LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Të ngrihemi edhe kundër puthadorëve të qeverisë që shpifin, manipulojnë dhe trillojnë të vërtetat për të mbrojtur Edi Ramën

Vetëm disa orë larg nga nisja e protestës kombëtare të opozitës, Berisha tha se qytetarët duhet të ngrihen në protestë, pasi mediat pranë qeverisë po bëjnë gjithçka për t’i manipuluar.

17 Prill 2026, 13:03 Nga D.S
Berisha: Të ngrihemi edhe kundër puthadorëve të
SALI BERISHA

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike,  Sali Berisha  u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin e të protestojnë, në atë që e cilësoi si puthadorët e qeverisë që shpifin, manipulojnë dhe trillojnë të vërtetat për të mbrojtur Edi Ramën.

Vetëm disa orë larg nga nisja e protestës kombëtare të opozitës, Berisha tha se qytetarët duhet të ngrihen në protestë, pasi mediat pranë qeverisë po bëjnë gjithçka për t’i manipuluar.

Sipas tij, kryengritja paqësore nuk ndalon gjer në përmbushjen e misionit të plotë, përmbysjen e qeverisë së Edi Ramës.

"E kam theksuar dhe e theksoj përsëri, çështje madhore për çdo shqiptar është çështja e portit të Durrësit. Porti i Durrësit është pasuria më e madhe publike që kanë trashëguar shqiptarët nga shteti i tyre në 100 vite dhe më parë. Kjo pasuri publike tjetërsohet dhe shndërrohet në Dubain e 1001 netëve të Edi Ramës. Një fitim përrallor që tejkalon dhe 4 miliardë euro. Por krahas kësaj, çdo qytetar shqiptar, me taksat e tij është i detyruar të ndëshkohet dhe me 1 miliard euro, minimumi, porti i ri i Porto Romanos që zëvendëson portin e Durrësit, por që në fakt do jetë 4 herë më i vogël se porti i Durrësit.

Është një motiv për çdo qytetar të këtij vendi për të mbrojtur interesin dhe pasuritë publike të vetat dhe të mbarë shqiptarëve. Motivet e kryengritjes sonë paqësore janë të shumta. Por ka një motiv tjetër jashtëzakonisht thelbësor në rrafshin moral. Është një periudhë në të cilën puthadorët e qeverisë, altoparlantët e saj, bëjnë gjithçka për të mbuluar aktet antiligjore, antikombëtare të qeverisë së Edi Ramës. Janë hedhur në sulm të shfrenuar kundër opozitës për fajin e vetëm të saj se qëndron e pamposhtur ndaj këtij regjimi kriminal nga i cili ushqehen ditë e natë.

Bëjnë gjithçka të shpifin, të manipulojnë, të trillojnë të vërteta, duke turpëruar veten, studion, duke u dëshmuar një mafie më e rrezikshme se ajo e kokainës. Ndaj dhe qytetarë, duhet të ngrihemi kundër kësaj mafie që shpif, trillon dhe manipulon nga mëngjesi gjer në darkë kundër interesave tuaja dhe mbron interesat e padronit të vet, Edi Ramës. Duhet të ngrihemi kundër atyre që bëjnë gjithçka t’u dekurajojnë, kundër puthadorëve të qeverisë që mbushin studiot kundër protestave tuaja, që jeni sot zëri i vetëm i ndërgjegjes kombëtare në Shqipëri, në Europë dhe në botë. Sot shqiptarët kanë fjalën e tyre, sot është dita e tyre. Kryengritja jonë paqësore nuk ndalon gjer në përmbushjen e misionit tonë të plotë, përmbysjen e narkoregjimit të Edi Ramës.",tha Berisha./Dosja.al

 

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë