LIVE UPDATES
Politike

"Nesti Angoni nuk ekziston"/ Veliaj bën kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Denoncimi ndaj meje s’përmbush standardet për tu quajtur i tillë

Sipas Veliajt, ky individ i rremë është përdorur qëllimisht për të krijuar një besueshmëri të pasaktë përpara organit të akuzës.

17 Prill 2026, 14:03 Nga D.S
"Nesti Angoni nuk ekziston"/ Veliaj bën kallëzim në
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka dorëzuar një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës ku kërkon hetimin e dokumentit që shërbeu si bazë për nisjen e procedimit ndaj tij. Zyra e tij ligjore sqaron se bëhet fjalë për një shkresë të firmosur nga personi me emrin "Nesti Angoni", i cili rezulton të mos ekzistojë në regjistrin e gjendjes civile.

Sipas Veliajt, ky individ i rremë është përdorur qëllimisht për të krijuar një besueshmëri të pasaktë përpara organit të akuzës. Kallëzimi thekson se ky veprim nuk është thjesht një denoncim anonim, por një falsifikim i hapur që synon manipulimin e drejtësisë.

Përmes kësaj padie, kërkohet identifikimi i autorit real që ka iniciuar ndjekjen penale. Në fund, kryebashkiaku kërkon që të zbardhet çdo përgjegjësi ligjore lidhur me hartimin dhe përdorimin e këtij dokumenti të dyshimtë.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bazë të dokumentit “Të dhëna për SPAK”, ka filluar verifikimet dhe më pas ka regjistruar kundër personit tim, në datën 08.02.2024, procedimin penal nr. 27. Si bazë për fillimin e procedimit penal ndaj meje ka shërbyer dokumenti “Të dhëna për SPAK”, i hartuar dhe i nënshkruar nga një person i vetëidentifikuar si “Nesti Angoni”.

Nga verifikimet e kryera nga vetë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se ky person nuk ekziston në regjistrin kombëtar të gjendjes civile dhe për rrjedhojë kemi të bëjmë me një identitet të rremë. Në këtë kontekst, është thelbësore të theksohet se në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një kallëzim anonim në kuptimin klasik të ligjit, por me një dokument të paraqitur në formën e një kallëzimi të identifikuar, përmes përdorimit të një identiteti të rremë konkret, të shoqëruar me nënshkrim fizik. Ky element e diferencon rrënjësisht këtë rast nga një komunikim anonim, pasi kemi një simulim të vetë identitetit të kallëzuesit, me qëllim krijimin e një besueshmërie të rreme përpara organit procedues.

Në këtë mënyrë, dokumenti “Të dhëna për SPAK” përmban elementë të paraqitjes së rreme të identitetit dhe rrethanave, të përdorura në mënyrë të qëllimshme për të krijuar një bazë artificiale për inicimin e një procedimi penal. Personi që ka hartuar dhe nënshkruar këtë dokument ka paraqitur rrethana të pavërteta, duke firmosur në emër të një personi që nuk ekziston.

Ky veprim nuk ka mbetur në nivelin e një komunikimi të thjeshtë, por ka prodhuar pasoja konkrete juridike, pasi mbi bazën e këtij dokumenti është regjistruar procedimi penal nr. 27/2024 dhe janë ndërmarrë veprime hetimore, duke cenuar drejtpërdrejt të drejtat dhe interesat e kallëzuesit. Ky rast nuk përbën një thjesht pasaktësi dokumentare, por një ndërhyrje aktive në mekanizmin e nisjes së ndjekjes penale, duke përdorur një identitet të rremë për të krijuar një bazë të pavërtetë mbi të cilën është ndërtuar një procedim penal”, thuhet në kallëzim./Dosja.al

erion veliaj

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë