojë u bë i njohur për dhënien e titulli ‘Qytetar Nderi’ të agjentit të korruptuar dhe të dënuar nga Drejtësia Amerikane, Charles McGonigal.

Emisioni investigativ Piranjat denoncoi z. Byberi për shkeljen e ligjit lidhur me projektin ‘Rikonstruksioni i rrugës Grace- Loku i Gracit. Kjo shkelje është një thërrime krahasuar me veprimet e tij antiligjore: që nga aktiviteti si Kryetar i Komunës Margegaj duke vijuar me detyrën si Kryetar i Bashkisë Tropojë.

z.Byberi mesa duket ka kuptuar gabim detyrën e tij jo si shërbyesi i parë i Tropojës por si pronari absolut i kësaj bashkie. Ai shfrytëzon postin për qëllime të përfitimit personal e familjar. Në formularin e deklarimit të pasurisë z.Rexh Byberi ka cituar marrje kredie për hapjen e një lokali objekt shërbimi.

Në periudhën kur Byberi ishte kryetar i komunës Margegaj, bashkëshortja deklaronte objekt shërbimi lokal 135 m2 , adresa lagjia Partizani, B. C., viti i ndërtimit 2013 , vlera 1.9 milion lekë, burimi të ardhurat nga kredia e marrë nga Rexha si dhe kontrata e bashkëpunimit dhe sipërmarrjes me shoqërinë ‘Vllaznimi’ shpk. "Vllaznimi shpk’ është në pronësi të kushëririt të Rexh Byberit konkretisht Bashkim Byberit.

Ndaj kësaj shoqërie znj.Byberi deklaron detyrimin 9 milion lekë për 3 vite me pagesë me këste 25 mijë lekë në muaj. Këtë detyrim e ka deklaruar të shlyer në 2014.z.Byberi gjatë detyrës si Kryetar i komunës Margegaj ka paguar kushëririn me ‘Vllaznimi shpk’ në vlerën 83 milion lekë me tendera. Pra kryetari Byberi jo vetëm i jep tendera kushëririt por haptazi paguan detyrimin e bashkëshortes me paratë publike të tenderave.

Por nuk përfunduan këtu përfitimi i parave publike të ndara me ‘Vllaznimi shpk’. Edhe në cilësinë e kryetarit të bashkisë Rexh Byberi kalonte paratë e tenderave tek Bashkim Byberi jo pak por rreth 598 milion lekë për rikonstruksione, mirëmbajtje, ndërtime, skema ujitëse etj.


‘Trajler shpk’ në pronësi të Anila Byberit përfituese e fondeve të bashkisë Tropojë drejtuar nga Rexh Byberi. 792 milion lekë ka përfituar ‘Trajler shpk’ e Anila Byberit nga Rexh Byberi. Avni Byberi, familjari tjetër i Rexh Byberit është pronar i shoqërisë ‘Byberi shpk’. Në 22 Shkurt 2022 Drejtoria e Pyjeve, kullotave dhe Bujqësisë në Bashkinë Tropojë dorëzon relacion shoqëruar me dokumentet respektive në Këshillin Bashkiak për miratimin e dhënies me qira të sip 0,47 ha nga fondi pyjor me adresë lugina Kolgecaj nga njësia administrative Margegaj deri në njësinë administrative Fierzë në favor të Byberi shpk.

Nuk vonon dhe në 1 Gusht 2022 Rexh Byberi lidh kontratën e qirasë nr 3360/2 me djalin e xhaxhait Avni Byberi për sa më sipër në shkelje flagrante të ligjit duke shkatërruar një zonë natyrore, të banuar dhe njëkohësisht zonë turistike, duke grirë malin, duke e kthyer në beton dhe asfalt.Po si ndodhin gjithë këto, ku është Spaku, ku janë organet ligjzbatuese?

Për t’i shmangur, Rexh Byberi mbyll gojën e antikorrupsionit të përfaqësuar nga Petrit Imeraj, Koordinator Anti Korrupsion në Agjencinë Nacionale të Zonave të Mbrojtura në Ministrinë e Drejtësisë. Petrit Imeraj është pronari i shoqërisë ‘HTSH shpk’.

Dhe si Koordinator i anti korrupsionit haptazi në shkelje të ligjit në vend që të kryejë detyrën duke mbrojtur pasurinë kombëtare, Imeraj në mënyrë flagrante hap biznes privat dhe fiton tendera deri tani në vlerën 87 milion lekë, nga të cilat 83 milionë i ka marrë nga Rexh Byberi.

A do më Spaku për Rexh Byberin, të cilit i rëndojnë së paku 1 miliardë e 400 milion lekë para publike të ndara me familjarët pa përllogaritur vlerën e denoncimit në emisionin investigativ Piranjat?

Ndërkohë që ka deklaruar vetëm të ardhura nga pagat, dhe 1 shtëpi në fshat, një apartament të trashëguar nga bashkëshortja për të cilin nuk është i qartë tamam sa është sipërfaqja e deklaruar një herë 50 m2 një herë 71 m2 e një herë 120 m2, një shtëpi ndërtesë 135 m2 nga të ardhurat familjare, plus kredi konsumatore.

genta vangjeli pd abuzime rexh byberi ne spak


Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet